LAJMET E FUNDIT

Demolli: Do ta votojmë Projektligjin për FSK-në, nesër ia dorëzojmë Qeverisë

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës Haki Demolli, thotë se ai dhe Grupi Parlamentar i LDK-së, do ta përkrahin Projektligjin e FSK-së, në momentin që ai do të jetë për votim në Kuvendin e Kosovës.

Demolli në një intervistë për KosovaPress tha se Projektligji për FSK-në, i cili është dorëzuar ditë më parë në Ministrinë që ai drejton, nesër do t’i dorëzohet Qeverisë së Kosovës, me opinionin që do të jap kjo Ministri për këtë Projektligj.

Demolli teksa tregon se ai së bashku me Grupin Parlamentar të LDK-së, do t’i japin përkrahje këtij Projektligji, thotë se do të ndihej mirë, që gjatë periudhës sa ai është ministër i FSK-së, të ndodh transformimi i kësaj force në ushtri të Kosovës.

Demolli tregon se ka pasur biseda me partnerët strategjikë të Kosovës, por se nuk ka marrë ndonjë vërejtje apo shqetësim nga ta, lidhur me Projektligjin për FSK-së.

“Unë kam pasur biseda, por nuk kam ndonjë vërejtje, ndonjë shqetësim në drejtim të tillë. Mirëpo çdo gjë mbetet tek iniciuesi, respektivisht tek sponzoruesi i ligjit që është Presidenca”, tha ai.

Demolli shprehet i vendosur që me apo pa pëlqimin e faktorit ndërkombëtar, ata do të jenë pro këtij Projektligji.

Ndryshe, Projektligji për transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës, u iniciua ditë më parë nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili i dorëzoi këtë Projektligj kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 73
    Disa nga institucionet qeveritare në Kosovë, veprimtarinë e tyre ende e zhvillojnë në objekte private, për të cilat detyrohen të paguajnë qira. Pagesa e qirasë nga institucionet shtetërore, për ekspertët e çështjeve ekonomike, konsiderohet si e panevojshme, gjë që i kushton shtrenjtë buxhetit të Kosovës. Vendosja e institucioneve nëpër objekte…
    Tags: të, për, në, që, se
  • 73
    Hashim Thaçi mbajti një fjalim të gjatë në inaugurimin e vet president i vendit, transmeton Koha.net. Ai në fjalim përmendi të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e vendit. Natyrisht, gjatë gjithë fjalimit,ai foli në veten e parë duke veçuar bëmat e veta për Kosovën. Ky është fjalimi i Hashim…
    Tags: të, që, është, për, në
  • 72
    Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka marrë pjesë në lansimin e projektit elektronik “E-Kutia”, i cili do të shërbejë për matjen e opinionit të qytetarëve për shërbimet administrative që ofrohen nga institucionet e Kosovës. Me këtë rast, Mustafa ka vlerësuar rëndësinë që ka ky projekt në procesin e reformës së…
    Tags: të, që, për, në
  • 72
    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u ka bërë thirrje të gjithë refugjatëve që të kthehen, derisa ka theksuar se nuk do të lejohet asnjë kolonizim i ri i Kosovës nga ana e Serbisë. Thaçi në një intervistë për Die Presse të Austrisë, përveç për marrëdhëniet e mira austriako-kosovare, ka folur…
    Tags: të, për, në
  • 70
    Borxhi i përgjithshëm i shtetit të Kosovës konsiderohet më i ulti në rajon dhe më gjerë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, borxhi total i Republikës së Kosovës është 842 milionë euro, prej të cilave, 473 milionë euro është borxh i brendshëm, kurse 368 milionë euro i përket borxhit…
    Tags: të, për, në
Comments