Kulturë

Eliza Hoxha sjell librin që pasqyron Kosovën e viteve të 90-ta

Pas prezantimit të Kosovës në Bienalen e Venedikut, Eliza Hoxha ka sjellë librin “Qyteti është kudo”, duke iu referuar historisë së Prishtinës të viteve të 90-të.

Ky projekt gjeti përkrahje nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me ç’rast ministri Kujtim Gashi tha se ky libër paraqet një storie të suksesshme të pjesëmarrjes së Kosovës në një nga ngjarjet më të rëndësishme në botë.

“Duke marrë shkas nga përfaqësimi i dinjitetshëm e tejet serioz i shtetit tonë në Bienalen e Venedikut, dua të theksoj se me prezencën e saj në skenën kulturore e artistike ndërkombëtare në këto vitet e fundit, Kosova ka dhënë shembullin më të mirë të suksesit në bërjen e diplomacisë kulturore. Duke qenë se Kosova në vazhdimësi ka prodhuar lajme për sukseset e artistëve tanë kudo në botë, kjo ka ndihmuar edhe në forcimin e subjektivitetit të shtetit tonë si dhe në krijimin e një imazhi të mirë për Kosovën”, ka thënë Gashi, transmeton kp.

Kurse kuratorja e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venedikut, Eliza Hoxha, ka thënë se kanë dashur të krijojnë një pasqyrë për Kosovën e viteve të 90-ta.

“E kemi bërë një libër që sjell copëza rrëfimesh nga vitet e 90-ta. Libri është platformë që sjell ide dhe përjetime të ndryshme, qoftë personale që mund të shërbejnë si bazament për ata që duan të hulumtojnë më tutje për vitet e 90-ta”, ka thënë Hoxha.

Pos kuratores Hoxha dhe ministrit Gashi, pjesë e panelit ishin edhe arkitektja Ardita Byci, Jehona Shyti dhe sociologia Linda Gucia.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 95
    Para se të flasim për secilin veç e veç, duhet theksuar fakti se janë të rralla edhe në botën me qytetërim të lartë, kur anëtarët e një familjeje hyn së bashku me historinë e lëvizjes kombëtare të një populli, siç është rasti me familjen e Qeriazëve. Prof. Dr. NEBI DERVISHI…
    Tags: të, në, dhe, për
  • 92
    Filmi “Touch Me Not” (Mos më prek) e regjisores rumune Adina Pintilie, që flet për një grua e cila përballet me çështje të intimitetit dhe mëson se si të ndihet rehat me trupin e saj, e ka marrë “Ariun e artë” të edicionit të sivjetmë të festivalit “Berlinale”. Ndërsa Wes…
    Tags: të, në, ka, për, që
  • 91
    Vendi i vogël i Ballkanit padrejtësisht nënvlerësohet. Ai ka natyrë grandioze, njerëz mikpritës dhe kulturë mahnitëse. [Ky shkrim u botua në numrin më të ri të revistës zvicerane «Weltwoche»]. Së fundi, në një ndejë, ia nisa muhabetit me një të panjohur. Kur i tregova se kam qenë për pushime në…
    Tags: të, në, dhe, një
  • 91
    Fiton çmimin shkencor për “Shqipëria e rigjetur”, profesoresha italiane shprehet se është befasuar që në 1300-n Shqipëria ishte një shtet i madh në Adriatik. Studiuesja e njohur italiane, Lucia Nadin, ka qenë e entuziazmuar ditën e djeshme, pasi u shpall fituesja e çmimit shkencor për Gjergj Kastriotin – Skënderbeun dhe…
    Tags: të, në, që, për, dhe
  • 91
    Prishtinë, 1 mars – Një numër i artistëve janë bërë tok gjatë ditës së mërkurë, në sallën e vogël të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Kësaj radhe jo për ndonjë projekt artistik a protestë, por për të gjetur mënyra që t’i dalin në ndihme njërit prej kolegëve të tyre. Në këtë…
    Tags: të, për, që, ka, në
Comments