Kulturë

“DokuFesti” sjell arritjet kulmore të botës kinematografike

Se “DokuFesti” tashmë është destinacion i filmbërësve botërorë, dëshmia e radhës është edhe edicioni i 18-të. Prej të premtes Prizreni do të shndërrohet në kryeqendër të filmit, përderisa aty do të jenë edhe filma emrash të njohur, fitues çmimesh, si ai “Oscar”. Do të sjellë arritjet kulmore të kinematografisë, por misioni nuk përfundon me kaq. Festivali ndërkombëtar i filmit të shkurtër dhe dokumentar, sivjet synon të depërtojë edhe në lagjet periferike të qytetit dhe ka një arsye për këtë, shkruan sot Koha Ditore.

Mbi 280 filma dokumentarë, si dhe një përzgjedhje e veçantë e filmave të shkurtër dhe të kinemasë eksperimentale, që vijnë nga 40 shtete të ndryshme, do të jenë pjesë e programeve garuese dhe atyre speciale. Do të ketë edhe punëtori, program të muzikës, panele dhe masterklase të ndryshme.

Detaje si këto janë dhënë të hënën në konferencën për media të mbajtur në Prishtinë. Aty është folur edhe për temën e sivjetme – e vërteta. Në një vit dhe në një botë të dominuar nga histeria e lajmeve të rreme, “DokuFest” i bashkohet diskutimit mbi atë se çfarë është e vërtetë dhe çfarë është e rreme, dhe mënyrën se si kjo ndikon tek të gjithë. Kjo do të arrihet përmes një programi të filmave radikalë, dhe me një numër folësish që do të diskutojnë nocionin e së vërtetës, si në kinema ashtu edhe në botë dhe përmes një programi të ekspozitave, ligjëratave nga artistë të ndryshëm, punëtori, si dhe performancave muzikore.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e koncentroi në Prekaz, në zemrën dhe kokën e UÇK-së duke i bërë asaj një rrethim të hekurt. Ajo që do të ndodhë në fillimet e marsit të vitit 1998 do të jetë…
    Tags: të, dhe, në
  • 100
    Rezultate të shumta të testeve vite me radhë e kanë ranguar Kosovën në mesin e shteteve me sistem të dobët arsimor. Ndryshimi i kurrikulave nëpër shkolla e universitete, prezantimi i platformave që ofrojnë mundësi për të rinjtë që ta zhvillojnë mendimin kritik dhe zgjerojnë horizontin, konsiderohen të domosdoshme. Kontribuues në…
    Tags: të, në, dhe
  • 100
    Në duart e Nënës Tereze kam përjetuar dhe shprehur bashkëpunimin mes Zotit dhe njeriut”. Don Lush GJERGJI Kaluan- të mos them, “fluturuan” dymbëdhjetë vite nga kalimi në amshim i Mikut, Vëllait, Krijuesit, Skulptorit, Artistit të mirënjohur dhe të dashur, prof. AsimLokaj. Kujtimi për të, zgjon në mua shumë ndjenja, përjetime,…
    Tags: dhe, të, në
  • 100
    Shtatorja e Nënë Terezës, me gjatësi 161 cm, është vendosur ditët e fundit në Kishën e Shën Marisë në Trsat të Rijekës, në Kroaci. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Shtetit Shqiptar për Diasporën, Pandeli Majko. Në ceremoninë e përurimit të kësaj shtatoreje, të organizuar nën kujdesin e…
    Tags: të, në, dhe
  • 100
    Galeria Kombëtare e Kosovës ka njoftuar se kuratori i 16-të i Bienalit të fotografisë “Gjon Milit” është João Ribas. João Ribas është shkrimtar dhe kurator bazuar në Porto. Ai më parë ishte drejtor i Muzeut të Arteve Bashkëkohore Serralves, Porto, ku gjithashtu mbajti postin e zëvendësdrejtorit dhe kuratorit të lartë…
    Tags: të, dhe, në
Comments