Kulturë

Filigrani, në shërbim të turizmit dhe ruajtjes së zejeve të moçme

Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Turizmit, Drejtoria e Turizmit dhe e Zhvillimit Ekonomik të enjten ka bërë hapjen e punëtorisë së filigranit, duke e konsideruar atë artizanat të vlefshëm të qytetit. Përmes kësaj punëtorie, gjeneratat e reja do ta kenë mundësinë që të trajnohen dhe të mësojnë sekretet e zanatit nga mjeshtërit me përvojë të filigranit.

“Zanati i filigranit është arti më i njohur i qytetit tonë në botë, ngase në të kaluarën këto stoli të punuara prej duarve të mjeshtërve tanë janë shitur në të gjitha qytetet mesdhetare”, ka thënë kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Menaxheri i grupit të mjeshtërve të vjetër të filigranit, Faik Bamja, ka falënderuar Haskukën edhe zyrtarët e Zyrës së BE-së në Kosovë për mbështetje.

Sipas historianit Abib Ahmeti, të dhënat e para për argjendarët e këtij qyteti ndeshen në shekullin XIII. Mirëpo shënime më të strukturuara, sipas tij, hasen në shekullin XVI, meqë në defterin kadastral të Sanxhakut të Prizrenit bëhet e ditur se kjo zeje në Prizren në vitin 1591 ushtrohej nga katër zejtarë të krishterë.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Prishtinë, 24 maj – “Le t’i japim paqes një shans”, ka qenë fjalia e cila më së miri e përkufizoi qëllimin e ekspozitës e hapur të mërkurën pasdite në bibliotekën kombëtare të Kosovës, “Pjetër Bogdani” Me fjalët e ambasadorit të Çekisë në Kosovë, Ivo Silhavy, dhe mesazhet e fuqishme të…
    Tags: të, në
  • 100
    Partitë opozitare në Kosovë insistojnë që presidenti Hashim Thaçi të mos jetë në krye të procesit të dialogut me Serbinë, tani kur po afrohet edhe faza finale e tij. Sipas opozitës, Kuvendi është organi më i lartë, i cili duhet të vendosë për këtë çështje. Vetëm pasi që Thaçi të…
    Tags: të, në
  • 100
    Të bezdisin zhurmat, apo përtypjet e një personi teksa ha? Nuk shkon në kinema, sepse nuk do të dëgjosh të tjerët të përtypen, ndërsa hanë kokoshka pranë teje? Të bezdis dhe zhurma e ndonjë mushkonje që të kalon pranë? Nëse e gjen veten në këto pyetje, mos u mërzit. Ti…
    Tags: të, në
  • 100
    Pas propozimit të komisioneres së Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venedikut, Arta Agani, njëherësh drejtoreshë e Galerisë Kombëtare të Kosovës, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka marrë vendim që artisti Alban Muja të prezantojë Kosovën në edicionin e 58-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit në Bienalen…
    Tags: të, në
  • 100
    Në kuadër të 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit, në datën 14 nëntor 2018, ora 10:00, Muzeu Historik Kombëtar çel për publikun ekspozitën me titull “Kongresi i Manastirit – Rruga drejt bashkimit kombëtar”. Ekspozita paraqet rrugëtimin e përpjekjeve të rilindasve për hartimin e alfabetit të gjuhës shqipe në shek. XIX dhe…
    Tags: të, në
Comments