LAJMET E FUNDIT

Ditën e Fëmijëve Policia e Kosovës e shënon me aktivitete

Dita Botërore e Fëmijëve po shënohet me një sërë aktivitetesh në sheshet e kryeqytetit. Për këtë ditë, Policia e Kosovës u ka treguar fëmijëve se sa të rëndësishëm janë ata për Policinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, u tha fëmijëve se asnjëherë nuk ka pasur audiencë më të mirë, derisa shtoi se ky aktivitet tregon se sa është e përkushtuar policia ndaj përkujdesjes së gjithë qytetarëve por në veçanti të fëmijëve.

“Ne e dimë që fëmijët e Kosovës detyrohen të kërkojnë lëmoshë në rrugë, por ne jemi të përkushtuar për t’i kthyer ata në bankat shkollore”, tha ai.

Kelani shtoi se Policia e Kosovës është 24 orë në dispozicion për t’iu ofruar siguri dhe mbështetje.

E për fëmijët Policia e Kosovës ka bërë edhe disa aktivitete të tjera, duke përfshirë vallëzim, kënd të leximit.

Ndryshe, fëmijëve në shesh po iu shpërndahet edhe produkte të qumështit vendor, të organizuar nga shoqatat e qumështit, USAID dhe të tjerë.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 78
    Të dielën, më 11 qershor, në Kosovë mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në të cilat marrin pjesë 26 subjekte politike të të gjitha komuniteteve. Në një intervistë për Zërin e Amerikës kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se synim i partisë së tij është zhvillimi ekonomik, barazia…
    Tags: të, në, për
  • 67
    Prishtinë, 19 maj – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka nënshkruar në emër të Qeverisë, Memorandumin me Bashkimin Evropian, përkatësisht Zyrën e BE-së në Kosovë, i cili ka për qëllim monitorimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 qershorit nga një mision vëzhgues shumë…
    Tags: të, për, në
  • 66
    Zyra e Rinisë Evropiane të Kosovës ka kërkuar përsëri nga liderët e partive politike që në listat e kandidatëve për zgjedhje parlamentare që do të mbahen në qershor të ketë sa ma shumë kandidatë të rijnë në moshë përkatësisht nën moshën 28 vjeçare. Kryetari i Rinisë, Avdullah Hasani ka kërkuar…
    Tags: të, në
  • 66
    Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, në një intervistë për gazetën greke Kathimerini, gjatë vizitës në Greqi, ka folur për zhvillimet në Kosovë, rajon si dhe për marrëdhëniet e Kosovës me Greqinë. Ministri Hoxhaj ka thënë se njohja e Kosovës nga shteti grek do të shënonte një…
    Tags: në, të, për, ka, kosovës
  • 63
    Prishtinë, 1 qershor – Në ambientet e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), kryesuesi Nehat Idrizi i shoqëruar nga disa anëtarë të Këshillit, priti sot një delegacion të nivelit të lartë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë së Shqipërisë (KLD), kryesuar nga presidenti i Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar i Këshillave Gjyqësorë…
    Tags: të, në
Comments