Uncategorised

Duajeni Zotin! Duajini të tjerët!

Dhe të keni para së gjithash një dashuri të madhe për njeri tjetrin, sepse “dashuria do të mbulojë një shumicë mëkatesh.”- 1 e Pjetrit 4 : 8

Jezusi e përsëriti tri herë tek (Gjoni 13:34-35). Do ta gjeni dhjetëra herë në Dhiatën e Re të Biblës. Është një frazë e vogël që përshkruan diçka që njerëzit e kanë të vështirë ta bëjnë, por ndjekësit e Jezusit supozohet të njihen prej saj.

E keni idenë se për  kë frazë po flas? Është fraza: Duajeni njëri-tjetrin. Të gjithë bien dakord se të duash Perëndinë është e rëndësishme. Por a jeni ndalur të mendoni se për shkak se Perëndia është dashuri (1 Gjonit 4:7), të duash Perëndinë do të thotë të duash njerëzit? Të gjithë njerëzit e Tij.

Njerëzit që Jezusi i zgjodhi për të qenë të parët që do të mësonin prej Tij ishin dishepujt e Tij. Disa prej tyre nuk do të kishin pranuar kurrë të ishin në të njëjtën dhomë me njëri-tjetrin – Mateu ishte një taksambledhës i romakëve, të cilët mashtronin njerëzit. Dhe përballë Mateut ishte Simoni Zeloti. Emri i tij na bën të besojmë se ai mund të ishte  ndonjë hebre fanatik që përçmonte romakët. Të 12 dishepujt  ishin kaq të ndryshëm nga njëri-tjetri, saqë në të natyrshmen e tyre nuk do ta kishin dashur kurrë njëri-tjetrin.

Pra, ne e duam njëri-tjetrin jo sepse mendojmë njësoj për politikën, bërjen ose mosbërjen e vaksinave  ose diferencimeve teologjike, por sepse Ai na deshi i pari (1 Gjonit 4:19). Jezusi tregoi se ne duam, “jo bazuar në përputhshmërinë tonë me të tjerët, por për shkak të asaj që na bashkon”.

Dashuria është prova, siç shprehet qartë 1 Gjonit 4:12: « Po të  duam njëri-tjetrin, Perëndia qëndron në ne.»

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 95
    Gjej kënaqësi në Zotin!Fjala kënaqësi do të thotë “të fitosh kënaqësi, përmbushje dhe lumturi të madhe”. A nuk është ky lloji i marrëdhënies që dëshironi me Zotin – një marrëdhënie në të cilën ju dhe Ai kënaqeni në praninë e njëri-tjetrit? Epo, edhe Zoti e dëshiron atë lloj miqësie  dhe e vetmja mënyrë…
    Tags: të, uncategorised
  • 93
    Re’eh – (Shikoni)“Zoti dëshiron t’i bekojë fëmijët tuaj me prezencën dhe mirësinë e tij” Leximi i kësaj jave fillon me një deklaratë për kohët e vështira që ka kaluar Izraeli; megjithatë, Zoti bën gjithashtu një deklaratë ngushëlluese për një ndryshim të mrekullueshëm që po vjen mbi njerëzit. Duke folur se si Zoti…
    Tags: të, uncategorised
  • 93
    A përputhet e brendshmja juaj me të jashtmen tuaj?…mbretëria e Perëndisë është përbrenda jush (në zemrat tuaja). – Luka 17:21 Ndonjëherë ne do të donim që gjërat të ndryshojnë por nuk jemi të gatshëm të bëjmë atë që nevojitet për t’i ndryshuar. Kishte kohë në jetën time kur mërzitesha shumë për rrethanat e mia. Doja që Perëndia t’i…
    Tags: të, uncategorised
  • 91
    10 mënyra se si të organizohesh në mënyrë efektivePastaj u tha atyre: “Kini kujdes dhe ruhuni nga kopracia, sepse jeta e njeriut nuk qëndron në mbushullinë e gjërave që zotëron“. A ndihesh sikur je i shpërndarë në shumë drejtime: duke u përpjekur që të jesh një grua, një nënë, një drejtuese automjeti, duke u përpjekur që të mbash…
    Tags: të, uncategorised
  • 91
    Si të jesh një nënë beqare e suksesshme?Luiza, e cila për disa vite shërbeu si asistente administrative e burrit tim dhe aktualisht është Drejtoreshë e Medias së Guidelines, ka vajza binjake, të cilat tani janë të rritura. Për shumë vite, si nënë beqare, Luiza kishte përgjegjësi të dyfishta të kujdesej për fëmijët dhe të siguronte për to.…
    Tags: të, uncategorised
Comments