Kulturë

Filarmonia me vepra premierë që thuren në kontraste

Një vepër që nëpërmjet tingujve sjell dimrin, një që i dedikohet heroit kombëtar, Skënderbeut, e një tjetër që i dedikohet dhimbjes, për t’u përmbyllur me atë që vetëm në titull ka fjalën “tragjike”, kompletojnë programin e larmishëm të koncertit të Filarmonisë së Kosovës.

Të hënën (sonte), në Sallën e Kuqe, publiku kosovar do të ketë rastin të dëgjojë katër vepra të ndryshme të tre kompozitorëve që ende jetojnë dhe një të Johannes Brahmsit. Dy prej tyre janë të kompozitorëve nga Kosova Fahri Beqirit dhe Mendi Mengjiqit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Koncerti do të drejtohet nga dirigjenti kilian i cili jeton në Zvicër, Oscar Rubilar. Ndërsa kompozitorja dhe pianistja franceze, Françoise Choveaux, ka rolin e solistes në këtë mbrëmje. Po ashtu vepra e saj “Simfonia Indigo op. 2” do të hapë koncertin. Ajo do të ngjitet në skenë për të interpretuar një tjetër vepër të saj, “Concerto d’hiver” për piano dhe orkestër.

Në vazhdim do të jetë vepra e Beqirit, “Poema dramatike – ‘Skënderbeu’. Jo rastësisht kjo vepër është pjesë e programit. Me të, institucioni më i lartë muzikor në vend i bashkohet shënimit të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, 550-vjetorin e vdekjes së tij. Arsyeja e dytë është që kompozitori Beqiri këtë vepër e ka kompozuar para 50 vjetëve për 500- vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar. Në pjesën e dytë do të vijë “Dhimbje simfonike” e Mengjiqit, e cila do të luhet premierë. Ndërsa në fund do të luhet vepra “Uvertura tragjike op. 81” e Brahmsit.

Drejtori i Filarmonisë së Kosovës, Baki Jashari ka thënë se institucioni që ai drejton ka përgatitur një program të veçantë dhe të larmishëm në të njëjtën kohë, me më shumë vepra se zakonisht./Sihana Klisurica

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Siç kemi dëgjuar të thuhet, lumturia është një udhëtim jo një destinacion. Të gjithë ne jemi të ndryshëm. Ne vijmë nga vende e rrethana të ndryshme dhe kemi interes për gjëra  që janë të ndryshme. Por ka diçka universale, që e kërkojmë të gjithë, pavarësisht se cilët jemi, ajo është…
    Tags: të, që, në
  • 100
    Numra e doreza dyersh, mure e rrugë, ndërtojnë rrëfimin bardhezi. Nëpërmjet fotografive flet nostalgjia e një artisti që Prishtinën – qytetin e tij të lindjes – s’e ka parë për 28 vjet. Rruga “Pablo Neruda” dallohet në fotografinë që në sfond kap gjysmën e një shtëpie. Të tjera pasqyrojnë detaje…
    Tags: në, të, që
  • 100
    Kur energjia pozitive gërshetohet me virtuozitetin dhe ndjeshmërinë, rezultati nuk ka se si të mos jetë pozitiv. Sidomos kur në skenë bëhen bashkë dy muzikantë siç janë kitaristi i njohur kosovar Petrit Çeku dhe violinisti i njohur belg, Marc Bouchkov, shkruan sot “Koha Ditore”. E ndanë skenën në Prishtinë. Hapën…
    Tags: të, në, që
  • 100
    Fjalët e fundit të Steve Jobs janë një “këmbanë” për të gjithë Zoti na ka bërë në një mënyrë, ne mund të ndiejmë dashurinë në zemrën e secilit prej nesh, dhe jo iluzionet e ngritura prej famës apo parasë, si ata që bëra në jetën time. Ata iluzione unë nuk…
    Tags: të, në, që
  • 100
    A jeni ndjerë ndonjëherë sikur endeshit të vetëm në errësirë, duke mos ditur se çfarë ju priste në hije, apo nëse drita do të shkëlqente sërish? Dishepujt patën një përjetim të ngjashëm, gjatë një stuhie të befasishme në det, e cila është treguar me hollësi tek Mateu 8. Edhe pse…
    Tags: të, në, që
Comments