Inkurajime

E vërteta që ju bën të lirë!

Çelësi për të qënë i lirë nga mëkati është rinovimi i mendjes me Fjalën e Perëndisë.

Gjoni 8:12-34

Farisenjtë e refuzuan Jezusin edhe pse Ai po thoshte të vërtetën. Por të njerëzit e tjerë e dëgjuan dhe besuan, siç e shohim në pasazhin e sotëm. Zoti u tha atyre: “Nëse do të qëndroni në fjalën time, jeni me të vërtetë dishepujt e mi;do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t’ju bëjë të lirë.”(Gjoni 8: 31-32). Megjithatë, shumë njerëz menduan se Ai po u ofronte liri nga shtypja politike romake apo edhe nga të gjitha problemet e kësaj jete. Por kjo nuk është aspak ajo që donte të thoshte Jezusi. Ai po ofronte lirinë nga mëkati.

Kur besojmë të vërtetën e ungjillit dhe i drejtohemi Shpëtimtarit për shpëtim, çlirohemi nga dënimi i mëkatit, që është dënimi i përjetshëm. Por a e dini se e vërteta e Perëndisë gjithashtu na çliron nga fuqia e mëkatit edhe tani? Edhe pse do të vazhdojmë të luftojmë me tundimin edhe  pasi jemi shpëtuar, në ne jeton forca e Krishtit për t’i rezistuar dhe për ta mposhtur atë.

A ndiheni robër të dëshirave tuaja mëkatare? Siç tha Jezusi, qëndrimi në Fjalën e Perëndisë është çelësi i lirisë së vërtetë. Mbusheni mendjen tuaj me të vërtetën e Tij dhe mëkati do ta humbasë fuqinë e tij mbi ju – sot dhe në përjetësi.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 94
    Prit në ZotinRri në heshtje para Zotit dhe prite atë; mos u hidhëro për atë që i shkojnë mbarë punët e veta, për njeriun që ndjek planet e tij të këqija. (PSALMI 37:7) Unë kam nevojë të dëgjoj nga Perëndia çdo ditë, dhe dëshiroj të dëgjoj prej Tij në lidhje me gjithçka. Për…
    Tags: të, dhe, në, për, inkurajime
  • 94
    Të luftosh në gjunjë!Në këtë epokë në të cilën emocionet kanë më shumë peshë se faktet, Perëndia i ka thirrur bijtë e Tij që të qëndrojnë në të Vërtetën e Tij. Por nuk mund të luftojmë për të Vërtetën me forcën – ose me urtësinë tonë. Lexoni Juda 1:20-25. A njihni dikë që beson…
    Tags: të, dhe, për, në, inkurajime
  • 94
    Besimtarët janë shenjtëruar për t’i shërbyer Zotit!Le të lexojmë pjesën e fundit të Torës të kësaj jave ku Kohanimët u shenjtëruan për të shërbyer. Një përkushtim i ngjashëm ndodh me çdo besimtar kur ai ose ajo pranon Yeshua-n dhe merr Frymën e Shenjtë – sepse edhe ai është i shenjtëruar për t’i shërbyer Zotit. Në kapitullin…
    Tags: të, për, dhe, në, inkurajime
  • 94
    Lavdërimi në betejat shpirtërore!Jemi në luftë të vazhdueshme shpirtërore kundër Satanit. Ai përpiqet të skllavërojë trupin tonë me varësi dhe të ndryshme, mendjet tona me herezi dhe dyshime paralizuese, shpirtrat tanë me faj dhe turp. Ai kërkon të na vjedhë gëzimin, të përçajë familjet tona dhe të shkatërrojë marrëdhëniet tona me Jezu Krishtin…
    Tags: të, për, dhe, në, inkurajime
  • 94
    Të lirë nga FajiMeqënëse Jezusi vdiq në kryq për mëkatet tona, ne mund të ndjekim vullnetin e Perëndisë, pa peshën e fajit dhe turpit. 1 Pjetrit 2:22-25 Faji mund të përkufizohet si shqetësim në shpirtin e një personi për një mëkat të qëllimshëm dhe të ndërgjegjshëm. Mund ta gjejmë këtë ndjesi që në…
    Tags: të, dhe, për, nga, në, inkurajime
Comments