Kulturë

Fillojnë Javët e Frankofonisë në Kosovë

Ka filluar kremtimi i Javëve të Frankofonisë në Kosovë, aktivitet ky që kremtohet çdo vit në muajin mars, në më shumë se 70 vende të botë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës si koordinatore vendore e Frankofonisë në Kosovë, së bashku me përfaqësitë diplomatikë të Francës, Belgjikës, Luksemburgut, Zvicrës dhe Aleanca franceze e Prishtinës, kanë filluar sot zyrtarisht të organizojnë Javën e Frankofonisë më datë 07 deri më 31 mars 2018.

Me rastin e hapjes së Javëve të Frankofonisë në Kosovë, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Rejhane Vuniqi tha se është kënaqësi për të, që të festoj Ditën Ndërkombëtare të Frankofonisë, që sot po e fillojmë dhe se do të festohet përgjatë gjithë muajit me aktivitete të shumta kulturore.

“Falënderojë Ambasadën e Francës, Ambasadën e Zvicrës dhe të Luksemburgut, Zyrën ndërlidhëse të Belgjikës, Komisionin Evropian dhe veçanërisht Aleancën franceze, që me kaq shumë përkushtim punojnë, për t’i ofruar shoqërisë kosovare një program me filma, shfaqje teatrale, konferenca, takime letrare, koncerte, zbukurojnë këtë vend me tingujt e bukur të gjuhës frënge”, tha Vuniqi.

Ajo tha se Ministria e Jashtme është e përkushtuar të mbështetë aktivitetet e javëve të Frankofonisë, dhe do të vazhdojë të jetë partner i fuqishëm në mbështetjen e projekteve që promovojnë vlerat, kulturën dhe gjuhët frankofone.

“Shfrytëzoj rastin të përgëzoj sërish anëtarësimin e Universitetit të Prishtinës Agjencinë Universitar të Frankofonisë në vitin 2017, si dhe hapjen e Qendrës Universitare Frankofone e cila u inaugurua një muaj më parë. Për më tepër, të rikujtojmë që në 2017, u hap shkolla e parë frankofone në Kosovë, e cila ka pranuar 22 nxënës që nga Shtatori 2017, dhe ofron mësim cilësor të bazuar në plan programin e akredituar kombëtar francez. Uroj që kjo shkollë të vazhdoj punën me sukses, dhe të prodhojë sa më shumë frankofon të rinj kosovar. Gjithashtu dëshiroj te veçoj bashkëpunimin në fushën e zhvillimit ekonomik dhe bizneseve, nëpërmes te Klubit te Bizneseve Frankofone në Kosovë – KOCAF, qe inaugurua në vitin 2017 me qëllim të intensifikimit të lidhjeve ekonomike midis vendeve frankofone dhe Kosovës, për të lehtësuar projektet e investimeve të kosovarëve në vendet frankofone si dhe të bizneseve frankofone në Kosovë”, tha Vuniqi.

Zëvendësministrja tha se Kosova krenohet me statusin e saj si anëtarëve vëzhguese e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë që nga 2014, dhe është e përkushtuar fuqishëm në zhvillimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit me Organizatën, si dhe me shtetet anëtare të saj. Ajo rikujtojë që në Konferencën e Ministrave të Frankofonisë që u mbajt në Paris në nëntor 2017, Kosova pranoi njohjen nga shteti i Madagaskar.

Ndërsa ambasadori i Francës në Kosovë, Sh.T.Z Didier CHABERT, falënderoj të gjithë për kontributin në organizimin e Javës së Frankofonisë në Kosovë duke përshëndetur përpjekjet e Kosovës për aktivitetet e sidomos Ministrinë e Punëve të Jashtme duke shtuar se vet prania e zëvendësministres së Jashtme të Kosovës, Rejhane Vuniqi, tregon përkushtimin dhe angazhimin që kjo Ministri ka.

Edhe diplomatët e Zvicrës dhe Belgjikës shprehen falënderimin e tyre për Ministrinë e Punëve të Jashtme, gjegjësisht zëvendësministren Vuniqi për angazhimin në mbështetje të kësaj ngjarje.

Gjatë këtij muaji do të ketë ngjarje të ndryshme artistike dhe kulturore që do t’i mundësojnë publikut të vlerësojë dinamizmin e rrjetit frankofon dhe pasurinë e gjuhës frënge dhe kulturës frankofone. Si dy ngjarje kryesore pritet të jenë ‘’Java e shijes’’ dhe ‘’Pranvera e Poetëve’’.

Kosova është anëtare e Organizatës Botërore të Frankofonisë nga viti 2014.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Që nga 17 shkurti i këtij viti kur edhe Kosova shënoi ditëlindjen e saj të dhjetë, Muzeun e Kosovës e kanë vizituar mbi 7 mijë vizitorë, ku një numër i konsiderueshëm prej tyre janë turistë të huaj. Kështu ka bërë të ditur drejtori i Muzeut të Kosovës, Skënder Boshtrakaj në…
    Tags: të, në, dhe, që
  • 100
    Tetë muzikantë profesionistë ishin takuar krejt rastësisht në Vjenë. Shumica prej tyre vijnë nga vende të ndryshme të botës. Ata dallojnë për nga kombësia, gjuha e kultura. Por muzika i bashkon. E kur muzikantë prej Evropës, Azisë e Amerikës Jugore bëhen bashkë, është e qartë se edhe tingulli i tyre…
    Tags: të, në, dhe, që
  • 100
    Prishtinë, 9 mars – Gra me shami e kokëzbuluar, të gjitha të veshura në të zeza, lëvizin me të njëjtën koreografi. Nëpërmjet performancës ua kanë mësyrë varreve të një fshati në Liban. Që të gjitha i shqetëson fakti se midis burrave zhvillohet luftë fetare. E ato janë të bashkuara në…
    Tags: të, në, dhe, që
  • 98
    Duhet të bëjmë çmos dhe është një ndër prioritetet e vitit 2018, që të bëhet ristrukturimi i ndërmarrjeve publike në mënyrë që të paktën t’i eliminojmë humbjet dhe nëse s’ka fitim, të paktën të mos jenë barrë e buxhetit të Kosovës.
    Tags: të, dhe, në, që
  • 97
    Përshkrimi dhe studimi i së folmes së fshatrave shqiptare të Ukrainës, për të cilën bie fjala më poshtë, ishte filluar që në çerekun e parë të shek. XX nga akademiku N. S. Derzhavin dhe ka vazhduar deri kohët e fundit, shkruan Aleksander Novik. Kontributin me vlerë në studimin linguistik të…
    Tags: të, në, dhe
Comments