Bukuria e Zgjedhës
Vështirësitë e kësaj jete janë mundësi për të ecur krah për krah me Shpëtimtarin tonë dhe për ta njohur Atë më mirë.
Mateu 11:28-30
Jezusi i fton të gjithë individët e rënduar që të shkojnë tek Ai për të gjetur prehje, por shpeshherë e keqkuptojmë atë që Ai kërkon prej nesh. Nuk mund t’i lëmë problemet tona te Zoti dhe të largohemi që aty të pandryshuar. Duke përdorur një krahasim që ka lidhje me bujqësinë, Ai na kërkon të bashkohemi me Të në “zgjedhën” që të mund të ecim dhe të punojmë së bashku. Me fjalë të tjera, Ai nuk do vetëm barrat tona; Ai na do neve të ecim me të!
Zgjedha e Krishtit është një simbol i dishepullimit, i karakterizuar nga nënshtrimi dhe bindja ndaj Tij. Qëllimi i Perëndisë nuk është thjesht të na heqë një sprovë ose mundim të rëndë; Ai dëshiron të na tërheqë drejt Vetes në një marrëdhënie të ngushtë dhe besimi. Mbani mend, “zgjedha është e ëmbël” dhe “barra është e lehtë” kur Shpëtimtari ynë na ndihmon ta mbajmë atë (vargu 30). Kjo është arsyeja pse ata që e pranojnë Atë do të përjetojnë një transformim të mahnitshëm.
Proçesi i ndarjes së barrës fillon me të mësuarit për të njohur dhe kuptuar Zotin. Barra nuk hiqet domosdoshmërisht, por pesha e mundimit zhvendoset nga supet tona tek Ai. Presionet e jetës mund të mos pakësohen, por nëse jemi në një marrëdhnie të ngushtë me Jezusin, shpirti ynë do të jetë i lirë nga ankthi dhe paqja e Tij do të mbretërojë në zemrën tonë.
Related Posts
100
Vështirësitë e kësaj jete janë mundësi për të ecur krah për krah me Shpëtimtarin tonë dhe për ta njohur Atë më mirë. Mateu 11:28-30 Jezusi i fton të gjithë individët e rënduar që të shkojnë tek Ai për të gjetur prehje, por shpeshherë e keqkuptojmë atë që Ai kërkon prej… Tags: të, dhe, ai, inkurajime
98
Mos ia ktheni kurrkujt të keqen me të keqe, kërkoni të bëni të mirën përpara gjithë njerëzve.Po të jetë e mundur dhe aq sa varet prej jush, jetoni në paqe me gjithë njerëzit.– Romakëve 12 : 17-18 Kurrë nuk do të gjeni një person i cili mund të shprehë mendimin e… Tags: të, dhe, inkurajime
98
Populli u gëzua nga ofertat e tyre vullnetare, sepse i kishin bërë këto oferta Zotit me gjithë zemër; edhe mbreti David u gëzua shumë.– 1 e Kronikave 29 : 9 Në ditët e sotme nuk është e lehtë të jesh i ri. Të varesh plotësisht tek rroga jote, të stresohesh nga… Tags: të, dhe, inkurajime
98
Për shkak se Perëndia na do dhe dëshiron më të mirën për ne, mund t’i besojmë Atij me gjithë zemër. 1 Samuelit 15:10-23 Në ditët e sotme, kur hasim fjalën sakrificë, ndoshta mendojmë të heqim dorë nga koha ose burimet tona – të mos vrasim ndonjë kafshë në altar, apo… Tags: të, dhe, inkurajime
98
Që u jep të drejtë të shtypurve dhe ushqim të uriturve…ndihmon jetimin dhe gruan e ve. – Psalmeve 146:7-9 Perëndia flet në Bibël për përgjegjësinë tonë ndaj të shtypurve, të uriturve, të vejave, jetimit dhe të huajit. Ai përmend ata që janë të vetmuar, të neglizhuar, të harruar dhe të zhvlerësuar.… Tags: të, dhe, inkurajime