Inkurajime

Çfarë lidhje ka zemra me dhënien?

Shërbesa quhet Xhaketa për Jezusin dhe është shumë praktike. Çdo të dielë në mbrëmje pastori Erik Denton bashkë me  një ekip njerëzish, ecin për më shumë se 80 km nga Riverside, Kaliforni për në rrugët e Los Anxhelosit për të ushqyer të pastrehët me  një vakt ushqimi të ngrohtë  dhe për të ndarë dashurinë e Jezusit me ta – njerëz për të cilët kjo mund të jetë e vetmja dhuratë dashurie që kanë marrë ndonjëherë. Oh, dhe po, nëse është shumë ftohtë, u jepet edhe nga një xhaketë e ngrohtë, e përdorur.

E  admiroj shumë punën që pastor Eriku  bën  pas ngarkesës që ka në kishën e tij. Por si rezultat i gatishmërisë së tij për të shkuar, ka fituar  një thesar përvojash që nuk harrohen kurrë.

Një të dielë pastori Eriku i ftoi të gjithë ata që merrnin ushqim që të dielën tjetër të sillnin nga një kartolinë me rastin e ditëlindjes së Xhodit, gruas për të cilën më shumë se një dekadë ishte përgjegjëse për përgatitjen e vakteve që shërbenin çdo javë. Xhodi i tha pastorit Erikut se një grua u ndal për t’i thënë asaj se nuk mund  të ishte me Xhodin për ditëlindjen e saj. Por, duke gërmuar në sendet e saj personale, gruaja e pastrehë nxori tre kartëmonedha të zhubravitura 1 dollarëshe dhe ja dha Xhodit – duke i dhënë gjithçka që kishte, një dhuratë nga zemra.

Ndërsa po shihte faturat, pastori Eriku mendoi: “Pyes veten se sa njerëz kanë marrë ndonjëherë si dhuratë, gjithë pasurinë e personit tjetër? Një vakt dhe kohë së bashku me një shoqe e bënë atë të mos hezitonte të jepte gjithçka që kishte në shenjë falënderimi.”

Bibla na paralajmëron se: “…dashuria për para është rrënja e çdo lloj ligësie” (1 Timoteut 6:10). Por pastori Eriku thotë: “Perëndia e bën gjithçka për mirë. Javën e kaluar ai shndërroi 3 dollarë në një dhuratë të paçmuar ditëlindjeje, që nuk duhet harruar kurrë.”

Secili nga ne kemi mundësinë të japim. Bëje atë me një zemër falënderimi!

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 97
    “Zoti ka një rol në të ardhmen e Izraelit, si për vendin ashtu edhe popullin”Në leximin e Torës së kësaj jave, do të njihemi me një profet johebre të quajtur Balaam. Ky njeri me të vërtetë dëgjoi nga Perëndia, por fatkeqësisht në Dhiatën e Re mësojmë se ai nuk ishte besnik (Lexoni 2 Pjetrit 2:15, Juda vargu 11 dhe Zbulesa 2:14). Ky është njeriu…
    Tags: të, që, në, dhe, se, një, për, inkurajime
  • 97
    Një klithmë agonie nga Kryqi!“Pas kësaj, Jezusi, duke ditur që tashmë çdo gjë ishte kryer, që të përmbushej Shkrimi, tha: “Kam etje!.” (Gjoni 19:28). Kjo thirrje, thënia e pestë nga kryqi, ishte një klithmë agonie personale dhe dhimbjeje fizike, por edhe një klithmë nevoje e thellë shpirtërore. Dy ditë përpara kryqëzimit, Zoti ynë Jezus…
    Tags: të, në, që, se, dhe, për, një, nga, inkurajime
  • 95
    Të ndihmosh duke inkurajuar të tjerët!Dhe vëllezërit e atjeshëm, kur dëgjuan për ne, na dolën para deri te Fori Apian dhe te Tri Tavernat; dhe Pali, kur i pa, e falėnderoi Perėndinė dhe mori zemėr. Veprat 28:15 Bishopi Anglikan Arthur John Dain ka shkruar “Ne po jetojmë në një kohë, ku njerëzit e Perëndisë kanë…
    Tags: të, që, në, për, një, inkurajime
  • 95
    Kurrë nuk është tepër vonë!Dhe unë po ju them se po kështu në qiell do të ketë më shumë gëzim për një mëkatar të vetëm që pendohet, sesa për nëntëdhjetë e nëntë të drejtë, që nuk kanë nevojë për pendim. Luka 15:7 A keni qenë ndonjëherë në oqean me një varkë të vogël pa…
    Tags: të, në, një, dhe, se, për, që, inkurajime
  • 94
    Nga persekutues në ndjekës!Veprat e Apostujve, kapitulli 22, vargu 4. Pali po bën një mbrojtje të jetës së tij dhe të kthimit të tij në besim, para një grupi njerëzish. Ai thotë në vargun 4: “unë kam përndjekur…” po flet për të krishterët… “unë kam përndjekur këtë Udhë deri në vdekje, duke lidhur…
    Tags: të, në, që, dhe, se, për, inkurajime
Comments