Inkurajime

Fillimet e Përulura

“Por në çdo gjë e rekomandojmë veten tonë si shërbëtorë të Perëndisë në shumë vuajtje, në shtrëngime, në nevoja, në ngushtica, në rrahje, në burgosje, në kryengritje, në mundime, në të pafjetura, në agjërime, me pastërti, me njohuri, me durim, me mirësi, me Frymën e Shenjtë, me dashuri jo të shtirur, me fjalën e së vërtetës, me fuqinë e Perëndisë, me armët e drejtësisë në të djathtë dhe në të majtë, në lavdi dhe në çnderim, me emër të mirë dhe me emër të keq; si gënjeshtarë, por të vërtetë; si të panjohur, por të njohur; si njerëz që vdesin, por ja, jetojmë; si të ndëshkuar, por jo të vrarë; si të brengosur, por gjithmonë të gëzuar; si të varfër, por shumë veta i bëjmë të pasur; si njerëz që s’kanë kurrgjë, por kanë gjithçka.” 2 Korintasve 6:4-10

Edhe tani, Perëndia po bën që të gjitha gjërat të bashkëveprojnë për të mirën tuaj.

Kur të vij fundi, çdo sy do të shohë bukurinë e jashtëzakonshme të Krishtit. Çdo gju do të përulet përpara Tij; çdo gjuhë do të rrëfejë se Ai është Zot. Por kurrë nuk do ta prisnit këtë nëse do të gjykonit Jezusin vetëm nga fillimet e Tij si një foshnje në Betlehem.

Për besimtarët në këtë anë të qiellit, i njëjti parim është i vërtetë. Në sytë e botës, mund të konsiderohemi si “gënjeshtarë… të panjohur… të varfër… që nuk kanë asgjë” (vargjet 8-10). Por në të Vërtetën, ne njihemi nga Perëndia, jemi të gjallë në Krishtin, gjithmonë të gëzuar, të pasur me bekime shpirtërore dhe duke zotëruar gjithçka.

Disa prej jush mund të jenë të hutuar nga rrethanat tuaja të tanishme, ashtu si ishte e çuditshme për Mbretin e mbretërve të lindte në varfëri. Mund të jeni të zhgënjyer me atë që po ndodh në jetën tuaj, duke u ndjerë të habitur, të frikësuar ose të dëshpëruar. Por mos bëni gabimin të gjykoni fundin nga fillimi. Kujtoni të gjitha ato që janë tuajat në Krishtin.

Perëndia nuk ka mbaruar ende punë me ty. Ai vazhdon të përdorë “gjërat e marra të botës për t’i turpëruar të fortët” (1 Korintasve 1:27). Prandaj sot, besoja Perëndisë drejtimin e jetës tënde. Edhe tani, Ai po bën që të gjitha gjërat të bashkëveprojnë për të mirën tuaj. Edhe tani, Ai po ju shndërron “në shëmbëllimin e tij, me lavdi gjithnjë e më të madhe” (2 Korintasve 3:18).

Lutje: Faleminderit që jam me të vërtetë i gjallë në Ty, o Zot. E di që Ti je duke vepruar në jetën time, duke më ripërtërirë ditë pas dite. Uroj që t’i nënshtrohem vullnetit Tënd dhe të rritem në perëndishmëri me fuqinë e Frymës Tënde. Lutem në emër të Jezusit. Amen.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Hapa drejt vetë-disiplinimit!Prandaj unë kënaqem në dobësi, në fyerje, në nevoja, në përndjekje, në ngushtica për shkak të Krishtit, sepse, kur jam i dobët, atëherë jam i fuqishëm. 2 Korintasve 12:10 Kur ai ishte fëmijë, nuk ishte disiplinuar kurrë. “Dashuria është gjithçka për të cilën ka nevojë një fëmijë,” thoshte nëna e…
    Tags: të, në, inkurajime
  • 100
    Ndriçoni dritën tuaj!Tek Mateu 24:35 Krishti thotë: “Qielli dhe toka do të kalojnë, por fjalët e mia nuk do të kalojnë”. Me këto fjalë, kemi sigurinë se çdo premtim që Ai na ka dhënë në Fjalën e Tij do të realizohet. Ashtu siç erdhi për herë të parë në Krishtlindje, Ai do të vijë përsëri.…
    Tags: të, në, inkurajime
  • 100
    BESIM I SPROVUARNë Bibël lexojmë se Abrahami më në fund iu bind Perëndisë dhe arriti në Kanaan. Por bindja e Abrahamit nuk do të thoshte se çdo gjë në jetën  e tij do të bëhej papritur më e lehtë. Kur arriti në vendin që i tregoi Perëndia, gjeti atje kananitët. Pas një…
    Tags: të, në, inkurajime
  • 100
    Të kesh Perëndinë në mendjeMendjes që pushon te ti, ti i ruan një paqe të përsosur, sepse kjo ka besim te ti. ISAIA 26:3 Jezusi kishte një miqësi të vazhdueshme me Atin e Tij qiellor sepse Ai ishte i fokusuar në Perëndinë. Është e mundur të kemi miqësi të plotë me dikë vetëm kur…
    Tags: të, në, inkurajime
  • 100
    Fillimet e Përulura“Por në çdo gjë e rekomandojmë veten tonë si shërbëtorë të Perëndisë në shumë vuajtje, në shtrëngime, në nevoja, në ngushtica, në rrahje, në burgosje, në kryengritje, në mundime, në të pafjetura, në agjërime, me pastërti, me njohuri, me durim, me mirësi, me Frymën e Shenjtë, me dashuri jo të…
    Tags: të, në, inkurajime
Comments