Informacione

Dhimbjet e ndryshme të barkut dhe sëmundjet shoqëruese

Dhimbjet e barkut janë shqetësimet më të shpeshta që referojnë pacientët tek mjeku. Shkaqet e dhimbjeve janë të ndryshme dhe vetëm mjeku mund t’i zbuloj ato, duke iu referuar simptomave që paraqet pacienti, lokalizimit dhe përhapjes së dhimbjes si dhe disa ekzaminimeve ndihmëse. Ndaj kur keni dhimbje barku duhet t’i drejtoheni një mjeku pasi ndonjëherë ato mund tu kushtojnë edhe jetën.

I ndjeri mjeku  Ilirjan Draçi ka ndarë më herët disa këshilla të vlefshme për dhimbjet e barkut, llojet dhe sëmundjet që I shoqërojnë ato.

“Dhimbjet e barkut ndahen në dhimbjë akute dhe kronike. Këtu ka shumë propbleme që ndërlidhen me njera-tjetrën. Dhimbjet akute nisin me një   dramë që i sëmuri nuk e ka pasur ndonjëhere tjetër. Mund të jetë në gjumë, në punë, duke lëvizur, duke parë tv, dhe papritur i sëmuri ndjen një patoloigji që nuk e ka patur ndonjëherë. Patologjitë akute të barkut janë shumë të rrezikshme. Në dhimbjet kronike janë shumë. Si skemë barku është i ndarë në 9 kuadrate. Aq shumë janë dhimbjet pasi çdo organ ka edhe problemet akute edhe kronike. Shkaktarët e dhimbjes mund të jetë patologjia që e jep këtë. tek apandesiti akut fillon nga infeksioni që vetë apandesiti nis gradualisht në krahun e djathtë, osë në formën atipike majtas etj. Do patur shumë kujdes tek dhimbjet akute. Ka shumë probleme kronike që mund të diskutosh, janë sëmundjte e zorrëve apo sëmundjet gjinekologjike në fund të barkut që duhen vlerësuar. Janë patologji në rrugët urinare apo pakreasit. Zgjerimi i sëmundjeve kronike të barkut është shumë i madh. Po flas për patologji që japin dhimbje pasi ka patologji të heshtura që nuk janë dhimbje, por acarohen me vonesë”.

Por, cilat janë sëmundjet që vuan pacienti bazuar në dhimbjen e lokalizuar?

‘Një dhimbje e lokalizuar në pjesën e sipërme djathtas, duhen specifikuar sëmundjet e temthit(gur në tëmth). Ajo është me e shpeshta . Vijnë veshka e djathtë dhe kolika renale.  Dhimbja duhet diferencuar. Është një kolikë renale e djathtë, është një kolikë hepatike(dhimbje e mëlçisë), është një patologji tjetër akute e pazbuluar. Më pas ajo diferencohet dhe nga përvoja e mjekut specialist sepse dhimbja është me temperature, ka zverdhje të syrit etj.

Një dhimbje qëndër por pjesën e sipërme, në këtë zonë mund të fillojë një hepatit viral  pa e kuptuar fare me dhimbje. Këtu mund të fillojë një ulçere e re.  Mund të fillojë një performacion i stomakut(që është dhimbja akute dhe është urgjencë). Pra, çarja e mureve të stomakut si pasojë e performacionit të ulçerës. Stomaku ka tre shtresa. I kalon të tre shtresat. Janë edhe gastritet akute dhe kronike. Këtu manifestohen edhe dhimbjet e pankreasit. Është një zonë që janë edhe tumoret, që mund të jenë të stomakut apo pjesës së sipërme që lidhet stomaku me ezofagun. dhimbje mund të japin edhe mjekimet. Vetë mjeku mund të mos e dijë që ka pasur dëmtime në stomak pacienti(kortizoni, ibubrofeni, aspirina mund të shkaktojnë hemoragji të rënda në stomak) . Kjo është zonë që ka shumë diagnoza dhe do një trajtim shumë të kujdesshëm.

Në pjesën e majtë është shpretka dhe veshka e majtë. Kaq majtas, dhimbje mund të japi pankreasi në formë brezi. Mund të jenë patologji të zorrës së trashë(tumor) apo tumoret mbiveshkore. Ka më pak patologji dhe diferencohen më kollaj.

Dhimbje e lokalizuar në të dy krahet ose njërin krah. Këtu jemi poshtë mëlçisë. Mund të jenë dhimbje që japin guri në ureter. Në krahun e djathtë ne kemi edhe apandesitin dhe dhimbja apandesitit mund të fillojë kaq i maskuar. Në fazën fillestare nuk tregon shenja. Këtu janë edhe patologji të tjera. Janë probleme të zorrës së trashë që mund të jenë tumoret. Janë edhe infeksionet që janë diagnozstikuar dhe të padiagnostikuar. Ka pasur raste që dhimbje  në këtë pjesë të barkut, mund të japin edhe alergjitë e pajustifikuara.

Dhimbja rreth kërthizës. Këtu duhet patur shumë kujdes pasi grumbullohen shumë patologji që janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën. Fillojnë që me pakreasin, ulçeran, tumoret, sindroma e zorrës së irrituar, mund të ketë dhimbje pankreasi, mund të ketë edhe patologji të tjera. Është një zonë ku përmblidhen shumë patologji.

Në zonën djathtas poshtë. Këtu mund të jetë një apandesit qoftë në formën fillestare apo të agravuar. Mund të jenë patologji të zorrës së trashë(tumoret). Duhet patur pak kujdes pasi duke qënë shumë poshtë, tek gratë nuk përjashtohen edhe problemet gjinekologjike. Kemi patur raste kur kemi bërë të tëra ekzaminimet dhe na ka munguar një eko gjinekologjike dhe ka dalë tumor, me probleme të tjera të uterusit

Në zonën e poshtme qendër janë tumoret apdominale,  kolitet spasike, sëmundje të tjera inflamatore. Mund të jetë karcinomë(tumor)nësë kanë filluar edhe metastazat. Në këtë zonë mbushet me metastaza, nga tumore të ndryshme. Këtu duhet future edhe vlerësimi i traktit urinar, vezikës, papilomat dhe problemet gjinekologjike.

Në zonën e poshtme, majtas. Këtu kemi formën e apandesitit retosekal.Raste të rralla janë por do pasur shumë kujdes. Interesante është që pacientët kanë shumë dhimbje në këtë krah dhe janë të sëmurë që zakonisht vuajnë nga hemorroidet”.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 91
    Ndikimi i pajisjeve elektronike në shëndetin tonëShumica e njerëzve sot jetojnë në një  lumë radiofrekuencash të emetuara nga teknologjitë me valë të të gjitha llojeve,  nga telefonat inteligjentë tek tabletët, monitorët e bebeve, televizorët, pajisjet smart dhe shumë të tjera. Sipas  ekspertëve, ekspozimi  i vazhdueshëm  ndaj këyre  pajisjeve, mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin…
    Tags: të, dhe, në, një, që, informacione
  • 91
    Ushqimet ketogjenike-çfarë duhet dhe nuk duhet të hamëDieta ketogjenike është një regjim ushqimor me pak karbohidrate, me shumë yndyra të mira dhe me proteina të moderuara. Është një dietë efikase jo vetëm në rënien nga pesha por ndihmon dukshëm në sëmundjen e Epilepsisë, Alzheimerit, Parkinsonit, Migrenës, sëmundjet kardio-vaskulare, dislipidemitë dhe diabet. Në një intervistë për TV7 Albania, nutricionistja…
    Tags: të, në, dhe, që, një, informacione
  • 87
    Tërmeti trondit Turqinë, thirrje për lutje dhe ndihmë!Mëngjesin e sotëm një tërmet i fuqishëm ka goditur Turqinë juglindore, pranë kufirit me Sirinë, duke vrarë më shumë se 500 njerëz dhe duke bllokuar mijëra të tjerë. Lëkundjet fatale zgjatën rreth një minutë dhe u ndjenë deri në Qipro, Egjipt dhe Liban. Shërbimi Gjeologjik i SHBA tha se tërmeti…
    Tags: dhe, të, në, një, janë, informacione
  • 87
    Ndikimi i anemisë tek gratë shtatzëna dhe foshnjaAnemia gjatë shtatzanisë është mjaft e shpeshtë. Gjinekologu Shkëlqim Balili thekson rëndësinë e kontrollit të gjakut që në fazën e prekoncepsionit, po ashtu edhe gjatë shtatzanisë. Në një intervistë dhënë për TV7 Albania, mjeku flet për dy aspekte të rëndësishme të ekzaminimit të anemisë. “Mjeku kryen ekzaminimin objektiv dhe subjektiv. Në…
    Tags: të, në, dhe, që, një, informacione
  • 86
    Anemia gjatë shtatzanisë!Anemia gjatë shtatzanisë është mjaft e shpeshtë. Ajo vërehet në mbi 40% të grave shtatzëna. Gjinekologu i mirënjohur shqiptar, Shkëlqim Balili thekson rëndësinë e kontrollit të gjakut që në fazën e prekoncepsionit, po ashtu edhe gjatë shtatzanisë. Në një intervistë dhënë për TV7 Albania, Balili thekson se mbetet i rëndësishëm përdorimi…
    Tags: të, në, që, dhe, mund, informacione
Comments