Kulturë

“Ekokultura” dhe “Arterren” zbërthejnë dialogun e njeriut me natyrën

Vlerat e trashëgimisë kulturore materiale, shpirtërore dhe natyrore të Kosovës vihen në pah nëpërmjet një libri dhe ekspozite, produkt i hulumtimit të gjatë të sociologut Shemsi Krasniqi.

Ai thotë të ketë prekur skaje të vendit për të dokumentuar prej peizazheve, simboleve të gravuara në gurë, festave popullore e riteve e deri te një pjesë e trashëgimisë dhe etnografisë që i ka paraqitur në librin e titulluar “Ekokultura: Natyra në kulturën popullore shqiptare”, shkruan sot “Koha Ditore”.

I shtrirë në dhjetë kapituj, libri i përuruar të hënën në bibliotekën kombëtare “Pjetër Bogdani” sjell jetën reale nga terreni, duke përshkruar gjetjet e tij dhe lidhjet mes natyrës e njeriut në kulturën shqiptare. Për të vizualizuar krejt këtë material ka hapur edhe ekspozitën “Arterren: 2007-2017”. Në hollin e Bibliotekës, pas përurimit të librit, publiku ka pasur mundësi të udhëtojë nëpër vendet e pasuritë që i ka hulumtuar Krasniqi.

Në “Ekokultura” sociologu bën analizën e përmbajtjeve që lidhen me vlera e koncepte që shprehin mënyrën për ta kuptuar dhe prezantuar natyrën në kulturën popullore shqiptare. Në këtë studim ai mëton që të bëjë njohje të rendit etik të sjelljes shqiptare në përgjithësi, derisa fokusohet në terrene të ndryshme duke i vrojtuar ato.

Sociologu Anton Berishaj ka thënë se autori qysh në fillim të librit paralajmëron se lidhja e kulturës me natyrën është e shumëfishtë si mënyrë jetese dhe se kultura parasheh forma të ndryshme të ndërveprimit me natyrën. Ndërsa punën e tij Berishaj e ka konsideruar të guximshme.

Antropologu Arsim Canolli ka thënë se ajo që Krasniqi ka sjellë është testament i jetës kulturore të njeriut të truallit të Kosovës, prej parahistorisë e deri më sot.

Sociologu Ibrahim Berisha ka thënë se “Arterren” arrin të shpërfaqë në mënyrë unike karakteristikat gjeografike, etnografike, sociale dhe antropologjike të kulteve dhe ritualeve popullore në Kosovë që lidhen me natyrën.

Për antropologen Zanita Halimi, sociologu Krasniqi me këtë hulumtim ka dëshmuar se si etnologjia e antropologjia nuk mbesin vetëm disiplina të fjalëve, por marrin dimension tjetër si fusha ku përfshihet edhe ana vizuale…

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 96
    Përshkrimi dhe studimi i së folmes së fshatrave shqiptare të Ukrainës, për të cilën bie fjala më poshtë, ishte filluar që në çerekun e parë të shek. XX nga akademiku N. S. Derzhavin dhe ka vazhduar deri kohët e fundit, shkruan Aleksander Novik. Kontributin me vlerë në studimin linguistik të…
    Tags: të, në, dhe
  • 96
    Përshkrimi dhe studimi i së folmes së fshatrave shqiptare të Ukrainës, për të cilën bie fjala më poshtë, ishte filluar që në çerekun e parë të shek. XX nga akademiku N. S. Derzhavin dhe ka vazhduar deri kohët e fundit, shkruan Aleksander Novik. Kontributin me vlerë në studimin linguistik të…
    Tags: të, në, dhe
  • 94
    Ka filluar kremtimi i Javëve të Frankofonisë në Kosovë, aktivitet ky që kremtohet çdo vit në muajin mars, në më shumë se 70 vende të botë. Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës si koordinatore vendore e Frankofonisë në Kosovë, së bashku me përfaqësitë diplomatikë të Francës, Belgjikës, Luksemburgut, Zvicrës…
    Tags: të, në, dhe, që
  • 93
    Qeveria i ka identifikuar ngecjet që janë prezantuar në Raportin për Kosovën, i publikuar javën e shkuar nga Komisioni Evropian (KE), dhe është zotuar se shumicën e tyre do t’i adresojë sivjet. I kanë dalë saktësisht 254 “sfida” që kërkojnë trajtim urgjent, shkruan sot Koha Ditore. Që të gjitha janë…
    Tags: të, në, që, dhe, ka
  • 90
    Tetë muzikantë profesionistë ishin takuar krejt rastësisht në Vjenë. Shumica prej tyre vijnë nga vende të ndryshme të botës. Ata dallojnë për nga kombësia, gjuha e kultura. Por muzika i bashkon. E kur muzikantë prej Evropës, Azisë e Amerikës Jugore bëhen bashkë, është e qartë se edhe tingulli i tyre…
    Tags: të, në, dhe, që
Comments