Kulturë

Ekspozita e Petrit Halilajt në Madrid

Një botë të re e ka pasqyruar artisti kosovar, Petrit Halilaj, nëpërmjet ekspozitës së hapur në Pallatin e Kristaltë në Madrid të Spanjës.

“Një korb dhe uraganet që nga vendet e panjohura rikthejnë erëra të njerëzve të dashuruar”, është titulli i ekspozitës që gërsheton privaten me publiken, raporton KOHA.

Ekspozita e artistit kosovar ka zënë vend në objektin e ndërtuar në vitin 1887 dhe është organizuar nga muzeu “Reina Sofia”.

Artisti ka krijuar një mjedis miqësor për vizitorët, por edhe për zogjtë dhe krijesat që jetojnë në parkun “Retiro” ose kalojnë nëpërmjet tij.

Halilaj në hapje të ekspozitës ka thënë se lidhja e tij me zogjtë ka nisur në kohën e luftës midis Serbisë dhe Kosovës mes viteve 1998-99.

“Kur jetoja si refugjat me familjen time, i shikoja zogjtë me shpresë. Për mua, ata trupëzonin lirinë e lëvizjes që nuk e kisha në atë kohë, por që e dëshiroja tepër. Zogjtë i kalonin kufijtë gjeografikë që njerëzit nuk mund t’i kalonin. Prandaj doja të isha zog. Përgjatë punës sime, zogjtë kanë qenë prezentë dhe janë rikthyer gjithmonë, si një metaforë e shumë gjërave”, ka thënë Halilaj.

Lulet e mëdha që zbukurojnë folenë, janë rezultat i punës së përbashkët me partnerin e tij të jetës, artistin Álvaro Urbano.

“Sa u përket raporteve, secila lule në këtë kopsht sjell një moment të rëndësishëm të lidhjes sime 9-vjeçare me Alvaron. Për shembull, lulja e verdhë këtu, është lulja e parë që Alvaro më ka dhuruar gjatë muajit të parë kur ne jemi takuar, në vitin 2012”, tha ai.

Ekspozita e Halilajt është e para që organizohet nga Muzeu “Reina Sofia”, pas pauzës për shkak të pandemisë së virusit COVID-19.

“Janë interesante për mua edhe të gjitha pyetjet pas COVID-19 rreth të qenit minoritet dhe i izoluar në shoqëri apo rreth pamundësisë për të shprehur dashurinë, ose prekjen fizike. Para COVID-19, si minoritet je dashur t’ua shpjegosh njerëzve se si është ndjenja e të qenit të izoluar. Tani që kemi hapur ekspozitën, është e kjartë se si të gjithë po e bashkëndajmë problemin e izolimit”, shprehet Halilaj.

Halilaj e përfaqësoi Kosovën në debutimin në Bienalen Ndërkombëtare të Artit në Venecia, në edicionin e 55-të në vitin 2013.

Ai ka paraqitur veprat e tij në ekspozita personale në muze dhe qendra të rëndësishme artistike.

Ekspozita e Petrit Halilajt në Muzeun e Kristaltë, do të qëndrojë e hapur deri më 28 shkurt të vitit 2021. © KOHA. 

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Llapashtica fiton në garën “Wiki Loves Monuments” me foton e kishës së NovobërdësFotografi Arben Llapashtica është fitues i “Wiki Loves Monuments” në Kosovë, si pjesë e garës ndërkombëtare të fotografive të monumenteve të trashëgimisë kulturore. Në garën që ka për qëllim dokumentimin e monumenteve me rëndësi për kulturën dhe trashëgiminë e shteteve në Wikipedia dhe në internet, Llapashtica fitoi me një fotografi…
    Tags: të, në, ka, për, që, është, dhe
  • 100
    “Java e Evropës” për diversitet me artin që thyen izolimin edhe virtualishtEvropa, e gati krejt bota i kanë mbyllur kufijtë si pasojë e masave të marra për parandalimin e virusit COVID-19. Por muzika është ajo që s’i përfill rregullat. Edhe virtualisht bashkon artistët. Një “shkelje” e këtillë po bëhet edhe gjatë “Javës së Evropës”, e cila qëllim parësor ka manifestimin e…
    Tags: të, në, që, është, për, dhe, ka
  • 98
    Arta Dobroshi nderohet nga Franca si zë shprese e paqejeÇmimeve e dekoratave të nivelit botëror të aktores Arta Dobroshi i është shtuar edhe një tjetër. Nga e marta ajo është “Kalorëse e Arteve dhe Letrave”. Bëhet fjalë për një nga dekoratat më të larta që e ndan shteti francez për të shpërblyer individët që janë dalluar përmes krijimtarisë së…
    Tags: të, në, ka, për, që, dhe
  • 95
    Promovohet libri “Bllaca – dhimbja e lirisë” nga Emin AzemiËshtë promovuar libri “Bllaca – dhimbja e lirisë”, i publicistit Emin Azemi. Ky libër është vlerësuar si i veçantë dhe u tha se po vjen në kohën e duhur për të dëshmuar gjenocidin dhe krimet serbe që kanë ndodhur në Kosovë. Autori i librit, Emin Azemi tha se ky libër…
    Tags: të, në, që, dhe, për, është
  • 95
    Kontributi i familjes Qiriazi ne ngritjen e vetëdijes kombëtarePara se të flasim për secilin veç e veç, duhet theksuar fakti se janë të rralla edhe në botën me qytetërim të lartë, kur anëtarët e një familjeje hyn së bashku me historinë e lëvizjes kombëtare të një populli, siç është rasti me familjen e Qeriazëve. Prof. Dr. NEBI DERVISHI…
    Tags: të, në, dhe, për
Comments