Kulturë

Busti i Skënderbeut tashmë edhe në Rumani

Busti i heroit tonë kombëtar, Skënderbeut tashmë qëndron edhe në Bulevardin ‘Nicolae Iorga’ të qytetit Craiova të Rumanisë. Një grup deputetësh, me iniciativë të deputetit të partisë Socialiste Fate Velaj, ishin të pranishëm në ceremoninë e përurimit të bustit të heroit.

Në fjalën e tij të rastit, deputeti Fate Velaj falënderoi autoritetet rumune për bashkëpunimin për realizimin e kësaj nisme dhe nënvizoi se Skënderbeu ishte mbrojtësi më i mirë i vlerave të qytetërimit europian.

Po ashtu ai u bëri thirrje autoriteteve rumune që të njohin Pavarësinë e Kosovës. Me nismën e deputetit Velaj, u realizua binjakëzimi i bashkisë dhe i Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës me atë të Craiovas.

Në këto veprimtari të përbashkëta shqiptaro-rumune morën pjesë edhe deputetë të Kuvendit si edhe autoritete drejtuese të qarkut, bashkisë dhe universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 97
    Më 23 tetor 1891 u çel në Korçë shkolla e parë shqipe për vajza. Në kushtet e ndjekjeve nga qeveria osmane, hapja e saj u bë në saje të pasaportës së huaj që mbante themeluesi i saj Gjerasim Qiriazi. Qysh në vitin e parë numri i nxënëseve u rrit në…
    Tags: të, në
  • 97
    Politizimi i bordeve të ndërmarrjeve publike, po shihet si një prej faktorëve që po i çon këto ndërmarrje drejt procesit të falimentimit. Përfaqësues të shoqërisë civile të cilët kanë realizuar hulumtime për emërimet në këto pozita, thonë se një dukuri e tillë i ka përcjellë të gjitha qeveritë e deritashme…
    Tags: të, në
  • 97
    Ne vazhdimisht në ditët e sotme shpërqendrohemi dhe  nxitojmë të bëjmë gjëra të tjera ndërsa hamë. Kërkimet kanë treguar se problemet me shëndetin, dhembja dhe ankthi, e madje edhe depresioni  mund të vijnë për shkak se ne nuk i bëjmë më gjërat gjatë ditës duke u dhënë rëndësinë e duhur.…
    Tags: të, në
  • 96
    Në kuadër të programit special të edicionit të 9-të të Festivalit të filmit të animuar Anibar, ju sjellim prezantimin e regjisores Luce Grosejan nga Franca, e cila do të prezantojë lidhur me temën “Vizioni i femrës për seksin në animacion”. Kinemaja, interneti, gjegjësisht bota në të cilën jetojmë, ka mbuluar…
    Tags: në, të
  • 96
    Partitë opozitare në Kosovë insistojnë që presidenti Hashim Thaçi të mos jetë në krye të procesit të dialogut me Serbinë, tani kur po afrohet edhe faza finale e tij. Sipas opozitës, Kuvendi është organi më i lartë, i cili duhet të vendosë për këtë çështje. Vetëm pasi që Thaçi të…
    Tags: të, në
Comments