Kulturë

Dizajnerët nga Kosova në ekspozitën e unifikimit të Koreve

Tre studentë nga Kosova kanë arritur të bëhen pjesë e ekspozitës “Beyond Peace 2018 DMZ Art & Design” në Kore të Jugut duke përfaqësuar artin kosovar me punimet e tyre.

Fazile Berisha, ka aplikuar me dy posterë të temës ekologjike të titulluar “Hazardous Field” dhe “Hazardous Planet”, studenti Bajram Sylejmani, ka apiluar me një poster të temës ekologjike të titulluar “Green Energy” dhe studenti tjetër Besnik Rexhaj ka aplikuar me dy posterë të temës ekologjike të titulluar “Day of the better planet” dhe “Day of the dead planet”.

Vlen të theksohet se të lartpërmendurit sapo kanë mbaruar studimet e vitit I-rë në Kosovo Art Academy në departamentin e Dizajnit grafik dhe Multimedias.

Ekspozita ndërkombëtare “Beyond Peace 2018 DMZ Art & Design” është inicuar menjëherë pas pajtimit të dy Koreve, asaj Jugore dhe Veriore. Organizuar nga komuniteti i dizajnerëve në esencë kjo ekspozitë ka pasur disa kategori tematike si: Paqja, Uniteti, Liria dhe Ekologjia.
Ndërsa në thirrje gjithashtu kishte shpjegimin se Koreja e Jugut, e cila është thurrur nga 155 milje tela me gjemba për 65 vjet pas marrëveshjes së armëmbajtjes në vitin 1953, tani duhet të hiqet tela me gjemba dhe të gjejë formën e saj origjinale. Imazhi që ju si dizajner do të dërgoni anembanë botës është për të mirën e unifikimit të Koresë.
Hwang Mansok dhe Byoung II Sun janë profesorë në universitetet e artit në Seul dhe të njëjtët kanë bërë selektimin e punimeve.

Ekspozita do të qëndroj e hapur për një muaj dhe gjithashtu do të rihapet në disa qytete të Koresë Jugore.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Iniciativa qytetare me projektin Parku Kulturor “Ali Podrimja” në Gjakovë, e cila ka nisur këtë vit edicionin e dytë të aktiviteteve kulturore, me synim edukimin dhe inspirimin e komunitetit përmes shfaqjeve filmike, muzikore dhe arteve tjera, ka të planifikuar një vikend mjaft intensiv programatik. Të përkrahur nga Culture for Change…
    Tags: të, në, dhe
  • 100
    Sopranoja kosovare Elbenita Kajtazi, e cila po bën karrierë në Gjermani, do të bëhet pjesë e një projekti muzikor pak më ndryshe se ato të mëparshmet. Do të ngjitet në skenë me emra të mëdhenj të skenës së muzikës klasike botërore. Bashkë me dirigjentin e njohur amerikan Kent Nagano e…
    Tags: të, në, dhe
  • 100
    Në MoMA – Muzeun e Artit Modern të New Yorkut, prej 15 korrik 2018 deri më 13 janar 2019 do të shfaqet ekspozita: Toward a Concrete Utopia: Architecture in Yugoslavia, 1948–1980 (Drejt një Utopie Betoni: Arkitektura në Jugosllavi, 1948 – 1980). Arkitektja kosovare Patrisa Pruthi, studente e dalluar e “The…
    Tags: të, në, dhe
  • 100
    Në duart e Nënës Tereze kam përjetuar dhe shprehur bashkëpunimin mes Zotit dhe njeriut”. Don Lush GJERGJI Kaluan- të mos them, “fluturuan” dymbëdhjetë vite nga kalimi në amshim i Mikut, Vëllait, Krijuesit, Skulptorit, Artistit të mirënjohur dhe të dashur, prof. AsimLokaj. Kujtimi për të, zgjon në mua shumë ndjenja, përjetime,…
    Tags: dhe, të, në
  • 100
    Galeria Kombëtare e Kosovës ka njoftuar se kuratori i 16-të i Bienalit të fotografisë “Gjon Milit” është João Ribas. João Ribas është shkrimtar dhe kurator bazuar në Porto. Ai më parë ishte drejtor i Muzeut të Arteve Bashkëkohore Serralves, Porto, ku gjithashtu mbajti postin e zëvendësdrejtorit dhe kuratorit të lartë…
    Tags: të, dhe, në
Comments