Kulturë

Dyshja Çeku-Bouchkov në lojë virtuoze për harmoni perfekte

Kur energjia pozitive gërshetohet me virtuozitetin dhe ndjeshmërinë, rezultati nuk ka se si të mos jetë pozitiv.

Sidomos kur në skenë bëhen bashkë dy muzikantë siç janë kitaristi i njohur kosovar Petrit Çeku dhe violinisti i njohur belg, Marc Bouchkov, shkruan sot “Koha Ditore”. E ndanë skenën në Prishtinë. Hapën edicionin e 17-të të festivalit ndërkombëtar të Prishtinës “ReMusica”.

Në një program me vepra të kompozitorëve të ndryshëm që kërkojnë lojën me virtuozitet, ndjenjë e pasion, shpalosën artistllëk të plotë. Mbrëmjen e nisën me “Cantabile”, nga Niccolò Paganini, e cila përshkruhet si shembull perfekt i veprës së ndarë në tri pjesë.

Në këtë udhëtim melodik, dyshja virtuoze shëtitën publikun që mbushi përplot sallën e Bibliotekës Universitare në kryeqytet. Numri i madh i të pranishmëve, një pjesë e të cilëve u detyruan të uleshin në tokë e të tjerë të qëndrojnë në këmbë, e bëri hapësirën të duket edhe më intime. Kjo shkonte mjaft mirë me reflektorët e kuq që ishin vendosur në skenë, duke sjellë edhe më energji në skenë. Ani pse nxehtësia në këtë hapësirë bëhej e padurueshme, ishin tingujt e sjellë me emocion ata që i dhanë kuptim mbrëmjes.

Me këtë mbrëmje muzikore me shumë emocion nisi mbarë edicioni i 17-të i festivalit ndërkombëtar të Prishtinës “ReMusica”, i cili do të zgjasë deri më datën 2 qershor..

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    OJQ “ETEA” dhe Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës kanë hapur minibibliotekën në Kampusin Universitar të Prishtinës. Drejtori i ETEA-s, Agron Ahmeti, tha se kanë rifilluar punën me hapjen e minibibliotekave të lagjeve pas sulmeve që u janë bërë. Ai tregoi se kjo është minibiblioteka e 7-të që po hapet…
    Tags: të, në, që
  • 100
    Ja ku janë pesë çelësa se si të thyejmë skllavërinë nga mëkati në jetën tonë. Agjërimi Një mik përgjegjës Mik lutje I qëndrueshëm në Fjalë… Agjërimi Profeti Isaia, duke shkruar për agjërimin e duhur dhe duke e krahasuar me arsyet e gabuara për agjërim (Isaia 58:3-5), shkroi, “Agjërimi që më…
    Tags: të, në, që
  • 100
    Prishtinë, 16 mars - Nuk ndodh fort shpesh që një artist të sfidohet deri në atë masë që brenda hapësirës së një galerie të fusë mbeturina. Agron Blakçori me kuratorin Mehmet Behluli e kanë bërë këtë gjë. Në pjesën qendrore është rikrijuar fotografia që artisti e kishte realizuar në lagjen…
    Tags: të, në, që
  • 100
    Siç kemi dëgjuar të thuhet, lumturia është një udhëtim jo një destinacion. Të gjithë ne jemi të ndryshëm. Ne vijmë nga vende e rrethana të ndryshme dhe kemi interes për gjëra  që janë të ndryshme. Por ka diçka universale, që e kërkojmë të gjithë, pavarësisht se cilët jemi, ajo është…
    Tags: të, që, në
  • 100
    Numra e doreza dyersh, mure e rrugë, ndërtojnë rrëfimin bardhezi. Nëpërmjet fotografive flet nostalgjia e një artisti që Prishtinën – qytetin e tij të lindjes – s’e ka parë për 28 vjet. Rruga “Pablo Neruda” dallohet në fotografinë që në sfond kap gjysmën e një shtëpie. Të tjera pasqyrojnë detaje…
    Tags: në, të, që
Comments