Inkurajime

Çfarë duhet të dini për ndryshimet?

Krishti është i njëjtë dje, sot e përjetë.– Hebrenjve 13:8

Filozofi grek Herakliti ka thënë: “E vetmja konstante në jetë është ndryshimi,” dhe kush mund të argumentojë me këtë?

Kur isha vajzë e vogël, gjyshi drejtonte një kishë të madhe, të cilën e shihja si diçka tepër madhështore. Kisha, kishte dritare me xhama të pikturuara, një ballkon të madh dhe një papafingo me një kor të madh dhe grupin muzikor, të gjitha të mbuluara nga një tavan shumë i lartë, i lyer me ngjyrë blu të hapur, dhe me re të bardha të mëndafshta. Por ajo që më bënte më shumë përshtypje mua ishte shkrimi mbi pikturën që thoshte: ” Krishti është i njëjtë dje, sot e përjetë.” Hebrenjve 13:8.” Që nga ajo kohë, jeta ime ka ndryshuar shumë dhe vazhdon të ndryshojë me një ritëm gjithnjë e më të shpejtë, por kjo e vërtetë qëndron më fort se kurrë: jeta ndryshon, por Perëndia jo.

Në Psalmet thuhet: “Por ti je gjithnjë po ai dhe vitet e tua nuk do të kenë kurrë fund.” (Psalmi 102:27). Nuk ka datë skadence për fuqinë e Perëndisë apo dashurinë e Tij që nuk shteron kurrë dhe ftesën e tij për të shkuar tek Ai për falje, shërim dhe jetë. Nëse jeni ndjekës i Jezusit, themeli i jetës suaj është natyra e pandryshueshme e Perëndisë dhe premtimi i pranisë së Tij.

Kur dhimbja na shkatërron jetën, kemi tendencën të largohemi prej Tij, duke menduar se Ai është mosdashës dhe jobesnik. Por Ai i ka shkruar historitë tona që nga fillimi deri në fund – ndaj kurrë mos mendoni se Ai ka ndryshuar qëndrim ndaj jush dhe nuk kujdeset për ju.

Në librin e fundit të Biblës thuhet: ” hir për ju dhe paqe nga ana e atij që është dhe që ishte dhe që do të vijë.” (Zbulesa 1:4). Edhe në mes të stuhive të jetës dhe të trazirave të kohëve ku jetojmë, mund të kemi paqe dhe të ndjejmë siguri nëse  kujtojmë natyrën e pandryshueshme të Perëndisë.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Të japësh dhe të marrëshAtëherë ai, duke u përgjigjur, u tha atyre: “Ai që ka dy tunika le t’i ndajë me atë që s’ka, dhe ai që ka të hajë le të veprojë po kështu.” – Luka 3:11 Shkencëtarët kanë shpjeguar qartë ligjet natyrore që kanë qenë në veprim që nga krijimi. Këto ligje…
    Tags: të, që, dhe, inkurajime
  • 100
    Sidoqoftë“Për fjalën tënde, do ta hedh rrjetën .”  Luka 5:5 Të bësh përpjekje kur e di se çdo gjë është e kotë, është shumë e lodhshme. Apo jo? Për  këtë mund  të flasë më mirë një peshkatar që ka peshkuar për orë të tëra. Ndoshta ai ka provuar edhe  takëmet më…
    Tags: të, dhe, që, inkurajime
  • 100
    Të Falësh të Tjerët!Por jini të mirë dhe të mëshirshëm njëri me tjetrin, duke e falur njëri-tjetrin, sikurse edhe Perëndia ju ka falur në Krishtin.- Efesianëve 4:32 Kam dëgjuar një herë që studimet mjekësore tregoj se 75% e sëmundjeve fizike shkaktohen nga problemet emocionale. Dhe një nga problemet emocionale më të mëdha që njerëzit…
    Tags: të, që, dhe, inkurajime
  • 100
    Të heqësh dorë apo të rigjesh drejtimin?Toka hapi gojën e saj dhe i gëlltiti bashkë me Koreun kur këta njerëz vdiqën dhe zjarri përpiu dyqind e pesëdhjetë njerëz në shenjë qortimi.- Numrat 26:10 “Është gjithmonë shumë herët për të hequr dorë,” thotë George Sweeting. Gjatë viteve si President i Institutit Biblik Mudi, Dr. Sweeting pa me…
    Tags: të, dhe, që, inkurajime
  • 100
    Shpresë në mes të yjeve që bien!“Tani, fill pas pikëllimit të atyre ditëve, dielli do të erret dhe hëna nuk do të japë dritën e vet, yjet do të bien nga qielli dhe fuqitë e qiejve do të tronditen.-Mateu 24 :29 Përgjatë historisë, ka pasur disa ngjarje të pabesueshme qiellore. Në 1833 dhe 1966, pati shira…
    Tags: të, që, dhe, inkurajime
Comments