Duke bërë të mirën…..
Galatasve 6:9-10
Ka të paktën dy lloje pritjesh. Nganjëherë ne presim në mënyrë pasive – ndërsa jemi në makinë, në telefon ose në një radhë në aeroport. Por mund të presim edhe aktivisht – fundjavën, verën, daljen në pension. Zakonisht vazhdojmë punën tonë ndërsa presim për këtë kohë të lirë dhe rifreskuese.
Këto përvoja ngjyrosin kuptimin tonë për refrenin e Dhiatës së Vjetër për të “pritur Zotin” (për shembull, në Psalmin 131:3). Me anë të Sofonias, Vetë Perëndia i thotë Izraelit: “Më prit” (Sofonia 3:8). Çfarë lloj pritjeje është kjo?
Ndonjëherë mund të duket pasive, si pritja në radhë. Por në përgjithësi, pritja jonë për Perëndinë është lloji i pritjes që bën një kopshtar. Mbjell fara dhe vazhdon të punojë ndërsa pret të korrat. Pali i inkurajon galatasit ta bëjnë këtë gjë—të vazhdojnë të punojnë ndërsa presin. “Të korrat po vijnë,” thotë ai, “le të mos lodhemi duke bërë të mirën.”
Dhe zemra e kësaj pune, thotë Pali, është të zbatojmë premtimet e ungjillit aty ku jemi. “Prandaj sa të kemi rast,” vazhdon Pali, “le t’u bëjmë mirë të gjithëve” (Galatasve 6:10). Të bësh mirë vjen natyrshëm kur besojmë premtimet e ungjillit për të ardhmen. Ndërsa presim kthimin e Zotit, le të kërkojmë mundësi për të qenë një bekim për të tjerët. Dhe mund të besojmë se Perëndia do të jetë besnik për të sjellë një korrje “në kohën e vet” (Galatasve 6:9).
Related Posts
- 100
- 100Romakëve 8:28 është një nga vargjet më madhështorë në të gjithë Shkrimin. Është mahnitës në madhështinë e tij, në bujarinë dhe gjithëpërfshirjen e madhësisë së tij. Nga ky premtim i mrekullueshëm, e dimë se Perëndia po bën që të gjitha rrethanat tona të bashkëveprojnë për të mirën tonë—”të mirën e atyre…
- 100
- 97
- 97