Kulturë

Ekspozita e artistes kosovare tërheq artdashësit në Tiranë

Ekspozita e artistes kosovare, Flaka Haliti, në Galerinë Kombëtare të Arteve nga data 8 shtator deri më datë 24 shtator është vizituar nga 2197 vizitorë , njofton ATSH.

“Këtu – apo atje, është më atje” ka nxitur një interes të madh si për publikun shqiptar dhe për atë të huaj.

Flaka Haliti (1982, Prishtinë) jeton në Mynih, Gjermani. Pas studimeve të saj në Stadelschule në Frankfurt am Main, Gjermani, puna e saj ka eksploruar atë që është ndërmjet dhe që shkon përtej nocioneve të thjeshta që i mvishen përkatësisë dhe identitetit. Punët e saj janë ekspozuar në shumë institucione e bienale të njohura ndërkombëtare.

Në hapjen e ekspozitës kuratorja Leonie u shpreh më shumë mbi praktikën artistike të Flaka Halitit ndër vite, prezantimin e përmbledhjes së punëve të artistes fillimisht në Kunsthalle Lingen dhe më pas në Kunsthaus Hamburg, Gjermani, si edhe qasjen e saj në kurimin e kësaj ekspozite në Tiranë.

“Kjo ekspozitë që prezantohet tani në Galerinë Kombëtare të Arteve paraqet një lexim alternativ të objekteve, figurave dhe materialeve të ndryshme duke e transformuar sallën e ekspozitës në një hapësirë ku publiku vendos në jetë veprat sipas imagjinatës së tyre individuale. Titulli “Këtu- apo atje, është më atje” reflekton këtë skepticizëm të përgjithshëm ndaj përkufizimeve të ngurta mbi hapësirën. Duke lexuar këtë titull, publiku mbetet në mëdyshje, sepse refuzohet çdo lokalizim. Pra, ku jemi ne? Në një sallë ekspozitash në Tiranë, Shqipëri. Por, a luan një rol të caktuar vendi ku prezantohet ekspozita? Mos ndoshta vepra e artit duhet të kuptohet kudo, pavarësisht vendit ku ekspozohet?”, tregoi kuratorja.

Kjo ekspozitë është realizuar në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor Shqipëri-Kosovë, dhe çdo vit do të ketë nga një prezantim të artistëve nga Kosova në Galerinë Kombëtare të Arteve.

Ekspozita u hap më datë 7 shtator, dhe do të qëndrojë e hapur për publikun deri më datë 9 nëntor.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 97
    Kosova e mrekullueshmeVendi i vogël i Ballkanit padrejtësisht nënvlerësohet. Ai ka natyrë grandioze, njerëz mikpritës dhe kulturë mahnitëse. [Ky shkrim u botua në numrin më të ri të revistës zvicerane «Weltwoche»]. Së fundi, në një ndejë, ia nisa muhabetit me një të panjohur. Kur i tregova se kam qenë për pushime në…
    Tags: të, në, dhe, një
  • 96
    Historia e KrishtlindjesKrishtlindja është si një festë e shenjtë fetare dhe një fenomen global kulturor dhe komercial. Për dy mijëvjeçarë, njerëzit në mbarë botën e kanë vëzhguar atë me tradita dhe praktika të cilat janë të natyrës fetare dhe sekulare. Të krishterët festojnë Ditën e Krishtlindjeve si përvjetorin e lindjes së Jezusit…
    Tags: të, në, dhe, një
  • 96
    Çfarë po i thotë Zoti botës përmes Coronavirusit?Kjo ishte tema e tre programeve që u regjistruan kësaj jave në valët e Radio 7. Këtu janë disa pyetje dhe përgjigje nga programet. Ju lutemi merrni kohë për të shikuar këto vargje dhe t'i lexoni ato me zë të lartë për të përfituar për veten dhe familjen tuaj. Zoti…
    Tags: të, dhe, në
  • 95
    Me “besa-besë” para 121 vitesh filloi punimet Lidhja e PejësNë fund të shekullit 19-të tokat e banuara me shqiptarë u vunë përsëri në rrezik kur fqinjët ballkanikë të shqiptarëve filluan aktivisht të ndeshen për të marrë pjesë nga territori i Maqedonisë, kontest që do të shpinte drejt Luftërave Ballkanike. Territori i Kontestueshëm përfshinte edhe katër vilajetet shqiptare. Patriotët shqiptar…
    Tags: të, në
  • 95
    Pema e KrishtlindjesPemët e Krishtlindjes janë bërë një simbol mbarëbotëror për paqen dhe gëzimin e mirë. Ata janë në qendër të një prej tubimeve më të mëdha të familjes të vitit. Dhe fetë e të gjitha formave dhe madhësive e shndërrojnë atë si diçka shpirtërore dhe kuptimplote për besimet e tyre. Ndërsa…
    Tags: të, dhe, një, në
Comments