Inkurajime

Buzëqesh

Në të vërtetë po ju them: në qoftë se nuk ktheheni dhe nuk bëheni si fëmijët e vegjël, ju nuk do të hyni fare në mbretërinë e qiejve ( Mateu 18:3)

Për vite me rradhë Nënë Tereza, ju dedikua tërësisht personave të dëshpëruar që jetonin në Kalkuta. Ajo punoi në mes të njerëzve më të varfër.  E vlerësuar me çmimin Nobel, kjo shenjtore e pajisur me dhunti, ndihmoi burra dhe gra që të jetonin me kurajë dhe dinjitet.  Një grup njerëzish kishin ardhur për të vizituar Kalkutën. Përpara se të largoheshin, një prej tyre  i tha  Nënë Terezës, “ Na thuaj diçka që do të na ndihmojë ta jetojmë më mirë jetën tonë.”

Ajo u përgjigj, “ Buzëqeshini njëri-tjetrit.  Nuk ka rëndësi kë keni përballë. Kjo do t’iu ndihmojë që të keni shumë dashuri për njëri-tjetrin.”  E pastaj një prej tyre e pyeti, “ A je e martuar?” E ajo u përgjigj, “ Po, ndonjëherë është e vështirë për mua t’i buzëqesh Jezusit.”

A dëshiron që të bësh një ndryshim në zyrën, në lagjen apo në shtëpinë tënde? Buzëqesh! Përpiqu që të shpërndash dashurinë e Jezusit me anë të një buzëqeshje të  vërtetë.  Ndihesh sikur e ke të vështirë të buzëqeshësh?  Ka raste kur asnjë nuk mundet. Ndonjëherë edhe unë nuk mundem. E megjithatë ti mund të mësosh se si të buzëqeshësh.  Mjekët thonë se sforcohen  më pak muskuj kur buzëqesh, sesa kur vrenjtesh. Buzëqeshja është një reflektim i gëzimit që është në zemrën tënde dhe kjo nuk varet nga rrethanat e tua.

Shekuj më parë, Apostulli Pal shkroi, “Por fryti i Frymës është: dashuria, gëzimi, paqja…” ( Galatasit 5:22-23) e ai vazhdoi, duke përmendur 9 virtytet e frymës, apo cilësitë e një jete të mbushur me Frymën e Shenjtë, që duhet të gjenden tek çdo fëmijë i Perëndisë.  Buzëqeshja është reflektimi i gëzimit në jetën tënde. Ti mund t’i buzëqeshësh dikujt- bashkëshortit tënd,  fëmijës tënde, e madje edhe shefit tënd edhe  kur ai e meriton diçka shumë më pak se një buzëqeshje. Ti mund të buzëqeshësh kur jeta të rrëzon, ngrihu në emër të Jezusit dhe buzëqesh.

A do të thotë kjo se ti pretendon të jesh dikush që nuk je? Jo, aspak. Kjo do të thotë që ti je tërësisht në kontroll të rrethanave, sepse Krishti është tërësisht në kontroll të jetës tënde. Ti e fillon ecjen në jetën e Krishterë  duke dëgjuar zërin e Zotit tënd të thotë “ Më ndiq mua!” Ai nuk ka thënë asnjëherë “ Nëse të pëlqen vendi ku do të çoj, atëherë buzëqesh.” Në vend të kësaj, Ai të ka kërkuar që t’i besosh Atij dhe të ecësh në gjurmët e  Tij, duke i lënë rrethanat tërësisht në drejtimin e Tij.

Ti asnjëherë nuk mund të buzëqeshësh kur ke frikë. Nuk mund të buzëqeshësh kur ke një zemër të mbushur plot me dyshime. Nuk buzëqesh kur je i shqetësuar, e është e vështirë të  buzëqeshësh kur je i lënduar; por  buzëqeshja jote mund t’i largojë këta armiq të errët të kënaqësisë.

Më lejo që të hap zemrën time me ty për një çast. Nëse je i Krishterë, Perëndia dëshiron që jeta jote të jetë e mbushur me prezencën e Tij, e Bibla e përshkruan këtë si një jetë të mbushur me Frymën e Tij. Ai dëshiron që dashuria, gëzimi dhe paqja të mbushin jetën tënde. Jeta është shumë e shkurtër për ta jetuar atë më shqetësim, me frikë, me trazirë  që pushton çdo hap që ti bën. Nëse e ke humbur buzëqeshjen dhe gëzimin në zemrën tënde, përse të mos ndalesh dhe të thuash, “ Perëndi, bëj diçka për mua sepse e kam humbur gëzimin e shpëtimit tënd,” e do të shohësh se Perëndia ka për të prekur zemrën tënde. Atëherë ti do të buzëqeshësh pa u sforcuar, pa hipokrizi. Mund të shohësh lart dhe t’i besosh Atij, sepse Perëndia ende po punon që gjithë gjërat të bashkëveprojnë për mirë për ata që e duan Atë dhe që ecin në gjurmët e Tij.”

Po, nënë Tereza kishte të drejtë- ndonjëherë është e vështirë që të buzëqeshësh, por buzëqeshja reflekton një zemër të mbushur me gëzim, e vetëm për këtë ja vlen të shqetësohemi. Asgjë nuk e ngroh më shumë një marrëdhënie, siç bën një buzëqeshje që vjen  nga zemra. Po, një këshillë e mirë. Mëso të buzëqeshësh. Ky është ilaç për shpirtin.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 98
    jetësore aq sa rrahjet e zemrësSepse ata, që jetojnë sipas mishit, e çojnë mendjen në gjërat e mishit, por ata që jetojnë sipas Frymës, në gjërat e Frymës. –Romakëve 8:5 Si besimtarë, ne nuk mund të jetojmë pa të menduarin drejtë. Njësoj si rrahjet e zemrës, është jetësore sepse shumë nga problemet me të cilët…
    Tags: të, në, që, inkurajime
  • 98
    Sakrifica e AbrahamitBesimi ynë forcohet kur i bindemi Perëndisë në situata sfiduese. Zanafilla 22:1-24 Ndonjëherë t’i bindesh Perwndisw nuk është e lehtë. Sa herë që përballeni me një thirrje të vështirë, kujtoni Abrahamin. Në pasazhin e sotëm, atij iu dha një nga sprovat më të mëdha të regjistruara në Bibël, megjithatë ai…
    Tags: të, që, në, inkurajime
  • 98
    Mendoni drejt që të flisni drejtEdhe gjuha është zjarr, botë padrejtësie; kështu është vendosur gjuha midis gjymtyrëve tona: ajo e fëlliq gjithë trupin dhe ndez rrotën e jetës (ciklin e natyrës së njeriut) dhe ndizet nga ferri (Gehenna). –Jakobi 3:6 Pohimet negative fillojnë me mendime negative. Për shembull, le të themi që një punonjës dëgjon…
    Tags: të, në, që, inkurajime
  • 97
    Nga koha e mbjelljes në të korraÇdo gjë ka stinën e vet, çdo situatë ka një kohë nën qiell. – Predikuesit 3:1 Predikuesit 3:1 na thotë që ka një stinë për çdo gjë. Nuk jetojmë të gjithë në të njejtën stinë në të njejtën kohë. Do të ketë kohë kur dikush po shijon të korrat kur…
    Tags: të, në, që, inkurajime
  • 97
    Hiri është i çmuar!Edhe pse na është kërkuar të nderojmë Perëndinë, ne kurrë nuk duhet t’i frikësohemi Atij në të njëjtën mënyrë siç kemi frikë nga gjërat që na tmerrojnë. Zoti është dashuri dhe dashuria e Tij për ne është e pakushtëzuar. Edhe pse nuk e meritojmë, Zoti na jep  lirisht hirin e…
    Tags: të, në, që, inkurajime
Comments