Kulturë

Festivali Reja, lulishtja para Galerisë kthehet në ekspozitë arti

Një edicion i dytë festivali dedikuar Resë, instalacionit pranë Galerisë së Arteve, për të kremtuar dy vjetorin e kësaj vepre arti.

Nga data 18-27 maj Reja dhe lulishtja e saj do të shndërrohen në hapësira për teatër, instalacione audiovizuale, bashkëbisedime e shumëçka në “Cloud fest”.

“Festivali fillon me 3 performanca dhe në total janë mbi 30 performanca në 10 ditë nga 15 shtete. Kemi performanca muzikore, vvorkshope, trajnime për artistët e rinj në fushën e dancit, kemi trajnim për shkollën e Baletit, po ashtu kemi performancë letrare””, tha Edit Pulaj, Drejtore e Instalacionit “Reja”.

Për herë të parë artistët e trupës teatrore të artistes gjermane Pina Bausch, vijne të performojnë në Tiranë, e po ashtu për të parën herë prezent përmes instalacionit të tij do të jetë edhe artisti shqiptar me famë ndërkombëtare Anri Sala.

“Kemi Anri Salën me një projeksion shumë të rëndësishëm. Për herë të parë kemi një prezantim të Anrit në Tiranë. Po ashtu është edhe simpoziumi i dashurisë, që është një performancë filozofike e mbështetur nga Ambasada Franceze në bashkëpunim me filozofë shqiptarë, por kryesisht të diasporës”, vijon Pulaj./Top Channel

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 80
    Para se të flasim për secilin veç e veç, duhet theksuar fakti se janë të rralla edhe në botën me qytetërim të lartë, kur anëtarët e një familjeje hyn së bashku me historinë e lëvizjes kombëtare të një populli, siç është rasti me familjen e Qeriazëve. Prof. Dr. NEBI DERVISHI…
    Tags: të, në, për
  • 79
    Fondacioni Biberaj përmes një njoftimi bën të ditur mbështetjen me 2.5 milionë dollarë amerikanë të programit MIP të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, për të ndihmuar profesionistët shqiptarë që synojnë të ndjekin studime pasuniversitare në Shtetet e Bashkuara. Fondacioni Biberaj, i themeluar dy vjet më parë, në 50-vjetorin e vendosjes së…
    Tags: të, në, për
  • 78
    “Ndoshta shqiptarët në mesjetën e hershme mund të kenë humbur shumë tokë te serbët, ato nuk ishin aspak një popull që po shuhej. Që nga fundi i shekullit të 13 ata nisën një sulm drejt veriut në Selanik, Epir dhe Greqi, që nga fundi i shekullit të 17 një sulm…
    Tags: të, në, një
  • 77
    Ekspozitë emocionale e ka quajtur prezantimin e tij të parë në vendin e tij të lindjes, artisti shqiptar i njohur ndërkombëtarisht, Sislej Xhafa. Lidhur me këtë projekt të madh artistik, Xhafa pati sot një paraqitje para publikut bashkë me kuratorin e ekspozitës së titulluar “Të dua pa e ditur”, raporton…
    Tags: të, në, për
  • 76
    Më 23 tetor 1891 u çel në Korçë shkolla e parë shqipe për vajza. Në kushtet e ndjekjeve nga qeveria osmane, hapja e saj u bë në saje të pasaportës së huaj që mbante themeluesi i saj Gjerasim Qiriazi. Qysh në vitin e parë numri i nxënëseve u rrit në…
    Tags: të, në
Comments