Inkurajime

Çfarë është e drejtë dhe e gabuar?

“Në atë kohë nuk kishte mbret në Izrael; secili bënte atë që i dukej e drejtë në sytë e tij.” Gjyqtarët 17:6

Një vajzë e re shkruan në kolonën e një artikulli në një gazetë duke kërkuar një këshillë. Ajo thotë: “Unë jam një vajzë 19 vjeçare që jam gjithnjë e më shumë konfuze rreth fjalës ‘moralitet.’ “Kush vendos se çfarë është moralisht e drejtë? Prindërit e mi? Shoqëria? Ligji? Apo duhet ta vendos unë vetë?”

Vajza e re vazhdoi duke treguar se prindërit e saj ishin të divorcuar dhe se nëna e saj flinte me dike që nuk ishte burri i saj, por pavarësisht kësaj, nëna e saj nuk donte që ajo të bënte të njëjtat gjëra me të dashurin e saj. Vajza e nënshkroi letrën e saj, NË MËDYSHJE.

Ka shumë të rinj të menduar sot që janë po aq në mëdyshje sa kjo vajzë e cila pyeti: ” Kush vendos se çfarë është moralisht e drejtë? Prindërit e mi? Shoqëria? Ligji? Apo duhet ta vendos unë vetë??” Nëse djali apo vajza juaj do t’ju bënte të njëjtën pyetje, si do t’i përgjigjeshit ju?

Udhëzimet e para fëmijët i marrin nga prindërit, të cilët thonë: “Bëj këtë ose atë.” Por më shpesh, thonë: “Mos e bëj këtë, ose mos e bëj atë.” Prindërit përfaqësojnë standardin e moralitetit, ose, në një farë mënyre, imazhin e Perëndisë në fëmijëri. Por ndërsa fëmijët rriten ata shohin mospërputhjet midis sjelljes dhe rregullave të caktuar nga prindërit e tyre. Me fjalë të tjera, prindërit shpesh ndryshe thonë dhe ndryshe bëjnë.

Në të njëjtën mënyrë, ligjet formulojnë standardet e moralit të cilat zakonisht janë një reflektim i asaj që shoqëria mendon se është e drejtë, megjithëse kjo ka ndryshuar shpejt. Shoqëria, si mendimi i shumicës së popullsisë, vendos standardet e pranueshme të moralit; dhe zakonisht ligjet i reflektojnë këto. Megjithatë, ne e kuptojmë se këto standarde shpesh ndryshojnë nga një pjesë e madhe e popullsisë që vendos se çfarë ligjesh do t’i respektojnë dhe çfarë jo. A do të thotë kjo se çdo njeri e vendos vetë standardin e tij të moralit dhe bën atë që ai mendon se është e drejtë? Nëse përgjigja juaj është pozitive, ju besoni në një relativizëm moral që do të thotë se diçka mund të jetë e drejtë për ju por jo për të afërmin tuaj. Ka një problem në standardin e luhatshëm të moralit. Nëse Zoti ka folur, dhe në qoftë se na ka dhënë drejtim në lidhje me të drejtën dhe të gabuarën, atëherë mendimi i shoqërisë, apo edhe ajo që ju mendoni se është e drejtë apo e gabuar, mund të jetë në shkelje të standardit të Perëndisë për jetën tonë. Pothuajse 4 mijë vite më parë, ka pasur një periudhë kohe përshkruar nga libri i Gjyqtarëve në Bibël, kur nuk kishte ligj, dhe të gjithë bënin atë që ishte e drejtë në sytë e tyre. Kjo rezultoi në një rënie shpirtërore dhe morale. Nëse historia përsëritet, do të thotë se jemi drejt asaj rruge edhe sot. Arnold Toynbee, historian i shquar Britanik, ka theksuar se nga 21 qytetërime të mëdha, 19 prej tyre ranë si rezultat i prishjes shpirtërore dhe morale.

Vajzës së re që është në mëdyshje, do të doja t’i thosha: “Po, ka një standard të së drejtës dhe të gabuarës që nuk vendoset nga prindërit, shoqëria, apo edhe ligji, por nga vetë Zoti në faqet e Fjalës së Tij, në Bibël. Perëndia nuk na e jep standardin e Tij për të na trishtuar ose për të mos na lejuar të argëtohemi, por për të na treguar si mund të jemi njerëzit më të lumtur në jetë duke jetuar të lirë nga faji dhe shqetësimi. Është ende rruga e vetme e vërtetë drejt lumturisë dhe plotësisë.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 98
    “Pavarësisht se cila mund të jetë sfida që hasni, zgjidhja është gjithmonë e njëjtë – besim te Zoti”Në pjesën e Torahut të kësaj jave, thirrja e Zotit drejtuar Bijve të Izraelit sfidoi besimin e tyre. Një përvojë e tillë nuk ishte vetëm për Izraelin; pasi çdo besimtar do sfidohet në besimin e tij çdo ditë. Natyrisht në rastin e Izraelit ishte një provë e madhe; zotërimi i…
    Tags: të, në, se, dhe, që, një, inkurajime
  • 98
    “Zoti ka një rol në të ardhmen e Izraelit, si për vendin ashtu edhe popullin”Në leximin e Torës së kësaj jave, do të njihemi me një profet johebre të quajtur Balaam. Ky njeri me të vërtetë dëgjoi nga Perëndia, por fatkeqësisht në Dhiatën e Re mësojmë se ai nuk ishte besnik (Lexoni 2 Pjetrit 2:15, Juda vargu 11 dhe Zbulesa 2:14). Ky është njeriu…
    Tags: të, që, në, dhe, se, një, inkurajime
  • 97
    Prezantimi i Moisiut me ZotinNë fillim Perëndia krijoi qiejt dhe tokën. – Zanafilla 1:1 Një vëzhgim interesant, është që Bibla asnjëherë nuk mundohet që të provojë ekzistencën e Zotit. Ajo thjesht fillon duke e marrë të mirëqenë që Perëndia është aty, e që Ai u shfaq përpara llojit njerëzor, e që ti mund ta njohësh…
    Tags: të, që, në, një, dhe, se, inkurajime
  • 97
    Rëndësia e ditës së sotmeTakimi i Perëndisë Dhe një nga ata, si e pa se u shërua, u kthye mbrapa dhe përlëvdonte Perëndinë me zë të lartë. Dhe ra përmbys me fytyrë përtokë te këmbët e Jezusit, duke e falënderuar. Ky ishte Samaritan. Luka 17:15-16 Steve Cadd  hipi në një taksi në Manila, e menjëherë…
    Tags: të, që, në, një, se, inkurajime
  • 96
    Prezenca e Zotit e bind njeriun!Në pjesën e Torës të kësaj jave, Moisiu fillon të udhëzojë Izraelin në lidhje me sakrificat dhe ofertat e ndryshme. Mund të thuhet shumë për këto, por në këtë artikull do të diskutohet vetëm një fjalë. Në vargjet e para  të Levitikut lexojmë: “Në rast se oferta e tij është…
    Tags: të, në, një, dhe, që, inkurajime
Comments