Kulturë

Festivali i Letërsisë “Polip” fillon këtë të premte në Prishtinë

Edicioni i 9-të Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë ‘Polip’ fillon këtë të premte më 10 maj, në Prishtinë, në ora 19:00, në modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës.

Këtë vit ‘Polip’ fokusohet në nocionin e ‚ujdisë letrare’ dhe botëkuptimeve rreth saj si një proces negociator artistik që u mundëson shkrimtarëve e artistëve ballkanikë që me veprat e tyre të shpërthejnë kufijtë e t’i plasojnë vlerat letrare në pjesët e “zhvilluara” të botës.

Rreth 40 shkrimtarë e artist të stripit e romanit grafik, nga rreth 20 shtete të ndryshme të botës, do të marrin pjesë sivjet në këtë edicion të radhës të festivalit polip dhe në edicionin debutues të Festivalit Ndërkombëtar të Romanit Grafik – GRANFest, i cili po ashtu fillon këtë të premte.

Ndër mysafirët e shumtë, sivjet do të vijnë edhe: Besnik Mustafaj nga Shqipëria, Sreten Ugriçiq nga Serbia, Tom Kaczynski nga Amerika, Lindita Ahmeti nga Maqedonia, Tanja Raich nga Austria, Olga Grjasnowa nga Azerbajxhani e shumë të tjerë.

Këtë vit, përveç mbrëmjeve të leximit, polip sjell edhe diskutime mbi letërsinë e artet.

Në panelin e parë “Epoka e opinioneve” që mbahet të shtunën do të diskutijnë të ftuarit Melinda Nadj Abonji, Olga Grjasnowa, Besnik Mustafaj e Robert Prosser.

Po të njëjtën ditë mbahet edhe paneli i radhës, “Ujdia letrare – Rruga revolucionare” me të ftuarit Veton Surroi e Sreten Ugriciq, me moderator Sasha Iliq.

Në panelin e tretë të dielën do të flitet mbi temën “Informata kreative kundër asaj manipuluese” me të ftuarit Fumio Obata, Dave McKean, Sarah Hehir, Ville Ranta, Tom Kaczynski e Marcello Quintanilha.

Paneli i fundit “Paralelni polis – një koncept disident që e ndjek të tashmen” mbahet po ashtu të dielën dhe diskuton me të ftuarit Alida Bremer, Lena Dorn, Marek Shindelka e Shkëlzen Maliqi.

Të shtunën ndërsa, nga ora 20:00, mbahet një „Homazh për Bekim Lumin“, në të cilin, aktorë kosovar do të lexojnë për herë të parë poezitë ende të pabotuara të regjisorit tashmë të ndjerë Bekim Lumi.

Polip e GRANFest këtë edicion kanë organizuar edhe programin plotësues në Prishtinë, Prizren e Graçanicë ku do të organizohen orë leximi, ekspozita të novelës grafike e sesione diskutimi mbi letërsinë e krijimtarinë letrare.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Partitë opozitare në Kosovë insistojnë që presidenti Hashim Thaçi të mos jetë në krye të procesit të dialogut me Serbinë, tani kur po afrohet edhe faza finale e tij. Sipas opozitës, Kuvendi është organi më i lartë, i cili duhet të vendosë për këtë çështje. Vetëm pasi që Thaçi të…
    Tags: të, në
  • 100
    Prishtinë, 24 maj – “Le t’i japim paqes një shans”, ka qenë fjalia e cila më së miri e përkufizoi qëllimin e ekspozitës e hapur të mërkurën pasdite në bibliotekën kombëtare të Kosovës, “Pjetër Bogdani” Me fjalët e ambasadorit të Çekisë në Kosovë, Ivo Silhavy, dhe mesazhet e fuqishme të…
    Tags: të, në
  • 100
    Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Nehat Idrizi në kuadër të një vizite studimore të gjyqësorëve të shteteve të ballkanit perëndimor, po qëndron në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit të Portugalisë në përkrahje për reformat gjyqësore në shtetet e Ballkanit Perëndimor, njofton kumtesa, transmeton Koha.net. Vizita ka për synim…
    Tags: të, në
  • 100
    Universiteti i Prishtinës, rishtazi është bërë me seminar të antropologjisë. Kjo si rezultat i një nisme të Departamentit të Antropologjisë të Fakultetit Filozofik, për themelimin e një tradite ligjërimi universitar antropologjik në formatin e një seminari, transmeton KTV. Ligjëratat e këtij seminari, hë për hë, do të jenë të përmuajshme,…
    Tags: të, në
  • 100
    Eshtë përgatitur për të nisur edicionin e 9-të të festivalit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”. Ai do të nisë nesër mbrëma dhe do të vazhdojë edhe më 5 e 6 maj. Drejtori i këtij festivali, Mustafë Ramaj, ka bërë të ditur se gjithçka është gati për të nisur këtë edicion…
    Tags: të, në
Comments