Fëmijët janë një trashëgimi nga Zoti!
Ka prindër që u ka ardhur në majë të hundës nga pelenat dhe kufizimet familjare saqë pyesin veten a do të vijë ajo ditë kur thjesht do pushojnë dhe shijojnë fëmijët e tyre? E vërteta është se fëmijët mund të jenë një ngushëllim i madh nga Zoti. Nga ata, mund të mësojmë ta shohim jetën nga një këndvështrim tjetër – i mrekullueshëm dhe rifreskues.
Kur të plakemi, fëmijët tanë do të jenë shpresa e trashëgimisë sonë. Abrahami e kuptoi këtë parim. Ai kishte mall për një djalë, por nuk kishte fëmijë. Zoti i kishte premtuar se Sara do të kishte një djalë. Ndërsa vitet kalonin, Abrahami pyeti veten nëse ky premtim do të përmbushej. Dhe, kur Sara e kishte kaluar moshën e lindjes, ajo lindi Isakun. Shkrimi thotë:
Zoti vizitoi Sarën, siç i kishte thënë; dhe Zoti i bëri Sarës ato që i kishte premtuar.Dhe Sara u ngjiz dhe lindi një djalë me Abrahamin në pleqërinë e tij, në kohën e caktuar që Perëndia i kishte thënë. (Zanafilla 21:1-2)
Lindja e Isakut ishte një arsye për të festuar, por jo vetëm për shkak të lindjes së tij. Ne gëzohemi për faktin që Perëndia bëri pikërisht atë që premtoi se do të bënte.
Ashtu si Sara, edhe ju mund të keni pritur me vite për të pasur një fëmijë. Ose mund të keni një premtim tjetër që keni marrë nga Zoti por që akoma nuk ka ndodhur në jetën tuaj. Kur mendoni se shpresa është venitur, Zoti do të ndërhyjë në situatën tuaj dhe do ti përgjigjet lutjes tuaj në një mënyrë që as e keni imagjinuar. Nuk ka thirrje më të lartë se të ndihmosh në formësimin dhe rritjen e një fëmijë. Dhe nuk ka përvojë më të madhe sesa të besosh te Jezu Krishti.
Lutje: Atë, të falenderoj që më ke bekuar me fëmijët e mi. Më mëso të jem një prind, jeta e të cilit udhëhiqet nga e Vërteta dhe urtësia Jote. Lutem në emër të Jezusit. Amen.
“Perëndia është kështjella e zemrës sime dhe pjesa ime në përjetësi.” (Psalmi 73:26).
Related Posts
- 100
- 94
- 93
- 92
- 92