Inkurajime

Çfarë fshihet në zemrën tënde?

” Sepse Zoti nuk shikon si shikon njeriu, njeriu shikon pamjen, kurse Zoti shikon zemrën”.– 1 e Samuelit 16 : 7

Si mund  t’u bëjmë përshtypje të tjerëve? Ne njerëzit shpenzojmë shumë kohë dhe para vetëm e vetëm që t’u bëjmë përshtypje të tjerëve.

Qoftë në një takim apo në një intervistë pune, ne duam të dimë se çfarë kërkojnë të tjerët. Çfarë kërkojnë kompanitë prestigjioze që të mund të na punësojnë? Çfarë duan meshkujt? Nga çfarë tërhiqen femrat? Po Perëndia çfarë kërkon? Çfarë kërkon një Perëndi i gjithëditur dhe kudondodhur në zemrat dhe jetët tona?

Stela jeton në një vend ku gratë konsiderohen më pak të rëndësishme se burrat. Ajo ishte mësuar ta pushonin nga puna, ta injoronin dhe ta përçmonin. Ndaj, kur dëgjoi për Zotin, ajo hamendësoi se edhe Ai nuk do t’i merrte në konsideratë adhurimin dhe lutjet e saj. Por kur dikush i dha një Bibël, Stela u befasua nga disa vargje që lexoi. Ajo lexoi: “Zoti nuk shikon si shikon njeriu, njeriu shikon pamjen, kurse Zoti shikon zemrën” (1 Samuelit 16:7) dhe “Tërë këto gjëra i ka bërë dora ime dhe të gjitha kanë ardhur në ekzistencë, thotë Zoti. Mbi kë, pra, do të kthej shikimin tim? Mbi atë që është i përulur, ka frymë të penduar dhe dridhet nga fjala ime.” (Isaia 66:2).

Zoti nuk kërkon  për forcë, inteligjencë apo hijeshi, por shikon zemrën. Pavarësisht nëse je grua apo burrë, i rritur apo fëmijë, Perëndia shikon qëndrimin e zemrës sate – jo statusin, reputacionin apo kredencialet. Hebrenjve 11, vargu 6 thotë, “Edhe pa besim është e pamundur t’i pëlqesh Atij, sepse ai që i afrohet Perëndisë duhet të besojë se Perëndia është, dhe se është shpërblenjësi i atyre që e kërkojnë atë.”

Shkoni tek Perëndia me çiltërsinë e zemrës suaj, pa pasur nevojë për t’u shtirur dhe me besimin se Ai ju sheh dhe ju mirëpret ashtu siç jeni.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 85
    Tragjeditë dhe PerëndiaZoti është i dhembshur dhe mëshirëplotë, i ngadalshëm në zemërim dhe i madh në mirësi. Psalmi 145:8 Isha rreth të 20-ave kur shkova në spital për të vizituar një të moshuar rreth të 80-ave i cili ishte i vetëm në këtë botë dhe thjesht donte që ajo dhimbje dhe vuajtje të…
    Tags: të, dhe, një, në, që, është, se, inkurajime
  • 85
    Autoriteti i Fjalës!“Atëherë fjala e Zotit iu drejtua…”- Zanafilla 15:4 Autoriteti në botën tonë është po aq i rëndësishëm sa edhe ushqimi i shëndetshëm dhe ajri i pastër. Kur secili është “ligj për veten” nuk ekziston ligji; anarkia çon në kaos dhe kaosi në asgjësim. Kjo është arsyeja pse historia e njerëzimit…
    Tags: të, që, për, një, në, është, dhe, se, inkurajime
  • 85
    Prezantimi i Moisiut me ZotinNë fillim Perëndia krijoi qiejt dhe tokën. – Zanafilla 1:1 Një vëzhgim interesant, është që Bibla asnjëherë nuk mundohet që të provojë ekzistencën e Zotit. Ajo thjesht fillon duke e marrë të mirëqenë që Perëndia është aty, e që Ai u shfaq përpara llojit njerëzor, e që ti mund ta njohësh…
    Tags: të, që, në, një, dhe, ai, se, inkurajime
  • 84
    “Pavarësisht se cila mund të jetë sfida që hasni, zgjidhja është gjithmonë e njëjtë – besim te Zoti”Në pjesën e Torahut të kësaj jave, thirrja e Zotit drejtuar Bijve të Izraelit sfidoi besimin e tyre. Një përvojë e tillë nuk ishte vetëm për Izraelin; pasi çdo besimtar do sfidohet në besimin e tij çdo ditë. Natyrisht në rastin e Izraelit ishte një provë e madhe; zotërimi i…
    Tags: të, në, se, dhe, që, një, është, inkurajime
  • 83
    “Zoti ka një rol në të ardhmen e Izraelit, si për vendin ashtu edhe popullin”Në leximin e Torës së kësaj jave, do të njihemi me një profet johebre të quajtur Balaam. Ky njeri me të vërtetë dëgjoi nga Perëndia, por fatkeqësisht në Dhiatën e Re mësojmë se ai nuk ishte besnik (Lexoni 2 Pjetrit 2:15, Juda vargu 11 dhe Zbulesa 2:14). Ky është njeriu…
    Tags: të, që, në, dhe, se, një, për, inkurajime
Comments