Inkurajime

Dashuria Agape E Perëndisë

Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetën e përjetshme. – Gjoni 3:16

Bibla flet për disa lloje të dashurisë. Është fjala greke phileo, që do të thotë “miqësi ose ndjenjë e butë”. Është fjala tjetër eros, që është ndjenja pasionante që kemi për një të dashur. Por është edhe një fjalë e tretë, një dashuri më e lartë. Agape është dashuria që Perëndia ka për Birin e tij dhe racën njerëzore. Është dashuri që sakrifikon… dashuria që shohim të shprehur tek Ungjilli sipas Gjonit 3:16 “Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin…”

Ka kaq shumë shkrime për këtë temë; është diçka për të cilën mund të ulemi dhe ta studiojmë vetë. Tek Ungjilli sipas Mateut 5:44 gjejmë një tjetër shkrim që na mëson mbi konceptin e dashurisë agape. Në të thuhet: ta duam armikun dhe të lutemi për ata që na përndjekin.

Nuk është e vështirë të lutemi për ata që sillen mirë me ne. Por, na tendos pak kur duhet të lutemi për ata që na kanë lënduar. Është e lehtë të kalojmë kohë me miqtë tanë të kishës. Është edhe më e vështirë të kërkojmë ata persona që janë të mjerë dhe të vetmuar dhe të ulemi e t’u kushtojmë pak kohë për të dëgjuar shqetësimet e tyre.

Kjo është dashuri agape. Është të sakrifikosh rehatinë tënde për të bërë çfarë është e drejtë. Mund të shfaqësh “dashuri agape” me njerëzit duke pasur durim me ta, duke shfaqur mirëkuptim, duke treguar mbështetje ose duke mos thënë gjëra, kur mund të thoje. Si njerëz, në thelb, ne jemi egositë dhe pyesim vazhdimisht “Po unë?” Është koha t’i hapim luftë egoizmit me fuqinë e dashurisë agape.

Është koha për të qënë të mirë dhe të dashur me njerëzit, ndërsa studiojmë dhe kuptojmë se çfarë Shkrimi thotë për dashurinë. Dhe lejoni dashurinë agape të Perëndisë të rrjedhë tek të tjerët.

Lutje

Zot, dashuria jote e fuqishme agape është e mrekullueshme. Më fuqizo ndërsa unë i deklaroj lufë egoizmit dhe marr një vendim, me qëllim, të jetoj një jetë me dashuri agape.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 94
    I DENJË PËR FALENDERIM!Çfarë thoptë Bibla për falënderimin? Perëndia bekohet dhe nderohet, sepse një jetë falënderuese është shenjë e një besimtari që njeh karakterin e Perëndisë, veçantinë dhe madhështinë e Tij. Zoti është dhënësi i çdo gjëje të mirë dhe Ai është i denjë për falënderim. Meqenëse cilësitë e Perëndisë nuk janë të…
    Tags: të, dhe, është, që, për, inkurajime
  • 94
    Bindja ndaj Perëndisë: Çfarë përfshin?Bindja e plotë është e mundur vetëm nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë. Danieli 1:3-16 Që në kapitullin e parë të librit të Danielit, mësojmë se i riu është i përkushtuar ndaj bindjes. Shkrimi thotë se Danieli “e vendosi” dhe e aplikoi atë që kishte vendosur me sukses. Por çdo…
    Tags: të, dhe, që, është, inkurajime
  • 93
    Perëndia është burimi ynë, jo bota!Por ai (Perëndia) që i jep farën mbjellësit dhe bukën për të ngrënë, ju dhëntë dhe i shumoftë (burimet tuaja) të mbjellat tuaja dhe bëftë që të rriten frytet e drejtësisë suaj (që manifestohet në vepra të mira, mirësi dhe bamirësi). – 1 Korintasve 9:10 Sistemi financiar i Perëndisë nuk është…
    Tags: të, dhe, për, që, është, inkurajime
  • 93
    Thesaret e sprovave!Lutja e një personi që është duke kaluar kohë shumë të vështira është përdorur nga Margaret Becker dhe Keith Getty ,si tekst kënge. Ja dhe refreni: Jezus, pranë  më qëndro Kur eci nëpër stuhi; Në këtë rrugë më ke thirrur, Të të ndjek, dhe kur forca më ka braktisur. Shumica…
    Tags: të, dhe, është, për, që, inkurajime
  • 93
    Nevoja për thyerjeDhe kushdo që ka lënë, për hir të emrit tim, shtëpi, ose vëllezër, ose motra, ose atë, ose nënë, ose grua, ose bij, ose ara, do të marrë njëqindfish dhe do të trashëgojë jetë të përjetshme. – Mateu 19:29 Në fillimet e shërbesës tonë, Dejv dhe unë kaluam përmes disa…
    Tags: të, që, për, dhe, inkurajime
Comments