Kulturë

Dikur sëmundja gati ia pamundësoi shkollimin, tani boton librin “Guxo”

Ditë më parë ka dalur nga shtypi libri i parë me poezi i autores së re nga Kosova, Blerina Murtezi, i titulluar “Guxo”. Libri është prodhim i shtëpisë botuese “Atunis”.

Përmes këtij libri, autorja shfaq veten dhe gjithçka në të cilën ajo beson, ëndërron e shpreson.

“Ky libër më përfaqëson mua, kujtimet dhe dhimbjet, humbjen e më të shtrenjtit tim vëllaut, e që nga ajo humbje mora forcë e guxim të shkruaj për çdo gjë që kalova e çdo sfidë që përjetova. Dhimbja as nuk pushon as nuk ndalon por ajo të bën saqë ti edhe vrapon”, shprehet autorja.

Libri “Guxo” shtjellon tema të ndryshme dhe synon të trokasë në ndërgjegjen e shoqërisë sonë mbi dukuri e situata të ndjeshme nëpër të cilat kalon secili njeri nëpër faza të ndryshme të jetës, përfshirë këtu edhe humbjen e më të dashurve, por edhe guximin e tejkalimit të sfidave me të cilat na përballë jeta, ashtu siç e përballi autoren e librit, e cila tash e disa vite vuan nga Distrofia Muskulare, sëmundje kjo që e ka lënë në karrocë.
Edhe përkundër të gjitha sfidave dhe vuajtjeve, Blerina është ngritur për të mos u rrëzuar më kurrë, e ka shndërruar dhimbjen në forcë e forcën në art, kurse artin e ka vënë në shërbim të forcimit dhe komunitetit dhe shoqërisë.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 87
    Ka filluar kremtimi i Javëve të Frankofonisë në Kosovë, aktivitet ky që kremtohet çdo vit në muajin mars, në më shumë se 70 vende të botë. Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës si koordinatore vendore e Frankofonisë në Kosovë, së bashku me përfaqësitë diplomatikë të Francës, Belgjikës, Luksemburgut, Zvicrës…
    Tags: të, në, dhe, që
  • 86
    Që nga 17 shkurti i këtij viti kur edhe Kosova shënoi ditëlindjen e saj të dhjetë, Muzeun e Kosovës e kanë vizituar mbi 7 mijë vizitorë, ku një numër i konsiderueshëm prej tyre janë turistë të huaj. Kështu ka bërë të ditur drejtori i Muzeut të Kosovës, Skënder Boshtrakaj në…
    Tags: të, në, dhe, që
  • 86
    Edicioni i 17-të i festivalit të filmit që mbahet parvjetshëm në Prizren “ DokuFest”, këtë vit do të mbahet në datat 3-11 gusht. Drejtoresha e këtij festivali, Nita Deda, në konferencën e parë për media të këtij edicioni, ka shpalosur informacione rreth programit të festivalit që këtë vit trajton si…
    Tags: të, në, dhe, që
  • 85
    Këta qytetarë kanë ardhur që të vizitohen tek mjekët amerikanë të cilët kanë ardhur në Gjakovëdhe po kryejnë sherbime falas. Ky është një projekt i realizuar në mes të “Operacionit Shpresë e Ripërtërirë” nga SHBA, komunës së Gjakovës gjegjësisht drejtorisë për shëndetësi dhe mirëqenie sociale dhe bashkëisë ungjillore “Kisha Rilindja…
    Tags: të, dhe, në, nga, që
  • 85
    Gjergj Kastrioti-Skënderbeu mbetet figura më emblematike e historisë kombëtare shqiptare, simbol i unitetit dhe përfaqësues i denjë i kombit shqiptar. Kështu u tha në manifestimin “Ditët e Skënderbeut”, me rastin e 550- vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeu, organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Fakulteti i Edukimit dhe…
    Tags: të, në, dhe, që
Comments