Çfarë do të thotë që Shkrimi është i gjallë?
Fjala jote është një llambë në këmbën time dhe një dritë në shtegun tim.-Psalmi 119 : 105
Që të jetojmë sipas Biblës, duhet të dimë se Fryma e Shenjtë na flet përmes shkrimit. Hebrenjve 4:12 na tregon se Fjala e Perëndisë është e gjallë dhe vepruese. Kjo ndodh sepse Fryma e Shenjtë na drejton kur lexojmë Biblën.
Jezusi tha se Fjala e Perëndisë – ungjilli dhe implikimet e tij – janë si fara e shpërndarë në lloje të ndryshme toke. Tokat përfaqësojnë njerëz të ndryshëm dhe aftësinë ose gatishmërinë e tyre për të dëgjuar dhe për t’iu përgjigjur Frymës së Shenjtë. Kur jemi të gatshëm të dëgjojmë, pasazhet e shkrimit na ndikojnë në një mënyrë ndryshe, në bazë të situatës në të cilën mund të ndodhemi. Në këtë mënyrë, ndërveprimi me shkrimin e shenjtë nuk është thjesht për qëllimin e rritjeve të njohurive tona, por është një mundësi për të përjetuar Frymën e Shenjtë ,të fokusojmë sytë e veshët tanë tek Ai dhe t’a lejojmë të prekë zemrat tona. Fjala e Perëndisë është e gjallë dhe vepruese. Më e mprehtë se çdo shpatë me dy tehe dhe depërton deri në ndarjen e shpirtit dhe të frymës. (Hebrenjve 4:12)
Shkrimi mund të mos ndryshojë rrethanat e jetës suaj, por do të ndryshojë ty. Fryma e Shenjtë mund të na depërtojë si një teh thike, kur jemi të gatshëm t’a dëgjojmë atë. Mateu 13 thotë se është e vështirë të dëgjosh kur nuk jemi të rrënjosur në të vërtetën, kur lëkundemi lehtësisht nga vështirësitë ose kur mashtrohemi nga të mirat e kësaj bote. Le të lutemi për gatishmëri për të dëgjuar dhe kuptuar Fjalën e Gjallë.
Related Posts
- 99Në leximin e Torahut të kësaj jave, Bijtë e Izraelit marrin Dhjetë Urdhërimet. Në leximin nga profetët mësojmë për identitetin e Mesias. Këto dy tema në thelb janë të lidhura me njëra tjetrën. Dhjetë Urdhërimet përfaqësojnë Torën dhe një nga qëllimet kryesore të Torës është të zbulojë karakterin e Mesisë.…
- 99
- 99Që nga ajo kohë Jezusi filloi të predikojë dhe të thotë: “Pendohuni, sepse mbretëria e qiejve është afër!“-Mateu 4 :17 Jezusi foli shpesh për “Mbretërinë e Qiellit” ndërsa ishte ende në Tokë, duke thënë se ishte këtu, pikërisht tani (Mateu 4:17). Pra, a është Mbretëria e Perëndisë e tashme apo e ardhme?…
- 99
- 98Pavarësisht nëse ndjekin mëkatin apo mirësinë, njerëzit janë pa shpresë, përveçse shpresës në Krishtin. Efesianëve 2:1-3 Hiri është dashuria e pamerituar që Perëndia u tregon njerëzve mëkatarë. Ai e shprehu këtë dashuri nëpërmjet vdekjes sakrifikuese të Birit të Tij dhe ajo bëhet e jona kur e pranojmë Jezu Krishtin si…