Kulturë

Ec Ma Ndryshe: Lumbardhi, hapësirë publike për të gjithë

Sot është finalizuar iniciativa ‘’Lumbardhi, hapësirë publike për të gjithë’’ e konceptuar nga pjesëmarrësit e Shkollës së Aktivizimit Urban në kuadër të projektit “Rikthimi i Qytetit’’.

Kjo iniciativë ka për qëllim të kontribuojë në pasurim përmbajtjesorë të hapësirave të përbashkëta të Kino Lumbardhit përmes bibliotekës së hapur, posterave informues lidhur me historikun e Lumbardhit si dhe shtuarjen e hapësirave gjelbëruese. Këto komponente do të ndihmojnë hapësirën e përbashkët të Kino Lumbardhit të jetë e përshtatshme për shfrytëzim nga të gjitha grupet e komunitetit, e veçanërisht të të rinjve.

Ideja për krijimin e një bibliotekë të hapur është dhënë gjatë Modulit 1 të Shkollës së Aktivizimit Urban, të mbajtur në muajt prill – maj të këtij viti, gjatë së cilës të rinjtë pjesëmarrës të shkollës kanë pasur rastin të aftësohen lidhur me principet e aktivizimit urban. Ndër të tjera kjo iniciativë është konceptuar që të ndërlidh në vete thirrjen për dhurimin e librave nga ana e qytetarëve, përzgjedhjen e dizajnit të elementeve të shtuara në hapësirat e Lumbardhit si dhe përzgjedhjen e posterëve informues.

Gjatë thirrjes së hapur për dhurimin e librave, qytetarët me vullnetin e tyre për të pasuruar bibliotekën e Kino Lumbardhit dhe për të ndihmuar realizimin e kësaj iniciative të buruar nga nxënësit e ShAU, kanë arritur të grumbullojnë 116 tituj. Librat e dhuruar u takojnë disiplinave të ndryshme, përfshirë këtu sociologjinë, historinë, gjeografinë, psikologjinë, teologjinë, artin bashkëkohorë, arkitekturën etj.

EC Ma Ndryshe falënderon publikisht Afijete Xërxa, Aida Kastrati, Ali Kryeziu, Arian Pulaj, Elmedina Dorambari, Enes Toska, Ilirjana Qollaku, Iljaz Morina, Valizake Elshani, Valtida Shukriu Marseli, Veron Dobroshi, Xhafer Baxhaku për kontributin e tyre me fondin e dhuruar të librave. Po ashtu EC inkurajon qytetarët, e posaçërisht të rinjtë, që të vijnë të shfrytëzojnë këtë bibliotekë dhe potencialisht të zgjerojnë numrin e titujve përmes dhurimit të librave tjerë.

Kjo iniciativë do të përcillet me iniciativat e radhës të dizajnuara në kuadër të ShAU. Veprimet e propozuara trajtojnë çështje të caktuara të komunitetit në qytet, dhe u takojnë fushëveprimeve të ndryshme me fokus në hapësirat publike.

Shkolla e Aktivizimit Urban është pjesë e projektit ‘’Rikthimi i Qytetit’’ që në mënyrë specifike synon të avokojë për gëzimin e plotë të së drejtës mbi qytetin përmes një sërë platformash të aktivizimit. Nëpërmjet Shkollës së Aktivizimit Urban, projekti ofron një platformë edukimi dhe aktivizimi qytetar për të rinjtë, duke transformuar nxënësit e shkollave të mesme në qytetarë politikisht aktivë dhe social.

Projekti “Rikthimi i qytetit – E Drejta mbi Qytetin për grupet e nën përfaqësuara të komunitetit në Prizren” përkrahet financiarisht nga National Endowment for Democracy.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Sot hapet edicioni i 20-të i Panairit të Librit “Prishtina 2018” Sot në Prishtinë hapet edicioni i 20-të i Panairit të Librit “Prishtina 2018”, ku pritet të marrin pjesë më shumë se 100 shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe diaspora. Sipas organizatorëve, ky edicion është jubilar pasi përkon me…
    Tags: të
  • 100
    Oda Ekonomike Amerikane u ka dërguar shkresë të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës ku ka shprehur shqetësimet lidhur me iniciativën për heqjen e ndalesës për importin e veturave më të vjetra se dhjetë vjet. Kjo odë thotë se një ndryshim i tillë do të rriste nivelin e ndotjes së…
    Tags: të
  • 100
    Ambasada e Amerikës në Prishtinë ka reaguar ndaj deklaratave të liderëve kosovarë, të cilët kanë thënë se iniciative e tyre për Gjykatën Speciale do të dëmtojë marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në. Javë më parë krerët kosovarë kishin filluar një iniciativë për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, iniciativë kjo që…
    Tags: të
  • 93
    Prishtinë, 6 korrik – “Unë do të jem pasqyra juaj që reflekton zjarrin, perëndinë, yjet, dashurinë, bukurinë, monstrumin, botën, inatin, fëmijën, gënjeshtrën, dhimbjen, mua, në ty”. Ky është mesazhi që do të përcjellë edicioni i 17-të i festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest”. Mesazhi i bashkëngjitet temës…
    Tags: të
  • 90
    Pak më shumë se gjysmë viti e kanë në dispozicion autoritetet e Kosovës dhe ato të Serbisë, për të mbërritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese, në kuadër të asaj që e kanë cilësuar fazë përfundimtare të dialogut. Kjo meqë marrëveshja synohet të mbërrihet në kuadër të mandatit aktual të…
    Tags: të
Comments