Kulturë

Dita e Alfabetit – festë e thirrje për unifikim midis shqiptarëve

Midis urimeve e shpresës për prosperitet të shqiptarëve dhe ankesave për mosunifikim të Abetares e gjendjes jo të mirë të objektit ku është mbajtur Kongresi i Manastirit, është shënuar Dita e Alfabetit.

Në 110-vjetorin e përfundimit të ngjarjes që në nëntor të vitit 1908 përcaktoi shkronjat me të cilat shkruhet shqipja, Manastiri, Shkupi e Dibra kanë festuar. Tetova ka protestuar. Në Prishtinë për këtë ditë s’ka pasur ngjarje të organizuara nga institucionet shtetërore, shkruan sot Koha Ditore.

Orët e mbrëmjes kanë mbledhur udhëheqësit e Shqipërisë, Kosovës e të Maqedonisë në objektin e Filarmonisë së Maqedonisë. Para koncertit të këtij institucioni, me solist violinistin me nam, Shkëlzen Doli, udhëheqësit shqiptarë e kanë vlerësuar Kongresin e Alfabetit si një ngjarje që shkon përtej përcaktimit të germave të shqipes.

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, në cilësinë e nikoqirit, ka thënë se Kongresi i Manastirit, për çështjet që diskutoi e zgjidhi dhe si një nga tubimet më të gjera e më përfaqësues nga përbërja e tij, me të drejtë vlerësohet si Kuvendi më i rëndësishëm kombëtar në historinë politike e kulturore të shqiptarëve në fillim të shekullit XX. Sipas Xhaferit, vendimet e Kongresit përbëjnë një nga shtyllat e rëndësishme që ndihmuan në ngritjen në një shkallë më të lartë të kulturës e të arsimit shqiptar, por edhe të konsolidimit të mëtejshëm në drejtim të zhvillimit dhe përparimit të shqiptarëve.

Në fjalën e tij, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se është kënaqësi që në këtë përvjetor jubilar në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë u miratua Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe si vullnet i përbashkët për bashkëjetesë për të gjithë qytetarët e këtij vendi.

E presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se 110 vjet më parë rilindësit shqiptarë në Kongresin e Manastirit përcaktuan alfabetin e gjuhës shqipes. Sipas tij, ata kujtohen si njerëz që jo vetëm që kanë caktuar se cilat shkronja do të përdorim, por edhe se cilit klub të kombeve do t’i përkasin shqiptarët e shtetet e tyre. Pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, sipas Thaçit, Kongresi ishte ngjarja më e rëndësishme për shqiptarët.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka thënë se kjo ditë është e rëndësishme për shqiptarët. Ai ka uruar të pranishmit për Ditën e Alfabetit.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Nga: Driton Krasniqi Mund të ngjajë që një pjesë e konsiderueshme e njerëzve edhe mund të mos jenë në dijeni se liria fetare shtrihet mu në zemër të demokracisë amerikane. Amendamenti i parë i Kushtetutës së SHBA-së përcakton orientimin shtetëror se Kongresi nuk do të themelojë asnjë religjion dhe nuk…
    Tags: të, në, për
  • 100
    Ekspozitë emocionale e ka quajtur prezantimin e tij të parë në vendin e tij të lindjes, artisti shqiptar i njohur ndërkombëtarisht, Sislej Xhafa. Lidhur me këtë projekt të madh artistik, Xhafa pati sot një paraqitje para publikut bashkë me kuratorin e ekspozitës së titulluar “Të dua pa e ditur”, raporton…
    Tags: të, në, për
  • 100
    Fondacioni Biberaj përmes një njoftimi bën të ditur mbështetjen me 2.5 milionë dollarë amerikanë të programit MIP të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, për të ndihmuar profesionistët shqiptarë që synojnë të ndjekin studime pasuniversitare në Shtetet e Bashkuara. Fondacioni Biberaj, i themeluar dy vjet më parë, në 50-vjetorin e vendosjes së…
    Tags: të, në, për
  • 100
    Festivali ndërkombëtar i muzikës tashmë ka rezervuar datat për edicionin e radhës. Mbrëmjet muzikore të “DAM”-it sivjet shtrihen prej 29 marsit e deri më datën 3 të muajit prill. Nëpërmjet programit muzikor festivali do ta shënojë 100-vjetorin e përfundimit të Luftës Botërore, duke mëtuar të bëjë thirrje për paqe në…
    Tags: të, në, për
  • 100
    Nënkryetari i Komunës, Faruk Mujka, ka pritur në një takim drejtuesin eKishës Protestante Ungjillore “Fjala” në Vushtrri, pastorin Banush Elezi, i cili është përgjegjës edhe për Kishën në Mitrovicë, me të cilin ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe për disa çështje që epreokupojnë anëtarësinë e kësaj Kishe. Nënkryetari Mujka, i ka thënë pastorit…
    Tags: të, në, për
Comments