Inkurajime

Çfarë të bëni kur shpërthen një furtunë e madhe?

Ndërkaq shpërtheu një furtunë e madhe dhe valët përplaseshin mbi barkë aq shumë sa ajo po mbushej. Ai ndërkaq po flinte në kiç mbi një jastëk. Ata e zgjuan dhe i thanë: “Mësues, a nuk merakosesh që ne po marrim fund?”– Marku 4 : 37-38

Jezusi hipi në një varkë me dishepujt e Tij për të kaluar Detin e Galilesë, një udhëtim prej rreth gjashtë milje ( 10 km). I lodhur, Jezusi u shtri të flinte. Bibla thotë: « Ndërkaq shpërtheu një furtunë e madhe dhe valët përplaseshin mbi barkë aq shumë sa ajo po mbushej. Ai ndërkaq po flinte në kiç mbi një jastëk. Ata e zgjuan dhe i thanë: “Mësues, a nuk merakosesh që ne po marrim fund?” Dhe ai si u zgjua, e qortoi erën dhe i foli detit: “Pusho dhe fashitu!” Dhe era pushoi dhe u bë qetësi e madhe.” (Marku 4:37-39).

Sipas Mateut që i regjistron ngjarjet në mënyrë kronologjike, këta burra nuk është se nuk e kishin parë fuqinë e Jezusit. Ata ishin me Jezusin kur Ai e ktheu ujin në verë. Madje ishin të pranishëm edhe kur Jezusi shëroi gruan me ethe dhe një burrë me lebër.

Por këtë herë jeta e tyre ishte në rrezik dhe thirrën: “Mësues, a nuk të intereson?”

Stuhia në të cilën jeni sot mund të jetë po aq e fortë  sa e dishepujve dhe ndoshta jeni duke pyetur veten nëse i intereson Perëndisë në të vërtetë apo jo. Në  kohë stuhie, harrojmë se kush është Zoti, natyrën e Tij dhe atë që Ai ka bërë. Zoti i Biblës nuk është në gjumë apo indiferent. “Nga kohët e lashta askush nuk kishte dëgjuar kurrë, asnjë vesh nuk kishte dëgjuar dhe asnjë sy nuk kishte parë ndonjë Perëndi tjetër veç teje, që vepron për atë që ka shpresë tek ai! (Isaia 64:4). A ka ndonjë stuhi që po ngrihet në jetën tuaj? “Kërkomë…”, thotë Ai, “dhe unë do të të çliroj dhe ti do të më lëvdosh” (Psalmi 50:15).

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 93
    Kur nuk dini cila rrugë ju çon te Zoti!Ju jeni përballur me një vendim të rëndësishëm dhe nuk dini cilën rrugë të ndiqni. E lexoni Biblën tuaj, luteni, kërkoni drejtimin e Perëndisë, por nuk duket se gjeni përgjigje. Ndaj thërrisni: “Perëndi, unë po të ndjek Ty. Ku ke shkuar? Ku të shkoj unë tani?”. Kriza me të cilën…
    Tags: të, nuk, në, që, dhe, një, mesazh, inkurajime
  • 93
    EtiketimetJa, bijtë janë një trashëgimi që vjen nga Zoti; fryti i barkut është një shpërblim-  Psalmi 127:3 Philip Yancey, na tregon se si njëherë ai vizitoi një burg dhe pa se njerëzit e burgosur ishin mbyllur nëpër  kafaze njësoj si kafshët. Ata qëndronin pas dyerve të hekurta. Ajo çfarë i…
    Tags: të, një, që, në, dhe, ai, nuk, mesazh, inkurajime
  • 93
    Të sjellësh ndryshimin!Personi që zgjedh t’i bindet Perëndisë mund të ketë një impakt  të madh në jetën e të tjerëve. Ezekieli 13:1-16 Në librin e Ezekielit, Perëndia thotë: ” Unë kërkova midis tyre një burrë që të ndërtonte një mur dhe t’i dilte për zot vendit, që unë të mos e shkatërroja,…
    Tags: të, që, në, dhe, një, mesazh, inkurajime
  • 92
    Rruga për një jetë të lirë dhe të pastër!Po t`i rrëfejmë mëkatet tona, ai është besnik dhe i drejtë që të na falë mëkatet dhe të na pastrojë nga çdo paudhësi. – 1 e Gjonit 1:9 Para se Hollywoodi të xhirojë një film, ka shumë punë që duhen bërë përpara se kamerat të filmojnë. Duhet të ndizen dritat, të…
    Tags: të, dhe, në, që, një, mesazh, inkurajime
  • 92
    Jeta Para HiritPavarësisht nëse ndjekin mëkatin apo mirësinë, njerëzit janë pa shpresë, përveçse shpresës në Krishtin. Efesianëve 2:1-3 Hiri është dashuria e pamerituar që Perëndia u tregon njerëzve mëkatarë. Ai e shprehu këtë dashuri nëpërmjet vdekjes sakrifikuese të Birit të Tij dhe ajo bëhet e jona kur e pranojmë Jezu Krishtin si…
    Tags: të, dhe, në, ai, mesazh, inkurajime
Comments