Kulturë

Filarmonia e Kosovës akordohet për Vengerovin, biletat shpërndahen për katër orë

Brenda katër orëve Filarmonia e Kosovës s’ka pasur më bileta për koncertin e së dielës.

Kaq janë dashur që të mërkurën të shpërndahen 350 biletat pa pagesë, aq sa ky institucion kishte vënë në dispozicion.

Gjatë kohës kur ata synonin ta siguronin ndonjë, anëtaret e orkestrës kanë qenë në prova intensive nën dirigjimin e Baki Jasharit, drejtor i këtij institucioni.

“Ka copëza shumë dhe ky kompozicion kalon shpejt”, u ka thënë Jashari instrumentistëve para se të jepte shenjë që të fillonin “Koncertin për violinë, violonçel dhe piano” në C-dur, Op.56 të Ludwing Van Beethoven. Solistë në interpretimin e kësaj vepre do të jenë instrumentistët nga Turqia, Özcan Ulucan në violinë e Birsen Ulucan në piano dhe violonçelisti hungarez, László Fenyő. Jashari ka edhe një porosi: u kërkon instrumentistëve të jenë të saktë e të paraqiten me kohë në prova. Sipas tij, do të ishte mirë që të vinin madje disa minuta më herët që të akordohen.

I pari i Filarmonisë, por edhe instrumentistët e orkestrës ia kanë vënë synim vetes që të japin më të mirën për koncertin me të cilin hapin vitin. Kanë një arsye të fuqishme. Koncerti në të cilin do të luhet edhe “Simfonia nr.7”, po ashtu e kompozitorit gjerman, do të dirigjohet nga mjeshtri, Maxim Vengerov.

Si violinisti më i shquar i shekullit 21 – fitues i çmimit “Grammy” për solo-performancë me orkestër më 2003 – një nga dirigjentët më të dalluar që ka njohur historia e muzikës në botë, rikthehet në Prishtinë pas 20 vjetësh, por këtë herë, për të dirigjuar orkestrën e Filarmonisë së Kosovës. Pas luftës e vizitoi vendin si ambasador i vullnetit të mirë i UNICEF-it duke performuar për fëmijët e Kosovës.

Kushdo që ka shkuar pas orës 14:00 në objektin e Filarmonisë, ka marrë përgjigjen e njëjtë nga punonjësit, të cilët kishin për detyrë shpërndarjen e biletave. “S’ka më”, është përsëritur disa herë.

Nga dy bileta për person, ka qenë maksimumi i lejuar. Për disa një përgjigje e tillë ishte e pabesueshme. Në rrjetet sociale Filarmonia e Kosovës ka marrë komente e mesazhe të shumta nga të interesuarit për këtë koncert.

Koncerti i së dielës do të shënojë 250-vjetorin e kompozitorit Ludwing Van Beethoven, një figurë vendimtare në transicionin në mes të klasicizmit dhe romantizmit në muzikën klasike, e që konsiderohet një nga kompozitorët me të mirë të të gjitha kohërave. © KOHA.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 95
    Nga: Driton Krasniqi Mund të ngjajë që një pjesë e konsiderueshme e njerëzve edhe mund të mos jenë në dijeni se liria fetare shtrihet mu në zemër të demokracisë amerikane. Amendamenti i parë i Kushtetutës së SHBA-së përcakton orientimin shtetëror se Kongresi nuk do të themelojë asnjë religjion dhe nuk…
    Tags: të, në, për
  • 95
    Në fund të shekullit 19-të tokat e banuara me shqiptarë u vunë përsëri në rrezik kur fqinjët ballkanikë të shqiptarëve filluan aktivisht të ndeshen për të marrë pjesë nga territori i Maqedonisë, kontest që do të shpinte drejt Luftërave Ballkanike. Territori i Kontestueshëm përfshinte edhe katër vilajetet shqiptare. Patriotët shqiptar…
    Tags: të, në
  • 95
    Instituti Arkeologjik i Kosovës nuk do ta realizojë planin e punës për vitin 2018 dhe mbi dhjetë projekte të planifikuara do të mbesin pa u përfunduar. Ky është “bilanci” që ka nxjerrë IAK-ja tre muaj pa përfunduar viti dhe për këtë shkakun e gjen te telashet me buxhet, shkruan sot…
    Tags: të, ka, në, për
  • 94
    Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka bërë të ditur se Bordi për Telekomin e Kosovës do të jetë funksional në muajin e ardhshëm. “Është e vërtetë që tashmë posta që 15 muaj nuk ka bord, që nga dhjetori i vitit 2016. Një gjë e tillë me të vërtetë është…
    Tags: të, në, për, ka
  • 94
    Fondacioni Biberaj përmes një njoftimi bën të ditur mbështetjen me 2.5 milionë dollarë amerikanë të programit MIP të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, për të ndihmuar profesionistët shqiptarë që synojnë të ndjekin studime pasuniversitare në Shtetet e Bashkuara. Fondacioni Biberaj, i themeluar dy vjet më parë, në 50-vjetorin e vendosjes së…
    Tags: të, në, për
Comments