Kulturë

Filarmonia e Kosovës sjell “Simfoninë Nr. 9” të Beethovenit

Për herë të parë, Filarmonia e Kosovës do ta interpretojë në tërësi Simfoninë e 9-të të Beethovenit, që njihet si një nga veprat më kërkuese të literaturës së muzikës klasike.

Kjo vepër do të interpretohet në ambient të hapur, në sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet.

Koncerti i cili shënon edhe përfundimin e 20 aktiviteteve që kanë shënuar festimin e Ditës së Çlirimit, do të mbledhë mbi 110 interpretues, transmeton emisioni Express në KTV.

Filarmonia e Kosovës, së bashku me korin dhe orkestrën simfonike, do të shoqërohet edhe nga muzikantë mysafirë nga Shqipëria e Maqedonia.

Realizimi i kësaj vepre do të sjellë në skenë edhe disa prej zërave më të dalluar shqiptarë.

Mezo-sopranoja Vikena Kamenica, e cila do të interpretojë me Filarmoninë e Kosovës për herë të dytë, tha se kjo simfoni është e duhura për festimin e lirisë dhe Ditës së Çlirimit.

Në koncertin e sotëm do të interpretojë edhe baritoni Armando Likaj.

Koncerti që ka zgjuar interesimin e mbi 1,500 vetave do të drejtohet nga dirigjenti Toshio Yanagisawa, bashkëpunëtor i Filarmonisë së Kosovës tash e 12 vjet.

“Jam shumë i nderuar që do ta dirigjoj këtë koncert dhe ‘Simfoninë e 9-të Beethovenit’. Kam ardhur në Kosovë në vitin 2007 dhe tani janë bërë 12 vjet të bashkëpunimit me Filarmoninë e Kosovës. Së bashku kemi realizuar shumë premiera e koncerte tjera”, ka deklaruar dirigjenti, Toshio Yanagisawa.

Koncerti do të fillojë në ora 20:00 dhe do të jetë i hapur për të gjithë.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 97
    17 shkurti është data historike e të gjithë shqiptarëve pasi që kjo datë hap faqen e re të shtetit më të ri në botë , Kosovës. Kosova po e festoon 10 vjetorin e pavarësisë së saj, me 116 njohje ndërkombëtare, e antarësuar në shumë organizata botërore, por mbi të gjitha…
    Tags: të, në, kosovës, së
  • 92
    Politizimi i bordeve të ndërmarrjeve publike, po shihet si një prej faktorëve që po i çon këto ndërmarrje drejt procesit të falimentimit. Përfaqësues të shoqërisë civile të cilët kanë realizuar hulumtime për emërimet në këto pozita, thonë se një dukuri e tillë i ka përcjellë të gjitha qeveritë e deritashme…
    Tags: të, në
  • 92
    Më 23 tetor 1891 u çel në Korçë shkolla e parë shqipe për vajza. Në kushtet e ndjekjeve nga qeveria osmane, hapja e saj u bë në saje të pasaportës së huaj që mbante themeluesi i saj Gjerasim Qiriazi. Qysh në vitin e parë numri i nxënëseve u rrit në…
    Tags: të, në
  • 91
    Ne vazhdimisht në ditët e sotme shpërqendrohemi dhe  nxitojmë të bëjmë gjëra të tjera ndërsa hamë. Kërkimet kanë treguar se problemet me shëndetin, dhembja dhe ankthi, e madje edhe depresioni  mund të vijnë për shkak se ne nuk i bëjmë më gjërat gjatë ditës duke u dhënë rëndësinë e duhur.…
    Tags: të, në
  • 90
    Partitë opozitare në Kosovë insistojnë që presidenti Hashim Thaçi të mos jetë në krye të procesit të dialogut me Serbinë, tani kur po afrohet edhe faza finale e tij. Sipas opozitës, Kuvendi është organi më i lartë, i cili duhet të vendosë për këtë çështje. Vetëm pasi që Thaçi të…
    Tags: të, në
Comments