LAJMET E FUNDIT

Çdo ditë nëpër qytetet e Kosovës zbulohej mish i prishur

Përderisa Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës vazhdimisht tha se produktet e mishit në Kosovë, janë të sigurta, thuajse çdo ditë nëpër qytetet e Kosovës, zbulohej mish i prishur. Prokuroria mund ta konsiderojë këtë si mashtrim të opinionit dhe t’i zgjerojë hetimet.

Në kohën e zbulimit të skandalit të mishit të prishur nga Belgjika, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës, ka deklaruar se ai mish ishte zbuluar dhe nuk ishte lejuar të hynte në Kosovë, raporton televizioni publik.

Shefi i Agjencisë, Valdet Gjinoci, në kohën e shqetësimeve të ngritura të qytetarëve, deklaronte se produktet e mishit në Kosovë janë të sigurta. Megjithatë, menjëherë pas, thuajse përditë u zbuluan mijëra kilogramë mish të prishur në markete, nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, që nga Mitrovica, Ferizaj e Prizreni. Për udhëheqësin e organizatës “Konsumatori” Selatin Kacaniku, këto deklarata janë alarmante.

“Deklarimet për ushqim ose për mish të sigurt derisa po dëshmohen raste të reja, për ne si konsumator natyrisht se këto raste të shumta janë alarmante”, tha ai.

Kurse vet shefi i Agjencisë së Ushqimit Valdet Gjinoci, në pyetjen direkte se si menjëherë pas deklarimeve të tij se produktet e mishit në Kosovë janë të sigurta, ka ndodhë që të zbulohen me tonelata mish të prishur nëpër markete, ai tha se është fushë komplekse.

“Fusha e sigurisë ushqimore është fushë komplekse, mirëpo edhe operatorët e biznesit janë të obliguar që të respektojnë masat e vetëkontrollit”.

E eksperti ligjor Mazllum Baraliu thotë se institucionet e ndjekjes duhet të merren me këto deklarata pasi që paraqesin rrezikim të shëndetit të gjithë popullsisë së Kosovës.

“Jam i prirur të besoj që institucionet e ndjekjes do ta bëjë punën e duhur dhe në këtë rast meqë është fjala për rrezikimin flagrant të gjithë popullsisë së Kosovës, të gjithë konsumatorëve të cilët po konsumojnë këtë artikull, atëherë do të duhej të ndërmerreshin masa ligjore”, thotë Baraliu.

Kryeprokurori në Prokurorinë Themelore në Prizren, Admir Shala, në pyetjen se a mund të konsiderohet mashtrim i opinionit kur nga Agjenci e Ushqimit deklarohet se mishi është i sigurt, e të nesërmen zbulohen me mijëra kilogram mish të prishur në treg, u përgjigj.

“Tash nuk po mundem me u deklarua më tepër, sepse ne jemi në fazën e hetimit, mirëpo nëse hasim që inspektorët e AVUK-ut nuk e kanë kryer punën si duhet dhe nuk kanë veprua konformë ligjit, apo nuk e kanë parandalua një gjë të tillë, e kanë qenë në njohuri, besoj se do të zgjerohen hetimet”.

Ndryshe, kryeprokurori Shala theksoi se sipas hetimeve të deritashme, mishi i prishur nuk është futur në Kosovë, por ai mish i zbuluar është prishur ndërkohë, pasi i ka kaluar afati.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 94
    Një avion i linjës Boeing 737 me më shumë se 110 pasagjerë dhe ekuipazhi u rrëzua të premten pranë Aeroportit Ndërkombëtar Jose Marti në Havanë, Kuba, pak pas ngritjes. Aeroplani, Cubana Flight 972, ishte në rrugën e tij për në Holguin, Kubë, kur ajo u rrëzua rreth orës 12 të…
    Tags: në, të, se
  • 93
    Politizimi i bordeve të ndërmarrjeve publike, po shihet si një prej faktorëve që po i çon këto ndërmarrje drejt procesit të falimentimit. Përfaqësues të shoqërisë civile të cilët kanë realizuar hulumtime për emërimet në këto pozita, thonë se një dukuri e tillë i ka përcjellë të gjitha qeveritë e deritashme…
    Tags: të, në
  • 93
    Arkeologët kanë gjetur një kalim të fshehtë ku të krishterët e hershëm e përdornin për t'u fshehur që t'i shpëtonin persekutimit romak. "Isha aq i emocionuar, nuk mund ta përshkruaj atë, unë mbajta gjithçka në duart e mia", tha për Fox News Abdulwahab Sheko, kreu i Komitetit të Eksplorimit në…
    Tags: të, në, se
  • 92
    Partitë opozitare në Kosovë insistojnë që presidenti Hashim Thaçi të mos jetë në krye të procesit të dialogut me Serbinë, tani kur po afrohet edhe faza finale e tij. Sipas opozitës, Kuvendi është organi më i lartë, i cili duhet të vendosë për këtë çështje. Vetëm pasi që Thaçi të…
    Tags: të, në
  • 90
    Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka njoftuar sot se ka marr një vendim për të avancuar në zhvillimin e të rinjve, e në veçanti të gjinisë femërore, si në aspektin e karrierës së tyre profesionale po ashtu edhe në ofrimin e mundësive për hapjen e bizneseve të reja me theks…
    Tags: të, në
Comments