Kulturë

Çfarë po i thotë Zoti botës përmes Coronavirusit?

Kjo ishte tema e tre programeve që u regjistruan kësaj jave në valët e Radio 7. Këtu janë disa pyetje dhe përgjigje nga programet. Ju lutemi merrni kohë për të shikuar këto vargje dhe t’i lexoni ato me zë të lartë për të përfituar për veten dhe familjen tuaj. Zoti ju bekoftë!

 Pyetje: Cili besoni se është qëllimi i Zotit në krizën me të cilën përballet Shqipëria dhe kombet?“Te Predikuesi 9:12 thotë ‘Sepse njeriu nuk e njeh orën e tij; ashtu si peshqit që kapen në një rrjetë mizore dhe si zogjtë që kapen në një kurth, kështu bijtë e njerëzve kapen në kurth në kohën e fatkeqësisë, kur ajo bie papritur mbi ta.’Ne shohim një pamje të njerëzve qe jane kapur nga një kurth papritur dhe të papërgatitur . Por qëllimi i Zotit është t’u tregojë kombeve gjendjen e tyre të vërtetë dhe mënyrën e shpëtimit të Tij. Ngjarjet e pazakonta marrin vëmendjen e turmave. Për përfitimin e tyre Ai dërgon shenja paralajmërimi për të gjithë tokën. Frika është një motivues i fuqishëm që i zgjon shpirtrat për të kuptuar nevojën e tyre për Krishtin. Të shohësh njerëz të vrapojnë drejt Jezusit, për të sjellë çlirimin, është një pamje e mrekullueshme. Isaia 59:15-16, “Zoti u mërzit kur pa që nuk kishte njeri që të ndërmjetësonte për popullin e Tij dhe u çudit që nuk ka ndërmjetësues: prandaj me krahun e tij solli shpëtim, dhe e bëri e qëndrueshme me anë të drejtësisë së Tij  “. Kur asnjëri nuk mund të nderhynte dhe të ndalonte zemërimin, dhe kur duhej Një me i madh sesa Aroni dhe Fineasi, (Num. 16:48 & Ps.106: 30) atëherë, Isaiah 52:14-15 ‘pamja e tij ishte e shfytyruar më tepër se e çdo njeriu tjetër dhe fytyra e tij ishte ndryshe nga ajo e bijve të njeriut,  kështu ai do të spërkasë shumë kombe; mbretërit do të mbyllin gojën para tij, sepse do të shohin çfarë nuk u ishte treguar kurrë atyre dhe do të kuptojnë ato që nuk kishin dëgjuar.  Te Mat. 24:22 ne lexojmë se ‘Për hir të të zgjedhurve ditët do të shkurtohen.’ Unë besoj se do të ketë një predikim tjetër të fuqishëm të Ungjillit dhe që kjo do të jetë një hir i mrekullueshëm dhe i pamerituar për një botë mëkatare! Murtaja është kamxhiku nga dora hyjnore, megjithatë Ai dëshiron të shërojë plagët e kombeve per shak të ligësisë dhe imoralitetit, të cilat vërshojne si burime!” Pyetje: Çfarë duhet të bëjnë besimtarët në kohë të tilla në botë?“‘Dhe kur të fillojnë të ndodhin këto gjëra, atëherë shikoni lart dhe ngrini kokat tuaja, sepse shpërblimi juaj afrohet’, Luka 21:28. Ne duhet të ngremë kokat tona duke pritur, sepse çlirimi nga çdo mjerim që kemi njohur ndonjëherë në tokë është afër! Shenjat e ardhjes së dyte nënkuptojnë se fundi i gjithçkaje është afër, edhe për ato gjëra të cilat na kanë shqetësuar. Per këtë fjalë ne mund të përulemi me pikëllim, por Jezusi tha: “Mos u shqetësoni!” Çlirimi juaj nga armiqësia dhe kundërshtimi i vazhdueshëm i botës nga mëkati dhe rreziqet po vjen. Pastaj do të jetë një gëzim i madh. Mos i varni kokat tuaja sepse Ai që na shpëton është afër. Betejat dhe gjërat që shqetësonin zemrën tonë ditë pas dite do të përfundojnë. Durimi nuk do të zgjatet më, dhe fjalët, ‘Hyni në gëzimin e Zotit tuaj’ do largojnë trishtimin pergjithmonë.”

Pyetje: Si mund të durojmë deri në fund, duke e mbajtur paqen tonë të zemrës dhe duke i besuar Perëndisë? “Tani është koha e testimit të besimit tonë. Prandaj mos të shkojmë tek njerëzimi i dobët dhe tek drejtuesit tanë te pafuqishëm sepse vështrimi yne duhet të jetë vetëm tek Jezusi, prandaj gëzohuni tek Ai! Ai është Fjala, shkëlqimi i lavdisë së Zotit. Kudo dhe në çdo epokë, Jezusi është fuqia. Të gjitha qeniet e njohin Atë. Tek Veprat e Apostujve 19:15 demonet thane, ‘Jezusin e njohim dhe Palin, por kush jeni ju?’ Kur e shohim Atë si triumfues, atëherë e kuptojmë fitoren. Tek Hebrenjtë 9: 24, Jezusi hyri ne shenjterore. Ai u shfaq në prani të Zotit në emrin tonë, erdhi në mish, u shfaq duke pasur të njëjtën natyrë njerëzore si ne (shih Gjonin 20:17). Megjithëse ditët e jetës së Tij tokësore ishin vetëm një moment i përjetësisë së Tij, si Njeri triumfoi dhe u vendos mbi veprat e Perendisë . Ai do të zotërojë mbi kombet kur të vije; dhe ne, ‘Do të shfaqemi me Të në lavdi!'” Pyetje: A ekziston një kapitull biblik se si na mbron Zoti?“Po. Psalmi 91 tregon që murtaja po përparon dhe përhapet në mënyrë të padukshme, derisa papritmas të ndalet tek vargu 7. Kjo është ajo që frymëzoi Martin Luterin të shkruajë fjalët, ‘Një fortese e fortë është Zoti ynë, një mburojë që nuk dështon! Ai eshte ndihmuesi ynë në mes të ligësisë kur vjen me furi. Një ditë një burrë po vëzhgonte një pulë që qetësisht shtriu krahet në tokë në oborrin e shtëpisë. Papritmas ai dalloi nje kakarisje dhe zogjtë erdhën me shpejtësi dhe hynë nën krahët e saj të shtrirë . Një moment më vonë ai pa hijen e errët të një skifteri që kaloi në vendin ku ishte ulur ajo. Në këtë mënyrë Zoti na fsheh në krahët e Tij nga rreziku derisa të kalojë me siguri! Psalm 91:4-6 thotë: ‘Ai do të të mbulojë me pendët e tij dhe do të gjesh strehë nën krahët e tij; besnikëria e tij do të të shërbejë si mburojë dhe parzmore. Ti nuk do të kesh frikë nga tmerri i natës, as nga shigjeta që fluturon ditën, as nga murtaja që endet në terr, as nga shfarosja që bën kërdinë në mesditë'”.

Pyetje: A nuk e përdori Jezusi dikur këtë ilustrim për veten e Tij?“Po, tek Mat. 23:37, ‘Sa herë kam dashur t’i mbledh bijtë e tu ashtu si i mbledh klloçka zogjtë e vet nën krahë, por ju nuk deshët!’ Ai po thotë të njëjtën gjë për çdo qytet të botës! Një misionar në Afrikë dikur ishte dëshmitar i një zjarri të madh pyjor. Pas mbarimit të tij, ai po shëtiste njërën prej shtigjeve pranë stacionit të misionit dhe vuri re mbetjet e djegura të një pule nënë. Ajo ishte ulur në atë që dukej si çerdhe. Duke e levizur me këmbë ai u çudit që nga poshtë pendëve të saj kishin shpëtuar zogjtë e saj. Ajo kishte dhënë jetën e saj për ta. Zogjtë shpëtuan nga flakët ndërsa qëndruan atje nën krahët e saj. Në Kalvar, dhe deri tani, Jezusi na mbulon derisa zemërimi të mbarojë! Kur fëmijët janë të sëmurë dhe të frikësuar ne kujdesemi për ta, duke bërë gjithçka që të lehtësojmë vuajtjet e tyre. Në këtë kohë fëmijët patjetër duhet të mbahen afër dhe të jenë të sigurtë. Pra, Shumë i Larti nuk do të na lejojë të durojmë vuajtjet vetëm.”

Pyetje: Në karantinën e parë në histori për te cilën kemi lexuar, të gjithë ata që qëndronin brenda dyerve të shtëpisë së tyre ishin të sigurt. Si ishte kjo?“Populli i Zotit u ushqyen me qengjin e therur dhe bimët e hidhura të gjykimit të mëkatit, ndërsa gjaku i spërkatur në dyert e tyre u pa nga Zoti ndërsa Ai kalonte nëpër tokë në gjykim. Këto tri gjëra bënë ndryshimin midis këtij populli dhe botës. Është urgjente që njerëzit në të gjithë botën të fillojnë të ushqehen me Jezusin në shtëpitë e tyre duke mësuar më shumë për Atë. Të gjykojnë dhe të heqin majanë e mëkatit ndërsa ata zbatojnë me anë të besimit gjakun e Tij në hyrjet e shtëpive dhe zemrave të tyre. (Eksodi 12: 8-23). Nuk ka asgjë që do të vijë ndonjëherë që ti dhe Jezusi së bashku nuk mund ta kaloni! Lluka 21:19 thotë: ‘Me durimin tuaj do shpëtoni shpirtrat tuaj.’ Vargjet 26-27 na thonë se zemrat e njerëzve do të mpaken nga frika, duke shikuar gjërat që vijnë mbi tokë sepse fuqitë e qiellit do të tronditen. Dhe atëherë ata do ta shohin Birin e njeriut duke ardhur në një re me fuqi dhe lavdi të madhe. ‘Prandaj, dhe lutuni gjithmonë, që të mund të llogariteni të denjë për t’i shpëtuar të gjitha këtyre gjërave dhe të qëndroni para Birit të njeriut,’ Lluka 21:36.” Pyetje: Cilat janë disa fjalë përfundimtare që mund të na lini për t’i ndarë me të tjerët?“Një komandant në luftën e Vietnamit i bëri të gjitha trupat e tij të lexonin Psalm 91 çdo ditë dhe e gjithë kompania e tij ushtarake u kthye në shtëpi pa asnjë të vrarë. Ushtarët në Luftën e Dytë Botërore nga një qytet në Teksas, SHBA kishin këtë kapitull të lutur mbi ta çdo ditë nga gratë e tyre. Ata u kthyen të sigurte. Për këdo që lufton me frikë,  mund të kërkosh në Google këtë libër që është anglisht: Psalm 91: God’s Shield of Protection (Psalmi 91: Mburoja e Perendisë). Ajo përmban 140 faqe, foto dhe dëshmi të mrekullueshme të njerëzve që përballeshin me rreziqe dhe vdekje në çdo mënyrë të imagjinueshme dhe u shpëtuan. Ne gjithashtu ju inkurajojmë të lexoni tërë kapitujt kur shikoni këto vargje në Biblën tuaj. Perëndia do t’ju forcojë me Fjalën e Tij! Lutja jonë është që Prania e Tij të jetë me ju në këto kohë sfiduese!” Lutja për t’u bërë një fëmijë i Zotit: “O Zot Jezus, unë dua që ti të jesh Shpëtimtari im! Unë kërkoj nga Ti që të falësh të gjitha mëkatet e mia. Më vjen keq për çdo të keqe që kam bërë. Unë besoj se je gjakosur, ke vuajtur dhe vdekur për mua në kryq për të hequr mëkatet e mia. Të lutem më laj me gjakun tënd të pastër. Ti u ngrite nga varri dhe jeni gjallë përgjithmonë në Parajsë. Të lutem shkruaj emrin tim në librin tuaj atje si një fëmijë të Perëndisë këtë ditë. Amen.”

Ju lutem: Ndihuni të lire të kopjoni, printoni, ndani në menyre elektronike apo përmes rrjeteve sociale këtë mesazh. Që të degjoni me shumë për këtë temë ndizni valët e Radio 7 çdo të Premte dhe të Shtunë në orën 12:05 PM dhe 22:05 PM në 97.7 këtu në Shqipëri dhe 106 FM në Kosovë.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Më mirë vonë se kurrëUnë do të jem 71 këtë Krishtlindje, kështu që ka pasur shumë Krishtlindje, disa të mrekullueshme, disa të trishtuara dhe, si me shumicën e familjeve, disa katastrofike. Megjithatë, gjithmonë ka qenë një kohë e mrekullueshme për mua. Por Krishtlindja më e mirë ndonjëherë ishte ajo që festuam më 2 janar…
    Tags: të, dhe, në
  • 100
    Kosova dhe Shqipëria bashkohen në WildlifeSë shpejti një dokumentar madhor televiziv mbi jetën e egër në Kosovë e Shqipëri, do të dalë në qarkullim. Anëtarët e shoqatës më të madhe të fotografëve shqiptarë të natyrës, Albanian Wildlife Photographers, janë thuajse në përfundim të këtij projekti të jashtëzakonshëm. Është i pari, dhe i vetmi në llojin…
    Tags: të, në, dhe
  • 100
    “DokuFesti” sjell arritjet kulmore të botës kinematografikeSe “DokuFesti” tashmë është destinacion i filmbërësve botërorë, dëshmia e radhës është edhe edicioni i 18-të. Prej të premtes Prizreni do të shndërrohet në kryeqendër të filmit, përderisa aty do të jenë edhe filma emrash të njohur, fitues çmimesh, si ai “Oscar”. Do të sjellë arritjet kulmore të kinematografisë, por…
    Tags: të, dhe, në
  • 100
    Dizajnerët nga Kosova në ekspozitën e unifikimit të KoreveTre studentë nga Kosova kanë arritur të bëhen pjesë e ekspozitës "Beyond Peace 2018 DMZ Art & Design" në Kore të Jugut duke përfaqësuar artin kosovar me punimet e tyre. Fazile Berisha, ka aplikuar me dy posterë të temës ekologjike të titulluar "Hazardous Field" dhe "Hazardous Planet", studenti Bajram Sylejmani,…
    Tags: të, dhe, në
  • 100
    “Teatri, vitet ‘50” kthen imazhet e themeleve të skenës shqiptareFotografi të realizuara para gati shtatë dekadash në skenën e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë që shpërfaqin aktorët e rolet e asaj kohe, janë bërë bashkë në ekspozitën e titulluar “Teatri, vitet ’50”. Holli i qendrës kulturore “arTurbina” në Tiranë është shndërruar në hapësirë nëpërmjet së cilës vizitorët kthehen prapa në…
    Tags: në, të, dhe
Comments