LAJMET E FUNDIT

E hëna dhe e marta të freskëta, pastaj kthehet përsëri i nxehti

Instituti Hidrometeorologjik, përmes një komunikate për media ka njoftuar për parashikimin e motit për pesë ditët e para të javës, transmeton Koha.net.

Dita e hënë dhe e martë parashihen të jenë relativisht të freskëta, më tej mbi vendin tonë do të vijnë masat e ajrit me origjinë nga Afrika të cilat do të ndikojnë dukshëm në rritjen e temperaturave maksimale, por gjithnjë në vlerat e normales të kësaj periudhe.

Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 24-33 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi deri 8m/s.

Facebook Comments

Share This:

Comments