LAJMET E FUNDIT

Dy qytetet kosovare që e pinë më së shumti çajinFranca ia bën të qartë Serbisë se s’ka BE pa një marrëveshje me Kosovën

Ambasadori francez në Beograd, Frederic Mondoloni, ka thënë se Franca është shet mik i Serbisë dhe se miqtë e thonë të vërtetën, e ajo është se nuk do të ketë integrim të Serbisë në BE pa marrëveshje për Kosovën.

“Franca është shtet mik i Serbisë, dhe mes miqve thuhet e vërteta. Kështu, mendoj se presidenti Vuçiq dhe Qeveria e Serbisë e dinë, dhe e di se edhe populli serb po ashtu e din, se nuk do të ketë integrim të Serbisë në BE pa marrëveshje për Kosovën”, ka thënë Mondoloni në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve “FoNet”.

Ai ka sqaruar se stabiliteti rajonal duhet të ruhej, duhet të ndërtohet një paqe e qëndrueshme dhe duhet të plotësohen kushtet për pranim në BE, e ndër to është kapitulli 35 në bisedimet me BE-në.

“Për në marrëveshja e Brukselit e vitit 2013 është shumë e rëndësishme, por duhet që Beogradi dhe Prishtina të zotohen”, ka thënë ambasadori francez, transmeton Koha.net.

Mondoloni ka bërë thirrje që t’i shkohet deri në fund dialogut me Kosovën, ndërsa e ka përshëndetur edhe dialogun e brendshëm në Serbi për të marrë parasysh mendimin e secilës palë për këtë temë.

“E di se ka qenë e paraparë ndërmarrja e disa hapave të rëndësishëm, por kjo tani ka dalë jashtë rendit të ditës me vrasjen e tmerrshme të Oliver Ivanoviqit”, ka thënë Mondoloni, ndërsa kërkon që dialogu me Kosovën të vazhdojë sa më shpejtë që të jetë e mundur.

“Kjo është më shumë se kusht. Populli serb nuk do të duhej që të zgjidhte çështjen e Kosovës për të kënaqur BE-në, por për të ardhmen e tyre, në atë mënyrë që paqja të mbretërojë në rajon, që të ketë aktivitetet ekonomike dhe se fëmijët tanë dhe tuaj të mund të thonë se rrugët e së kaluarës janë prapa nesh”, u shpreh ai.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 90
    Festimet e sotme në Kosovë me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë, në mënyrë të pashmangshme na sjellin në mend përpjekjet e mëdha që çuan deri te kjo ngjarje. Në këto përpjekje, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë perëndimorë luajtën një rol vendimtar. Më 24 mars 1999, aleanca ushtarake…
    Tags: të, në, dhe, për
  • 87
    Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, iu ka bërë thirrje deputetëve të Kosovës që ta ratifikojnë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi dhe t’i gëzojnë qytetarët që kanë mbetur të izoluar. Më 15 janar, Kuvendi i Kosovës kthehet në punë pas pushimit dimëror. Të hënën, Komisioni parlamentar për Punë…
    Tags: të, për, në, që, dhe
  • 86
    Nuk ka mbetur shumë kohë në dispozicion të liderëve të vendit që t’i vënë fundin çështjes së demarkacionit me Malin e Zi, për t’i hapur rrugë liberalizimit të vizave. Para se projektligji të mbërrijë në Kuvend, e që pritet të bëhet javën e ardhshme, partneri i koalicionit qeverisëse, PDK-ja, ka…
    Tags: të, në, për, ka, se
  • 85
    Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Nikki Haley deklaroi se Uashingtoni po përpiqet fort që të gjitha vendet ta njohin Kosovën në Kombet e Bashkuara. Haley i bëri komentet gjatë pritjes së organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Nju Jork dhe Dhoma Amerikane në Kosovë, ku ishin…
    Tags: të, në, dhe, se, që
  • 84
    Festivali i Muzikës Popullore “Fest Flaka” ka përmbyllur edicionin e sivjetmë të Manifestimit Shumëkulturor “Flaka e Janarit”, manifestim me të cilin identifikohen gjilanasit. Hapjen e Festivalit e ka bërë Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit, i cili ka theksuar se sivjet ky manifestim është mbajtur në nderim të kryeheroit shqiptar, Gjergj…
    Tags: të, në, që, për, dhe, ka
Comments