Kulturë

Filloi edicioni i 15-të i festivalit “Rapsodia Shqiptare” në Skenderaj

Në Skenderaj ka filluar edicioni i 15-të i festivalit të përvitshëm gjithëkombëtar ‘’Rapsodia Shqiptare’’, në të cilin për tri ditë grupe e rapsodë nga trevat shqiptare do të garojnë me këngët e tyre folklorike, njofton Ekonomia Online.

Hapjen e këtij festivali e bëri kryetari i komunës, Bekim Jashari, nën patronatin e të cilit mbahet, i cili vlerësoi se ky festival është i një rëndësie të veçantë sepse sipas tij këtu në një frymë konkurruese pasqyrohen këngë të shumta burimore si vlerë e trashëgimisë sonë kombëtare.

“Ruajta dhe kultivimi i kulturës sonë tradicionale është detyrë e secilit nga ne, sepse duke ruajtur dhe promovuar kulturën tonë jomateriale ne nderojmë historinë tonë të lavdishme”, ka deklaruar kryetari Jashari.

Ai ka falënderuar rapsodët pjesëmarrës që me veprat e tyre po madhështojnë këtë festival.

Kryetari Jashari, për kontributin dhënë në zhvillimin e folklorit ka ndarë një mirënjohje post mortum për rapsodin tashmë të ndjerë, Kadri Duraku.

Pjesën garuese të festivalit e hapi fituesi i vitit të kaluar, Qëndrim Ajazi.

Festivali ‘’Rapsodia Shqiptare’’ do të zgjasë tri ditë, me mbajtjen e natës finale në të cilën do të shpallet fituesi.

Kujtojmë që ky festival organizohet në kuadër të festave të nëntorit, mirëpo këtë vit për shkak të tërmetit që ndodhi në Shqipëri, grupi organizativ vendosi që të shtyhet për datat 28,29 dhe 30 dhjetor 2019.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Drejtori i Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Prishtinës, Yll Rugova, dje përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar për të arriturat përgjatë gjashtë muajve të parë të drejtorisë të cilën ai e drejton, shkruan KultPlus. Përveç të tjerash ai ka treguar për shumën që ka siguruar kjo…
    Tags: të, në, për
  • 100
    Nënkryetari i Komunës, Faruk Mujka, ka pritur në një takim drejtuesin eKishës Protestante Ungjillore “Fjala” në Vushtrri, pastorin Banush Elezi, i cili është përgjegjës edhe për Kishën në Mitrovicë, me të cilin ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe për disa çështje që epreokupojnë anëtarësinë e kësaj Kishe. Nënkryetari Mujka, i ka thënë pastorit…
    Tags: të, në, për
  • 100
    Festivali ndërkombëtar i muzikës tashmë ka rezervuar datat për edicionin e radhës. Mbrëmjet muzikore të “DAM”-it sivjet shtrihen prej 29 marsit e deri më datën 3 të muajit prill. Nëpërmjet programit muzikor festivali do ta shënojë 100-vjetorin e përfundimit të Luftës Botërore, duke mëtuar të bëjë thirrje për paqe në…
    Tags: të, në, për
  • 100
    Midis urimeve e shpresës për prosperitet të shqiptarëve dhe ankesave për mosunifikim të Abetares e gjendjes jo të mirë të objektit ku është mbajtur Kongresi i Manastirit, është shënuar Dita e Alfabetit. Në 110-vjetorin e përfundimit të ngjarjes që në nëntor të vitit 1908 përcaktoi shkronjat me të cilat shkruhet…
    Tags: të, në, për
  • 100
    Nga: Driton Krasniqi Mund të ngjajë që një pjesë e konsiderueshme e njerëzve edhe mund të mos jenë në dijeni se liria fetare shtrihet mu në zemër të demokracisë amerikane. Amendamenti i parë i Kushtetutës së SHBA-së përcakton orientimin shtetëror se Kongresi nuk do të themelojë asnjë religjion dhe nuk…
    Tags: të, në, për
Comments