Kulturë

“DAM”-i me mesazhe për paqe dhe shifër rekorde të pjesëmarrësve

Festivali ndërkombëtar i muzikës tashmë ka rezervuar datat për edicionin e radhës. Mbrëmjet muzikore të “DAM”-it sivjet shtrihen prej 29 marsit e deri më datën 3 të muajit prill.

Nëpërmjet programit muzikor festivali do ta shënojë 100-vjetorin e përfundimit të Luftës Botërore, duke mëtuar të bëjë thirrje për paqe në botë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në kuadër të festivalit do të interpretohen vepra, të cilat e bartin këtë mesazh dhe një pjesë e tyre janë të kompozuara para një shekulli ose si burim të inspirimit e kanë luftën. Por edicioni i 13-të i “DAM”-it do ta shënojë edhe 10-vjetorin e shtetit të Kosovës me vepra të kompozitorëve kosovarë dhe shqiptarë të gjeneratave të ndryshme. Por gjithmonë duke ruajtur prioritetin për t’i promovuar muzikantët e rinj. E numri i pjesëmarrësve këtë vit kalon shifrën prej 300 muzikantësh.

Drejtori artistik i këtij festivali, Dardan Selimaj, ka thënë se në përgjithësi në fokus këtë vit do të jenë kompozitorët e Amerikës Veriore duke vazhduar traditën e nisur vitin e kaluar, kur në fokus ishin artistët dhe muzikantët nga Luksemburgu. Sa i përket temës, Selimaj ka thënë se mesazhi për paqe do të jehojë në këtë edicion…

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Ekspozitë emocionale e ka quajtur prezantimin e tij të parë në vendin e tij të lindjes, artisti shqiptar i njohur ndërkombëtarisht, Sislej Xhafa. Lidhur me këtë projekt të madh artistik, Xhafa pati sot një paraqitje para publikut bashkë me kuratorin e ekspozitës së titulluar “Të dua pa e ditur”, raporton…
    Tags: të, në, për
  • 100
    Midis urimeve e shpresës për prosperitet të shqiptarëve dhe ankesave për mosunifikim të Abetares e gjendjes jo të mirë të objektit ku është mbajtur Kongresi i Manastirit, është shënuar Dita e Alfabetit. Në 110-vjetorin e përfundimit të ngjarjes që në nëntor të vitit 1908 përcaktoi shkronjat me të cilat shkruhet…
    Tags: të, në, për
  • 100
    Nënkryetari i Komunës, Faruk Mujka, ka pritur në një takim drejtuesin eKishës Protestante Ungjillore “Fjala” në Vushtrri, pastorin Banush Elezi, i cili është përgjegjës edhe për Kishën në Mitrovicë, me të cilin ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe për disa çështje që epreokupojnë anëtarësinë e kësaj Kishe. Nënkryetari Mujka, i ka thënë pastorit…
    Tags: të, në, për
  • 100
    Prishtinë, 5 korrik – Për udhëheqësit e Institutit Albanologjik të Kosovës, oborri i këtij institucioni nuk është vend adekuat për shtatoren e Anton Çettës. Sipas tyre, për një figurë si ajo e Çettës, shtatorja do të duhej të vendosej në ndonjë shesh të madh të qytetit, i cili do të…
    Tags: të, për, në
  • 100
    Fondacioni Biberaj përmes një njoftimi bën të ditur mbështetjen me 2.5 milionë dollarë amerikanë të programit MIP të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, për të ndihmuar profesionistët shqiptarë që synojnë të ndjekin studime pasuniversitare në Shtetet e Bashkuara. Fondacioni Biberaj, i themeluar dy vjet më parë, në 50-vjetorin e vendosjes së…
    Tags: të, në, për
Comments