Mesazh

Çfarë të mban larg nga Jezusi?

Kjo histori gjendet në Bibël në librin e Lukës, kapitulli 10:

Ndodhi që, ndërsa ata po udhëtonin, Jezusi hyri në një fshat; dhe një grua, që e kishte emrin Marta, e priti në shtëpinë e vet.Ajo kishte një motër që quhej Mari, e cila u ul te këmbët e Jezusit dhe dëgjonte fjalën e tij.Por Marta, që ishte krejt e zënë nga punët e shumta, iu afrua dhe i tha: “Zot, a nuk të intereson që ime motër më la vetëm të shërbej? I thuaj, pra, të më ndihmojë.”

Por Jezusi, duke u përgjigjur, i tha: “Martë, Martë, ti po shqetësohesh dhe kujdesesh për shumë gjëra;por vetëm një gjë është e nevojshme, dhe Maria zgjodhi pjesën më të mirë, që asaj nuk do t’i hiqet.”(Luka 10:38-41).

Vini re, së pari, se ishte Marta, jo Maria, ajo që e ftoi Jezusin në shtëpinë e tyre. Pra, darka e madhe që po përgatitej ishte ideja e saj, jo e Marisë. Vini re gjithashtu se puna nuk ishte diçka e parëndësishme. Luka e përshkruan atë si diakonia – fjalë e përdorur në Dhiatën e Re dhe nënkupton  “shërbim”. E thënë thjesht, ajo kishte marrë përgjegjësi më shumë sesa mund të përballonte vetë. Jezusi tha se ajo ishte “e shqetësuar dhe po kujdesej për shumë gjëra” – domethënë ” ishte e tërhequr ndaj gjërave të kundërta” ndaj detajeve që nuk ishin dhe aq të rëndësishme sa të mos ulej e dëgjonte mësimet e Tij.

“Faji i saj nuk ishte se ajo shërbeu,” thekson  Charles Spurgeon. “Shërbesa i bën mirë çdo të krishteri. Faji i saj ishte se ajo u rrëmbye [u hutua]…,  aq shumë pas punëve sa e harroi Jezusin fare duke e pasur mendjen vetëm tek shërbesa.”

Zot, më ndihmo të mësoj nga Marta dhe të kujtoj se “Ndërsa bota duartroket arritjet”, ti “dëshiron miqësi”.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 85
    Princi i paqesIsaiah 9:6-7 Sepse na ka lindur një fëmijë, një djalë na është dhënë. Mbi supet e tij do të mbështetet perandoria dhe do të quhet Këshilltar i admirueshëm, Perëndi i fuqishëm, Atë i përjetshëm, Princ i paqes. Nuk do të ketë të sosur rritja e perandorisë së tij dhe paqja mbi…
    Tags: të, në, dhe, që, mesazh
  • 85
    Takimi i PerëndisëDhe një nga ata, si e pa se u shërua, u kthye mbrapa dhe përlëvdonte Perëndinë me zë të lartë. Dhe ra përmbys me fytyrë përtokë te këmbët e Jezusit, duke e falënderuar. Ky ishte Samaritan. Luka 17:15-16 Steve Cadd  hipi në një taksi në Manila, e menjëherë nisi të  flasë…
    Tags: të, që, në, një, se, mesazh
  • 85
    Piktura e plotë.Isaia 18:7 ” Në këtë kohë do t’i sjellë oferta Zotit të ushtrive një komb shtatlartë dhe lëkurëndritur, një popull që e kanë frikë që nga fillimet e tij e më pas, një komb i fuqishëm që shkel çdo gjë, vendi i të cilit ndahet nga lumenjtë; do të çohen në…
    Tags: të, që, dhe, në, mesazh
  • 85
    Buka e Jetës!Jezusi na ofroi të gjithëve një mënyrë të sigurt për të përjetuar paqen, gëzimin dhe kënaqësinë e plotë. Tek Gjoni Ai na thotë: ‘Unë jam buka e jetës; kush vjen tek unë nuk do të ketë më kurrë uri dhe kush beson në mua, nuk do të ketë më kurrë…
    Tags: të, dhe, që, nuk, nga, në, mesazh
  • 85
    Vetëbesimi i tepruarMos kini besim te princat dhe as te ndonjë bir njeriu, që nuk mund tė shpëtojë ( Psalmi 146:3) Edhe pse kjo ngjarje ka ndodhur thuajse një shekull më parë, duket se akoma njerëzit mahniten prej saj. Kjo dramë filloi në 10 Prill të vitit 1912, kur anija Titanik e kompanisë…
    Tags: të, që, në, një, se, mesazh
Comments