Kulturë

“DokuFesti” me 90 filma të kohës dhe inovativë

“Të kohës, të rëndësishëm dhe inovativë, do t’i përshkruaja disa nga filmat e programit garues të sivjetmë”, ka thënë Veton Nurkollari, drejtor artistik i “DokuFestit”, për programin garues të këtij viti. Ekipi i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër ka publikuar të hënën programin e plotë garues për edicionin e 19-të. Janë gjithsej 90 filma të cilët vijnë nga 51 vende të botës dhe do të konkurrojnë në 8 seksione garuese. Risi e këtij viti është programi i ri garues “TRUTH” për filmat mes zhanrit të dokumentarëve dhe gazetarisë hulumtuese. Në anën tjetër regjisorja Dea Gjinovci me filmin e saj “Wake Up on Mars” ka bërë histori. Për herë të parë një film i një regjisoreje kosovare është bërë pjesë e garës ndërkombëtare për dokumentarë të gjatë.

Këtë vit temë e “DokuFestit” është “Transmisioni” dhe sipas organizatorëve, përmes saj në shumë mënyra do të vihet në pah transicioni nëpër të cilin po kalon shoqëria, teksa kuptohet që bota dhe çdo gjë po transformohet shumë shpejt. Për shkak të pandemisë, edicioni i sivjetmë është bartur në sferën digjitale dhe do të mbahet nga 7 deri me datën 25 gusht, në një platformë online të krijuar enkas për këtë edicion, në bashkëpunim me “Festival Scope” dhe “Shift72”. © KOHA. 

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Kroacia me mbështetje shëndetësore për KosovënMinistri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, gjatë vizitës së tij zyrtare në Zagreb, është pritur sot nga ministri i Shëndetësisë së Kroacisë, Milan Kujundzic, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net. Ismaili dhe Kujundzic diskutuan për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e shëndetësisë, në veçanti rreth ndihmës që ky shtet…
    Tags: të, në, për, dhe
  • 100
    Kongresi i Manastirit, i vitit 1908 ishte Kongresi i unifikimit të një alfabeti të gjuhës shqipeKongresi i Manastirit, Kongresi i unifikimit të një alfabeti të gjuhës shqipe është tubimi i dijetareve shqiptarë më 14 nëntor deri më 22 nëntor të vitit 1908 në Manastir, në qendrën e atëhershme të Vilajetit për përcaktimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Gjendja gjatë zhvillimit te letërsisë shqipe ishin hartuar…
    Tags: të, në, dhe, për
  • 100
    Albin Kurti uron për KrishtlindjeMiq të krishterë, gëzuar! Sot në mbrëmje shumë kisha në të gjithë botën do të mbajnë meshën për lindjen e Krishtit, shumë urime do të shkëmbehen, e fëmijët do të marrin dhurata. Mes tyre edhe bashkëkombasit tanë katolikë, ortodoksë, protestantë e ungjillorë shqiptarë, në Ballkan apo diasporë. Po ashtu, shumë…
    Tags: të, për, dhe, në
  • 100
    “Vendbanimet e Kosovës...” për njohjen e shumanshme të venditNjë leksikon akademik mbi gjeografinë rurale të Kosovës do të jetë i qasshëm për studiues e lexues të interesuar. Rezultat i një angazhimi të gjerë prej 36 bashkëpunëtorësh profesionalë, leksikoni “Vendbanimet e Kosovës – Tabloja fizike-hapësinore, demografike dhe funksionale, Vëllimi II – vendbanimet rurale A-LL” është vazhdim i projektit të…
    Tags: të, për, në, dhe
  • 100
    Kontributi i familjes Qiriazi ne ngritjen e vetëdijes kombëtarePara se të flasim për secilin veç e veç, duhet theksuar fakti se janë të rralla edhe në botën me qytetërim të lartë, kur anëtarët e një familjeje hyn së bashku me historinë e lëvizjes kombëtare të një populli, siç është rasti me familjen e Qeriazëve. Prof. Dr. NEBI DERVISHI…
    Tags: të, në, dhe, për
Comments