Cilat janë qëllimet tuaja?
Dhe mos u konformoni me këtë botë, por transformohuni me anë të ripërtëritjes së mendjes suaj, që të provoni cili është i miri, i pëlqyeri dhe i përsosuri vullnet i Perëndisë.- Romakëve 12 : 2
Kur apostulli Pal po i këshillonte romakët se si të dallonin se cilat mendime dhe veprime ishin në përputhje me mësimet e Jezusit, ai shkroi: “Mos u konformoni me këtë botë, por transformohuni me anë të ripërtëritjes së mendjes suaj” (Romakëve 12:2). Fakti është se ne vazhdimisht transformohemi nga diçka. Ripërtëritja është ajo që na siguron se si besimtarë fokusi ynë është tek Jezusi, jo tek njerëzit e tjerë, dhe as tek “bota”. Udhëzimi i Palit për të mos u konformuar me botën shpesh interpretohet si “mos u bëni si njerëzit e tjerë”. Por qëllimi i vërtetë është synimi për t’u bërë gjithnjë e më shumë si Jezusi. Sa më shumë të studioni jetën e Jezusit, aq më shumë do e përjetoni atë.
Vëllai im është gjuajtës dhe i pëlqen të stërvitet në poligonin e qitjes. Kur praktikon aftësitë e tij, ai nuk shikon të tjerët. Shikimi i tij është plotësisht i fiksuar në objektivin që ai synon. Pra, nuk mund ta masim transformimin kundrejt njerëzve të tjerë, madje edhe ndaj atyre që i admirojmë.
Fatmirësisht, Fryma e Shenjtë na udhëzon në ripërtëritjen e mendjeve tona dhe transformimin e veprimeve tona që na shtyn të shfaqim atributet e Jezusit: dashurinw, gëzimin, paqen, durimin, mirëdashjen, mirësinë, besimin, zemërbutësinë, vetëkontrollin. ( Galatasve 5:22-23). Ne rritemi në këto atribute, jo duke kopjuar ose akuzuar njëri-tjetrin, por duke ftuar Frymën e Shenjtë të na transformojë dhe duke u zhytur në shkrimet e shenjta.
Frymë e Shenjtë, na ndihmo të përqendrohemi tek Jezusi, jo tek të tjerët, dhe na transformo në mënyrë që rrugët e Tij të jenë tonat!