Mesazh

Dashuria nuk është një copë tortë.

Miku të do në çdo kohë, por vëllai lind për ditë të vështira. –Fjalët e Urta 17:17

Dashuria nuk është si torta juaj e preferuar me çokollatë që mund t’a ndash në një numër të kufizuar copash. Për shembull, kur bëheni me fëmijën e dytë, do të keni më shumë dashuri por jo se do e ndani. Kjo do të thotë që nuk do e doni më pak fëmijën tuaj të parë, thjesht do të keni dashuri të re për t’i dhënë fëmijës suaj të dytë.

Lënia mënjanë e pikëpamjes sonë për dashurinë si diçka që e zotërojmë është i dobishëm kur xhelozia hyn në miqësi. Kur një grua e quajtur Daphni u bë shoqe e ngushtë me, Keri, ajo e gjeti veten xheloze kur Keri doli  për darkë me një mike tjetër. I dhimbte sepse Daphni ndjeu sikur nuk po merrte sasinë e tortës që garantonte statusi i saj si shoqja më e mirë e Kerit. Por i bëjmë dëm vetes dhe miqve tanë kur presim që dikush të përmbushë të gjitha nevojat tona emocionale dhe të jetë 100% i disponueshëm për ne, në çdo kohë.

Jezusi udhëtoi me 12 shokë të cilët vazhdimisht  debatuan mes tyre për statusin që kishin në lidhje  me Të. Jezusi u afrua me ta në mënyra të ndryshme sepse ishin individë unik (Gjoni 21:15-25)! Jezusi jo gjithmonë rrinte me ta, kalonte dhe kohë vetëm. Por kjo nuk do të thotë që Jezusi nuk i donte për miqtë e Tij.

Në vend që të ndiheni të lënë mënjanë nga miku juaj më i mirë vetem sepse nuk jeni të përfshirë në planet e tij ose saj, kuptojeni që  ai ose ajo ju do po njësoj. Shfrytëzojeni rastin për t’i kujtuar dikujt në jetën tuaj se e doni atë.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 97
    Mos vendosni një pikë në fund të lutjes.Isaia 37:20 Por tani, o Zot, Perëndia ynë, na çliro nga duart e tij, me qëllim që të gjitha mbretëritë e tokës të njohin që ti vetëm je Zoti. Në kapitullin 37 mbreti i Judës, Ezekia, po i lutej Perëndisë duke i thënë: “Por tani, o Zot, Perëndia ynë, na çliro…
    Tags: të, në, për, që, mesazh
  • 97
    Të gjitha gjërat do të veniten një ditë!Bari thahet, lulja fishket, por fjala e Perëndisë tonë mbetet përjetë.- Isaia 40:8 Mendoni për të gjitha gjërat përreth tani. Pa dyshim që nuk e di se ku jeni, jeni ulur apo jeni në këmbë, por shihni botën përreth jush dhe gjithë gjërat që do të veniten, bari, lulet, çdo…
    Tags: të, në, për, që, mesazh
  • 96
    Gjymtyrë të ndryshme por një trup i vetëm!I gjithë trupi i Krishtit përfiton kur besimtarët përdorin dhuntitë që Perëndia u ka dhënë. Është pikërisht ajo kohë e vitit që anëtarët e kishave mblidhen për t’u kujdesur për ndërtesat e tyre, duke i pastruar me themel dhe duke u pregatitur për dimrin. Ka shumë gjëra për të bërë…
    Tags: të, për, në, që, mesazh
  • 96
    Fjalët e shumta!Fjalët e urta kapitulli 10, vargu 19, thotë: “Në fjalët e shumta faji nuk mungon, por ai që i frenon buzët e tij është i urtë.” Ky varg, është një paralajmërim i qartë, që ne të kontrollojmë fjalët që themi, përfshirë këtu edhe se sa shpesh flasim dhe se sa shpejt…
    Tags: të, në, që, për, mesazh
  • 95
    Jo forca jonë, por forca e Zotit!“Por Moisiu tha: «Oh! Zot, dërgoje mesazhin tënd nëpërmjet kujt të duash!»”-Eksodi 4:13 Është një varg i shkurtër, por me një domethënie marramendëse për atë që ne jemi, për atë që Zoti është, për atë që lutemi dhe për atë që Perëndia na ka thirrur të bëjmë. Më lejoni t’jua…
    Tags: të, që, për, mesazh
Comments