Kulturë

Dita Botërore e Poezisë

Që nga viti 1999, 21 marsi është shpallur nga UNESCO si Dita Botërore e Poezisë. Vendimi i marrë në kongresin e 30-të të kësaj agjencie, zhvilluar në Paris, ka si objektiv kryesor mbështetjen e diversitetit linguistik përmes shprehjes poetike.

Në të njëjtën kohë, caktimi i një dite ndërkombëtare për poezinë bëhet edhe me qëllimin për t’i kthyer kësaj gjinie të letërsisë funksionin e saj të parë, traditën gojore.

Ndërsa në kohët antike, në Greqinë e lashta poemat e Homerit mësoheshin përmendësh nga aedët dhe recitoheshin kryesisht në ambiente publike tashmë duket se poezisë i ka humbur ky tipar i vet kryesor.

Në këtë mënyrë UNESCO kërkon që përmes recitaleve të ndryshme, përmes takimeve poetike dhe mbrëmjeve artistike të krijojë një urë lidhjeje mes poezisë dhe formave të tjera të artit si teatri, kërcimi, muzika, piktura etj. e në të njëjtën kohë të mbështesë poetët e rinj, t’i promovojë ato dhe të krijojë një imazh tërheqës për poetin, që shpeshherë shihet si dikush që nuk është më në modë.

Dita Botërore e Poezisë është konceptuar si një ftesë për të reflektuar mbi fuqinë e gjuhës dhe zhvillimin e plotë të kapaciteteve kreative të secilit prej nesh. Për këtë arsye UNESCO bën thirrje për zhvillimin e aktiviteteve kulturore në nivel lokal e ndërkombëtar në institucione publike e private duke përfshirë këtu shkolla, bashki, muzeume, shoqata kulturore, shtëpi botuese etj.

Para caktimit të 21 marsit, si Dita Botërore e Poezisë, ishte 15 tetori që kremtohej në të gjithë botën me aktivitete të larmishme letrare, pasi ai përkonte me ditëlindjen e poetit epik romak, Virgjil. Në disa vende kjo traditë e të festuarit në muajin tetor vazhdon të ruhet ende.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 92
    Fondacioni Biberaj përmes një njoftimi bën të ditur mbështetjen me 2.5 milionë dollarë amerikanë të programit MIP të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, për të ndihmuar profesionistët shqiptarë që synojnë të ndjekin studime pasuniversitare në Shtetet e Bashkuara. Fondacioni Biberaj, i themeluar dy vjet më parë, në 50-vjetorin e vendosjes së…
    Tags: të, në, për
  • 91
    Ekspozitë emocionale e ka quajtur prezantimin e tij të parë në vendin e tij të lindjes, artisti shqiptar i njohur ndërkombëtarisht, Sislej Xhafa. Lidhur me këtë projekt të madh artistik, Xhafa pati sot një paraqitje para publikut bashkë me kuratorin e ekspozitës së titulluar “Të dua pa e ditur”, raporton…
    Tags: të, në, për
  • 90
    Drejtori i Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Prishtinës, Yll Rugova, dje përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar për të arriturat përgjatë gjashtë muajve të parë të drejtorisë të cilën ai e drejton, shkruan KultPlus. Përveç të tjerash ai ka treguar për shumën që ka siguruar kjo…
    Tags: të, në, për
  • 89
    Midis urimeve e shpresës për prosperitet të shqiptarëve dhe ankesave për mosunifikim të Abetares e gjendjes jo të mirë të objektit ku është mbajtur Kongresi i Manastirit, është shënuar Dita e Alfabetit. Në 110-vjetorin e përfundimit të ngjarjes që në nëntor të vitit 1908 përcaktoi shkronjat me të cilat shkruhet…
    Tags: të, në, për
  • 88
    Nënkryetari i Komunës, Faruk Mujka, ka pritur në një takim drejtuesin eKishës Protestante Ungjillore “Fjala” në Vushtrri, pastorin Banush Elezi, i cili është përgjegjës edhe për Kishën në Mitrovicë, me të cilin ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe për disa çështje që epreokupojnë anëtarësinë e kësaj Kishe. Nënkryetari Mujka, i ka thënë pastorit…
    Tags: të, në, për
Comments