Inkurajime

Falja!

“O Atë, fali ata sepse nuk dinë ç`bëjnë.” Pastaj, pasi i ndanë rrobat e tij, hodhën short.”  (Luka 23:34)

Sipas doktor S.I. MekMillan, hidhërimi është një vrasës i heshtur; por ndryshe nga sa mund të mendohet, ai që sulmohet  nuk  është personi që lëndohet më tepër. Shumë herë më i lënduar, ndihet  personi në zemrën e të cilit, gjenerohet hidhërimi. Kur ti i shtyp emocionet e tua, stomaku yt dëmtohet dhe je ti ai që humb në këtë mes. Nuk është çështja nëse ke të gjithë të drejtën për t’u  treguar i hidhur me dikë dhe për t’u ndjerë i lënduar. Fakti është se emocionet  që mbyll brenda vetes, veprojnë njësoj si kanceri për shpirtin tënd.

Hakmarrja nuk e eliminon lëndimin, por falja po. E megjithatë, falja nuk vjen asnjëherë lehtë. Le të marrim një shembull. Një grua më shkroi, “Dëgjova se po flisje mbi faljen dhe the se falje do të thotë të trajtosh personin, njësoj sikur diçka nuk ka ndodhur. Po sikur të të tregoj një histori? Djali im u vra në mënyrë brutale në një shtëpi riedukimi për  rinjtë problematikë . Unë e fala lehtësisht atë person që e vrau, për mua nuk ishte ai përgjegjës. Faji më i madh qëndronte tek policët që po ruanin shtëpinë dhe që treguan neglizhencë.  Është e vështirë për mua të mendoj për ta, njësoj sikur kjo gjë nuk ka ndodhur…”.

Ja tek kemi një situatë të rëndë. Personat që ishin përgjegjës, policët, lejuan që alkooli të futej në një shtëpi ku qëndronin të rinj me probleme. Konsumimi i alkoolit solli grindje mes të rinjve dhe kjo i kushtoi jetën djalit të kësaj gruaje. Kur një polic neglizhon detyrën e tij qytetare dhe morale, falja personale nuk eliminon detyrimin që ai ka ndaj ligjit të shoqërisë. Megjithatë, urrejtja personale dhe hidhërimi që mund të ndjesh ndaj personit, fillojnë të mbysin shpirtin tënd.

Kjo nënë pyeti, “Pra, si mund t’u tregojmë faljen, atyre që na kanë bërë të këqija?”. Si  mëson të falësh? Jezusi, patjetër, na dha një model kur Ai u lut  për ekzekutuesit e tij  në kryq, “O Atė, fali ata sepse nuk dinė ç`bėjnė…”. “Atë, fali ata.” Ti mund të thuash, dakord, por unë nuk jam Jezusi. Ndoshta Ai mundi ta bënte këtë, por unë nuk mundem.

Muaj më parë, Jezusi u kishte mësuar dishepujve të luteshin, “Na i fal fajet tona… Dhe na i fal fajet tona, ashtu siç ua falim ne fajtorëve tanë.” Dishepujt, si pjesa më e madhe e jona, ishin rritur me një tjetër frymë teologjike. Ata ishin mësuar të donin atë që i donte dhe të trajtonin armiqtë e tyre ashtu siç i kishin trajtuar më parë. Jezusi tha që jo vetëm të falnin armiqtë e tyre, por edhe t’i donin ata. Nuk ishte çudi që dishepujt u bezdisën  prej kësaj.

Sapo Ai përfundoi së ndari me ta Lutjen e Zotit, Jezusi filloi të fliste mbi faljen. “Sepse në qoftë se ju ua falni njerëzve gabimet e tyre, Ati juaj qiellor do t`jua falë edhe juve, por në qoftë se ju nuk ua falni njerëzve gabimet e tyre, as Ati juaj nuk do t`ua falë juve gabimet tuaja.”. (Mateu 6:15).

Ja tek janë disa udhëzime që do të ndihmojnë të largosh hidhërimin dhe të mësosh të falësh:

Udhëzimi i parë: Kupto se kur ti fal, je duke ndjekur shembullin e Jezus Krishtit, që fali madje edhe ekzekutorët e Tij.

Udhëzimi i dytë: Falja është  e nevojshme për të pasqyruar faljen e Perëndisë. Pali shkroi tek Efesianëve 4:32, “duke e falur njëri-tjetrin, sikurse edhe Perëndia ju ka falur në Krishtin.”.

Udhëzimi i tretë: Falja, ka të bëjë në fillim me vendimin tënd, pastaj me emocionet e tua. Ti vendos në mendjen tënde të falësh, përpara se zemra jote të përgjigjet. Falja është më shumë se sa thjesht një ndjesi; është gjithashtu një vendim i vetëdijshëm i vullnetit tënd.

Udhëzimi i katërt: Personat që dyshojnë se Perëndia dëshiron që të na ndihmojë  në problemet tona ditë pas dite, janë ata që nuk e kanë kërkuar kurrë ndihmën e Tij. Prano faktin se Ati yt Qiellor dëshiron që ti të bësh të mirën, më shumë se sa ti, që ti të kërkosh ndihmën e Tij.

Dy fjalët më të vështira në çdo gjuhë janë fjalët që tregojnë përulje: “Më fal”. Falja është një mundësi e mirë kundër shkatërrimit që sjell hidhërimi. Është e vetmja zgjidhje e vërtetë.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 94
    Rëndësia e ditës së sotmeTakimi i Perëndisë Dhe një nga ata, si e pa se u shërua, u kthye mbrapa dhe përlëvdonte Perëndinë me zë të lartë. Dhe ra përmbys me fytyrë përtokë te këmbët e Jezusit, duke e falënderuar. Ky ishte Samaritan. Luka 17:15-16 Steve Cadd  hipi në një taksi në Manila, e menjëherë…
    Tags: të, që, në, një, se, inkurajime
  • 92
    Një klithmë agonie nga Kryqi!“Pas kësaj, Jezusi, duke ditur që tashmë çdo gjë ishte kryer, që të përmbushej Shkrimi, tha: “Kam etje!.” (Gjoni 19:28). Kjo thirrje, thënia e pestë nga kryqi, ishte një klithmë agonie personale dhe dhimbjeje fizike, por edhe një klithmë nevoje e thellë shpirtërore. Dy ditë përpara kryqëzimit, Zoti ynë Jezus…
    Tags: të, në, që, se, më, një, inkurajime
  • 91
    A i intereson Zotit me të vërtetë?Dy herë iu bë kjo pyetje Jezusit: “A nuk të intereson?” Herën e parë  ndodhi në detin e Galilesë kur shpërtheu një furtunë e madhe. Valët përplaseshin mbi barkë aq shumë sa ajo pothuajse u mbyt. Gjatë gjithë kësaj kohe Jezusi flinte në kiç mbi një jastëk. Dishepujt e zgjuan…
    Tags: të, në, nuk, që, një, më, se, inkurajime
  • 91
    Besojini Zotit për ato që po luteni!Jezusi tha: “Madje, edhe flokët e kokës janë të gjitha të numëruara” (Luka 12:7). Por një mikja ime LuAnne mësoi se nuk janë vetëm flokët ato që Zoti ka numëruar. Një ditë më kishte dërguar një email me një kërkesë urgjente lutjeje: Burri im, Bill, u kthye në shtëpi shumë i shqetësuar.…
    Tags: të, në, që, një, nuk, inkurajime
  • 91
    Kurrë nuk është tepër vonë!Dhe unë po ju them se po kështu në qiell do të ketë më shumë gëzim për një mëkatar të vetëm që pendohet, sesa për nëntëdhjetë e nëntë të drejtë, që nuk kanë nevojë për pendim. Luka 15:7 A keni qenë ndonjëherë në oqean me një varkë të vogël pa…
    Tags: të, në, një, se, që, më, inkurajime
Comments