Uncategorised

E vërteta që ju bën të lirë!

Çelësi për të qënë i lirë nga mëkati është rinovimi i mendjes me Fjalën e Perëndisë.

Gjoni 8:12-34

Farisenjtë e refuzuan Jezusin edhe pse Ai po thoshte të vërtetën. Por të njerëzit e tjerë e dëgjuan dhe besuan, siç e shohim në pasazhin e sotëm. Zoti u tha atyre: “Nëse do të qëndroni në fjalën time, jeni me të vërtetë dishepujt e mi;do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t’ju bëjë të lirë.”(Gjoni 8: 31-32). Megjithatë, shumë njerëz menduan se Ai po u ofronte liri nga shtypja politike romake apo edhe nga të gjitha problemet e kësaj jete. Por kjo nuk është aspak ajo që donte të thoshte Jezusi. Ai po ofronte lirinë nga mëkati.

Kur besojmë të vërtetën e ungjillit dhe i drejtohemi Shpëtimtarit për shpëtim, çlirohemi nga dënimi i mëkatit, që është dënimi i përjetshëm. Por a e dini se e vërteta e Perëndisë gjithashtu na çliron nga fuqia e mëkatit edhe tani? Edhe pse do të vazhdojmë të luftojmë me tundimin edhe  pasi jemi shpëtuar, në ne jeton forca e Krishtit për t’i rezistuar dhe për ta mposhtur atë.

A ndiheni robër të dëshirave tuaja mëkatare? Siç tha Jezusi, qëndrimi në Fjalën e Perëndisë është çelësi i lirisë së vërtetë. Mbusheni mendjen tuaj me të vërtetën e Tij dhe mëkati do ta humbasë fuqinë e tij mbi ju – sot dhe në përjetësi.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 97
      Perëndia është me ne. Kjo është e vërteta e parë dhe më e mrekullueshme e Krishtlindjes. PERËNDIA ËSHTË ME NE. Bibla thotë, “Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne” (Gjoni 1:14).  Ne nuk kemi bërë asgjë për të arritur tek Perëndia por në Krishtin, Perëndia vjen tek ne.…
    Tags: të, dhe, në, për, uncategorised
  • 96
    Përurohet dega kosovare e Ambasadës Ndërkombëtare Krishtere në Jeruzalem, Kosova edhe njëherë dëshmon harmoninë e shkëlqyer ndërfetare, si vlerë e rrallë në botëHapja solemne e degës kosovare të Ambasadës Ndërkombëtare Krishtere në Jeruzalem, Kosovës i jep edhe një ngjyrim më shumë në harmoninë e nuancave fetare ekzistuese në Kosovë. Kjo ngjarje e cila u zhvillua të shtunën, në ambientet e Hotelit Sirius në Prishtinë, tregon edhe njëherë për bashkëjetesën e shkëlqyer të feve…
    Tags: në, të, dhe, për, edhe, uncategorised
  • 93
    Si mund të kesh një gjumë të ëmbël në një botë të pasigurt?Fjalët e urta, kapitulli 3, vargjet 23 deri në 26. Dëgjoni këtë premtim, kur kemi frikën e Zotit dhe kur marrim dituri prej Tij. Bibla thotë: “Atëherë do të ecësh i sigurt në rrugën tënde dhe këmba jote nuk do të pengohet. Kur do të biesh për të fjetur, nuk…
    Tags: të, në, dhe, uncategorised
  • 92
    Në Bruksel do të mblidhet për herë të parë komisioni i përbashkët për të pagjeturitNë Bruksel sot do të mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët për të pagjeturit. Kryetari i komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Andin Hoti deklaroi të hënën se takimi i 15 janarit ka për qëllim përcaktimin e planit të punës për seancat e ardhshme, si dhe adresimin e…
    Tags: të, për, në, uncategorised
  • 92
    Fuqia për të ndërtuar dhe shkatërruar!Pavarësisht nga të gjitha gjërat që jemi në gjendje të kontrollojmë me anë të shkencës dhe teknologjisë moderne, ka ende një gjë mbi të cilën nuk kemi kontroll—dhe kjo është fuqia e gjuhës sonë. Jakobi përdor disa metafora të përshtatshme për të ilustruar fuqinë e gjuhës: “Ja, edhe anijet, edhe…
    Tags: të, dhe, për, në, uncategorised
Comments