Kulturë

Dhimbja e Ferdonijes trazon Beogradin

Dhimbja dy dekadash që vazhdon ende e nënë Ferdonijes për bashkëshortin dhe katër djemtë e humbur në luftë ka ngjallur emocione të forta të publikut brenda sallës në Beograd.

E jashtë saj një grumbull protestuesish kanë kundërshtuar shfaqjen e dokumentarit që dëshmon krimet e regjimit të Milosheviqit në vitin 1999, shkruan sot Koha Ditore.

“Dokumentari më ngjalli emocion, se unë jam nënë dhe e kuptoj shumë mirë vuajtjen që ka kjo grua. Dhimbjen e ndien çdo nënë dhe kjo nuk ka fare lidhje me nacionalizma apo përkatësi etnike”, ka qenë përshtypja e parë e Jelenas nga Beogradi, pas dokumentarit.

Forca të shumta policore nuk kanë lejuar hyrjen e protestuesve brenda hapësirës ku u shfaq dokumentari. Ata kanë qenë në numër më të madh se ditën kur u hap festivali. Për pasojë, pjesëmarrësit janë mbajtur më shumë se një orë brenda hapësirës, “Dorcol Platz Dobraciona 59”, derisa janë shpërndarë protestuesit nga policia serbe.

Dokumentari i realizuar nga Gazmend Bajri dhe Shkurte Dauti ka shpalosur 24-orëshin e Ferdonije Qerkezit dhe thirrjet e nënave të tjera për të zhdukurit e tyre, në edicionin e sivjetmë të Festivalit, “Mirëdita, dobar dan!”.

Filmi, xhirimet e të cilit kanë zgjatur rreth 2 vjet, nis dhe përfundon me vetminë e Ferdonijes, në shtëpinë-muze. Aty jeton e vetme, prej 27 marsit të vitit 1999, kur forcat serbe ia morën para syve familjarët. Heshtjen e dhomës e shoqërojnë vetëm kujtimet e familjarëve, të cilat Ferdonija i ruan me fanatizëm.

Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, të pagjetur ende konsiderohen 1 653 persona përfshirë shqiptarë, serbë e romë. Të vrarë nga lufta janë 13 mijë e 535 persona. Shqiptarët përbëjnë 10 mijë e 812, serbët 2 mijë e 197, kurse romët, boshnjakët, malazeztë dhe joshqiptarët e tjerë i përbëjnë 526 viktima

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 97
    Para se të flasim për secilin veç e veç, duhet theksuar fakti se janë të rralla edhe në botën me qytetërim të lartë, kur anëtarët e një familjeje hyn së bashku me historinë e lëvizjes kombëtare të një populli, siç është rasti me familjen e Qeriazëve. Prof. Dr. NEBI DERVISHI…
    Tags: të, në, dhe, për
  • 92
    Vdekja e Jezusit është ndër ngjarjet më të përfolura ndonjëherë, si dhe një ndër faktet historike më fascinuese. Madje edhe kritikët më të mëdhenj e pohojnë se vdekja e Jezusit në duart e ushtarëve romakë është një fakt i padiskutueshëm historik. Por pse u dënua Jezusi nga Nazareti me vdekje?…
    Tags: të, dhe, për
  • 92
    Ka përfunduar projekti i realizuar nga OJQ “Peja Lions Club” pas një pune 4- mujore për vlerësimin e gjendjes shëndetësore të syve të nxënësve dhe shpërndarjen e syzeve për nxënësit në 2 shkolla fillore, njëra në Pejë dhe tjetra në Istog. Në kuadër të këtij projekti, rreth 250 fëmijëve me…
    Tags: të, në, dhe, për, kanë
  • 91
    Instituti Arkeologjik i Kosovës nuk do ta realizojë planin e punës për vitin 2018 dhe mbi dhjetë projekte të planifikuara do të mbesin pa u përfunduar. Ky është “bilanci” që ka nxjerrë IAK-ja tre muaj pa përfunduar viti dhe për këtë shkakun e gjen te telashet me buxhet, shkruan sot…
    Tags: të, ka, në, për, dhe
  • 91
    Realizuar me mbështetjen e Bashkimit Evropian, me një përzgjedhje prej njëmbëdhjetë filmave të shkurtër e të gjatë nga regjisori serb Želimir Žilnik (Zhelimir Zhilnik), programi i filmit do të shfaqet nga data 3-27 korrik, çdo të mërkurë dhe të shtunë te Lumbardhi, bën të ditur fodnacioni “Lumbardhi” nga Prizreni. Përzgjedhja…
    Tags: të, dhe, në, nga
Comments