Kulturë

Ekspozita “Sikur Hana” vazhdon rrugëtimin në Suharekë edhe me diskutim publik

Pas hapjes në Muzeun Kombëtar të Kosovës, më 4 prill, ekspozita “Sikur Hana” nga Zgjim Zyba e Die Morina ka vazhduar rrugëtimin e saj në “vendlindje”, Suharekë.

Kjo ekspozitë – që shpërfaq zërin e padëgjuar të grave përmes Salë Zybës, e cila tregon historinë inspiruese të Lokës Hanë (Hanë Zybës) që ishte një grua e guximshme dhe shtyllë e familjes – është hapur mbrëmë në Muzeun e Suharekës. E për këtë ekspozitë është mbajtur sot edhe diskutim publik mbi rëndësinë e gruas në shoqërinë kosovare, dikur e sot.

Zyba thotë se synimi i tyre ka qenë që kjo ekspozitë të mos hapet vetëm në qytetet e mëdha të Kosovës, por edhe në qytetet e vogla pasi që sipas tij ka mungesë të këtyre debateve, transmeton Koha.net.

“Duhet të bëjmë shumë më shumë në lidhje me rolin e gruas në Kosovë, si në të kaluarën ashtu edhe tash. Me ato që nuk janë shkruar e nuk janë thënë më herët, pasi ka tregime të jashtëzakonshme për gruan, dhe e dimë se gruaja ka qenë shtyllë kryesore e familjes dhe vazhdon të jetë. Kështu që sa më shumë që ne kontribuojmë dhe e qesim në pah rolin e saj si njeri së pari, dhe së dyti që të drejtat duhet të jenë të barabarta”, është shprehur Zyba.

Në anën tjetër Die Morina thotë se është shumë e lidhur emocionalisht me Suharekën, prej nga janë ajo dhe artisti Zyba.

“Duke e marr parasysh se historia që ne e kemi marrë si shembull për fenomenin që trajtojmë është prej rrethinës së Suharekës, e unë e Zgjimi jemi të Suharekës për mua është jashtëzakonisht e rëndësishme së pari për këtë fakt. E dyta është se në Suharekë nuk ka ngjarje të ngjashme shpesh. Përveç që presim me pas ndikim në aspektin antropoligjik ose dokumentimin e ngjarjeve të ngjashme, po shpresoj se kanë me zgju njëfarë stimulimi për me organizuar çoftë ekspozita e çoftë debate”, thotë Morina.

Ajo thekson se është shumë e sigurt se, secila familje e ka dikë si Lokja Hanë, por që ndoshta nuk e kanë parë prej kësaj perspektive që ata e kanë trajtuar.

“Muhabete të ngjashme na ka ra me bë me hallën Salë, që flet në audio, ajo i tregon si histori normale që burrat kurrë s’kanë korrur, por kanë korrë gratë, e ne po duam me qitë në pah atë që – po është e vërtetë që gratë kanë korrë, por hajde të flasim për rëndësinë e asaj se çfarë donë me thanë me korrë tërë atë vend, edhe veç gra, e jo burra. Kështu që me qitë në pah se pse ne po e shohim më ndryshe, jo pse jemi më të dijshëm, por pse ne mendojmë se vërtet është shumë e rëndësishme të flitet për këto gra”, shprehet Morina.

Si në Prishtinë, ashtu edhe në Suharekë, janë paraqitur gjashtë fotografi të Prishtinës së Vjetër të digjitalizuara nga Arben Llapashtica, në të cilat shihen në formë të kufizuar me ngjyra të ndryshme gratë që janë pjesë e fotografive, të cilat tani janë në fokus.

E gjithashtu është shfaqur audioinstalacioni, me zërin e Salë Zybës, dhe këpucët e burrave të vendosura në kuti të zeza.

Kjo ekspozitë është përkrahur nga Komuna e Suharekës, si dhe organizata S’Bunker.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 90
    Para se të flasim për secilin veç e veç, duhet theksuar fakti se janë të rralla edhe në botën me qytetërim të lartë, kur anëtarët e një familjeje hyn së bashku me historinë e lëvizjes kombëtare të një populli, siç është rasti me familjen e Qeriazëve. Prof. Dr. NEBI DERVISHI…
    Tags: të, në, dhe, për
  • 88
    Fiton çmimin shkencor për “Shqipëria e rigjetur”, profesoresha italiane shprehet se është befasuar që në 1300-n Shqipëria ishte një shtet i madh në Adriatik. Studiuesja e njohur italiane, Lucia Nadin, ka qenë e entuziazmuar ditën e djeshme, pasi u shpall fituesja e çmimit shkencor për Gjergj Kastriotin – Skënderbeun dhe…
    Tags: të, në, që, për, dhe
  • 87
    Filmi “Touch Me Not” (Mos më prek) e regjisores rumune Adina Pintilie, që flet për një grua e cila përballet me çështje të intimitetit dhe mëson se si të ndihet rehat me trupin e saj, e ka marrë “Ariun e artë” të edicionit të sivjetmë të festivalit “Berlinale”. Ndërsa Wes…
    Tags: të, në, ka, për, që
  • 86
    Prishtinë, 1 mars – Një numër i artistëve janë bërë tok gjatë ditës së mërkurë, në sallën e vogël të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Kësaj radhe jo për ndonjë projekt artistik a protestë, por për të gjetur mënyra që t’i dalin në ndihme njërit prej kolegëve të tyre. Në këtë…
    Tags: të, për, që, ka, në
  • 85
    Problemi me kanalizim, temë diskutimi mes komunës së Prishtinës dhe KfW-së Komuna e Prishtinës sot ka diskutuar me një delegacion të Bankës Gjermane për Zhvillim lidhur me investimet e ardhshme në rrjetin e kanalizimit dhe në kolektorë. Drejtori i Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave, Gëzim Mehmeti, ka informuar Kirk…
    Tags: dhe, të, për, në, që, ka, është
Comments